Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sohan, supergjyshja qe qesh dhe kendon

Shko poshtë

18042009

Mesazh 

Sohan, supergjyshja qe qesh dhe kendon Empty Sohan, supergjyshja qe qesh dhe kendon




“Nuk mund të kërcej, sepse ka shumë kohë që vuaj prej gjunjëve, por mund të këndoj”. Alegria është ajo që të bën përshtypje kur dëgjon zërin e Sohan Dosova, një zonjë e moshuar që është plot 130 vjeçe. Kur lindi, më 27 mars të 1879-ës, në zonën e Karagandës, në Kazakistan, Rusia qeverisej ende prej carëve. Me sytë e saj pa rrugëtimin nga Bashkimi Sovjetik, epopeja e Leninit, dhe ardhjen në pushtet të Stalinit, vitet e Luftës së Ftohtë dhe perestrojkën e Mikail Gorbaçovit, nga ku më pas arriti pavarësia e vendit të saj.

Gjyshe rekord

Me 130 pranverat e saj, Sohan është gruaja më e vjetër e botës. Sipas të dhënave të zbuluara nga autoritetet dhe mediat e të gjithë botës, ky fakt është i vërtetë. Nuk është e thjeshtë të gjesh përforcime dhe pohime në rastet e këtij lloji. Gruaja ka një pasaportë sovjetike të lëshuar në vitet ‘80, por të dhënat e shkruara mbi të janë të njëjtat që ajo ua dha dikur autoriteteve. Ashtu siç ndodhte shpesh në shoqëritë rurale, regjistrimet anagrafike nuk ishin të rregullta dhe kështu gjithçka bazohet në atë copë letër të vogël, si dhe dëshmitë e atyre që i qëndrojnë pranë (të cilët kanë si provë vetëm tregimet me gojë).

Thesar kombëtar

Gjithsesi, çështja nuk dukej kaq e rëndësishme, por tashmë zonja Dosova po shijon famën në të gjithë botën. Gjithçka ndodhi krejt rastësisht, kur një gazetë vendase tregoi për herë të parë historinë e saj. Për Kazakistanin është një nder, sepse mund të bëhet pjesë e librit të rekordeve “Guinness” falë jetëgjatësisë së banores së tij. Jo më kot stacioni televiziv BBC e ka cilësuar të moshuarën si “thesari” i ri i këtij vendi. Sohan, nga ana e saj, edhe pse tashmë është bërë e famshme, ka preferuar që jetën të mos e ndryshojë.

Një familje fis

Sohan ka sjellë në jetë dhjetë fëmijë, të cilët kanë lindur fëmijë të tjerë, duke e shtuar vazhdimisht numrin e kësaj familjeje. Fakti është se sot ajo nuk arrin ta kujtojë me saktësi numrin e familjes-fis së saj. Gjithë jetën e ka kaluar në Aul, një fshat në zonën qendrore të Karakandës, territor i famshëm për minierat e karbonit, si dhe për kryerjen e testit të parë bërthamor sovjetik në Semilapatinsk. Mesa duket, pikërisht ky vendbanim është baza e numrit të madh të njerëzve me sëmundje mendore që regjistrohen në vend. Gjithashtu, sipas të dhënave të BBC-së, edhe tre nipërit e të moshuarës vuajnë nga këto lloj problemesh.

Çaj me gjalpë

Gjatë intervistave tregon gjithmonë anekdota mbi zakonet e saj, për shembull mënyrën speciale si e pinte çajin, duke i hedhur brenda gjalpë. Kjo, sipas traditës kazake. Pjata e preferuar është përsheshi me çaj dhe gjalpë. Edhe pse tashmë ka mbetur me një dhëmb në gojë, nuk e refuzon kurrë. Pavarësisht se është 130 vjeçe, gjendja e saj shëndetësore është e mirë: ecën e vetme, duke u mbajtur mbi një bastun. Stacioni televiziv, BBC, thotë se sipas dëshmive të mjekut të familjes, gruaja “gëzon shëndet të plotë, është e zgjuar dhe shumë aktive. Gjatë gjithë karrierës sime- shton mjeku, që ka 40 vjet eksperiencë profesionale -nuk kam parë asnjë rast të ngjashëm. Kur erdhi për t‘u vizituar për herë të parë tek unë, kërkova t‘i shihja pasaportën”.

“Nuk mjaftojnë dhomat”

Sot Sohan jeton në një apartament të vogël në katin e pestë të një pallati. “Është pak i vogël, thotë ajo. Do të dëshiroja një apartament më të madh. Jetojmë shumë njerëz aty brenda dhe nuk ka dhoma mjaftueshëm”. Familja shpreson që me famën e fituar, supergjyshja të ketë mundësi të marrë një shtëpi më të madhe, me qëllim që t‘i përmirësohen kushtet e jetesës. Gjithsesi, pavarësisht kësaj, ajo vazhdon të jetojë si gjithmonë: duke parë televizor e duke buzëqeshur.
donbeco
donbeco
Admin
Admin

Numri i postimeve : 588
Age : 30
Location : alone in my world
Registration date : 14/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi