Te veshtrosh yjet me teleskopin e Galileut
:: News.... :: Kuriozitete
Faqja 1 e 1
18042009
Te veshtrosh yjet me teleskopin e Galileut
Duket si lodër, të cilën një fëmijë mund ta krijojë me duart e veta, me një copë karton e me gërshërë - një tub me sipërfaqe të ashpër, jo shumë i gjatë, me ngjyrën e sipërfaqes të zbehur tërësisht prej 400 viteve të kaluara që kur është krijuar. Pranë fundit të tij, është gdhendur gjatësia fokale e teleskopit “piedi 3″, gjë që e magjeps në kuptimin e plotë të fjalës dr. Derrik Pits, kryeastronomin e institutit “Franklin” të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dikur ka qenë në duart e Galileut. “Absolutisht mahnitëse”, thotë shkencëtari.
Duke e drejtuar këtë objekt të thjeshtë nga qielli 400 vjet më parë, duke vërejtur male në Hënë e satelitë që vërtiteshin rreth Jupiterit - gjë që binte ndesh me kozmologjinë sipas së cilës Toka është qendra e universit, të mbështetur nga Aristoteli, Ptolemeu e “Bibla” - Galilei ndryshoi botën. Zbulimet e tij i shtynë astronomët në një garë të ethshme që solli në skenë Big Bengun dhe një kozmos modern të mbushur me energji dhe materie të errët.
Vetëm dy nga disa duzina teleskopësh të krijuar nga Galilei kanë mbijetuar deri në ditët tona. Asnjë prej tyre nuk ka dalë jashtë Firences që prej kohëve kur shkencëtari ishte gjallë. Kjo, deri javës së shkuar, kur Xhorxho Strano, kuratori i Institutit dhe Muzeut të Historisë dhe Shkencës në Firence, e shoqëroi vetë këtë tub më se të thjeshtë deri në institutin “Franklin” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Shkencëtarët nuk janë në gjendje të thonë se kur e krijoi Galilei këtë teleskop, apo çfarë këqyri me të, por ka ende brenda lentet origjinale. Mjafton ta mbash vetëm një çast në dorë teleskopin - nën sytë e rreptë të dr. Stranos - për të kuptuar se sa e vështirë do të ketë qenë për Galilein të ishte Galilei. “Duke vendosur syrin në anë të teleskopit - pa e prekur me dorë, megjithëse kisha veshur doreza - vërejta se fushëpamja qe tepër e ngushtë. Përmes një tuneli të zi, drita e dhomës ngjeshej në një pikëz të mjegullt”. Për të parë sa më mirë planetët, Galilei ishte i detyruar të vështronte një copë shumë të vogël qielli - thuajse sa gjysma i diametrit të Hënës së plotë, në rastin e këtij teleskopi - gjë që e bënte shumë të vështirë zbulimin e trupave qiellorë. Për shembull, për të parë pjesë të ndryshme të Hënës, duhej ripozicionuar teleskopi.
Galilei nisi të ndërtonte teleskopë në fund të vitit 1609, pasi dëgjoi se një holandez i quajtur Hans Lipperhi, kishte krijuar një lloj dylbie. Sipas Ouen Gingeriç, historian astronomie në Harvard, shkencëtari e observoi Hënën për herë të parë në tetorin e atij viti. Në të njëjtën kohë, anglezi Tomas Herriot observonte dhe krijonte një hartë të Hënës, por pa publikuar asgjë. Ndërsa Galilei, në të kundërt, nxitoi drejt shtypshkronjës në marsin e vitit 1610, për të publikuar studimin “Sidereus Nuncius” (”Lajmëtari xixëllues”).
Një kopje të librit, bashkë me teleskopin që kish përdorur, ia dërgoi Dukës së Madh të Toskanës, Kozimo i Dytë i Mediçëve. Sipas dr. Gingeriç, pamfleti ishte një përmbledhje e punës së bërë nga shkencëtari, ku pagëzon me emrat e Mediçëve edhe katër satelitë të Jupiterit. “Planetët e tjerë u pagëzuan me emra perëndish e perëndeshash”, thotë Paolo Galuci, drejtor i Institutit të Firences. “Njerëzit e vetëm me pozicione në qiell qenë nga dera e Mediçëve”.
Ideja e Galileit rezultoi e frytshme, Kozimo II e punësoi shkencëtarin si astronomin e tij, duke e kthyer nga një profesor të keqpaguar të Universitetit të Padovas në njeri të famshëm. E llogaritur me standardet e sotme, pagesa e Galileit arrinte në 300 mijë dollarë në vit. Galileo ia ktheu nderin, duke i dhuruar padronit një teleskop tjetër, i mbështjellë me lëkurë të kuqe dhe i zbukuruar me dekoracione.
Ylli i Galileos perëndoi në çastin kur u përball me Kishën, megjithëse e konsideronte veten të krishterë të devotshëm. Në vitin 1633, e gjeti veten para një gjykate klerikësh katolikë në Romë, nën akuzën e pikëpamjeve “që binin ndesh me Shkrimet e Shenjta” dhe i deklaruar “shumë i dyshimtë për herezi”. U detyrua ta kalonte pjesën e mbetur të jetës nën arrest shtëpie, duke u kthyer në simbol të persekutimit të shkencës nga Kisha. Vdiq në vitin 1962, duke jetuar kështu më tepër se shumica e teleskopëve që kishte krijuar me duart e veta.
Sipas dr. Kozimos, nga teleskopi i parë që i dërgoi Kozimos II, me të cilin thuhet se zbuloi Jupiterin, ka mbetur veç sistemi i lenteve, të cilat janë thyer që në vitin 1635. Ndërsa teleskopi i dytë me lëkurë të kuqe është i paprekur, por ka vetëm njërën prej lenteve origjinale.
Teleskopi që sot po admirohet në Filadelfia, është krijuar përmes dy gjysmëcilindrash të drunjtë, i mbështjellë me letër të lyer me llak dhe i fiksuar me fije metali. Dr Galuci e quan “mjet pune”, të cilin Galileu mund ta ketë përdorur gjatë gjithë jetës, por askush nuk është në gjendje ta thotë me siguri këtë. Instituti i Firences, që ka në zotërim të dy teleskopët e mbetur, këtë vit po ristrukturohet, kështu që konsiderohet si rasti i duhur për të shfaqur të paktën njërin prej tyre në sytë e publikut (teleskopi me lëkurë të kuqe mbetet në Firence). Teleskopi i drunjtë do të jetë objekti kryesor i ekspozitës “Galileo, Mediçët dhe epoka e Astronomisë”, e cila do të hapet më 4 prill në institutin “Franklin”. Ekspozita, e cila do të vazhdojë deri në shtator, është pjesë e Vitit Ndërkombëtar të Astronomisë, ku do të celebrohen 400 vjetët e astronomisë moderne. Ekspozita do të zhvendoset në Stokholm, në kohën e ndarjes së çmimeve “Nobel”, përpara se të kthehet në shtëpinë e saj, në Institutin e Firences, i cili do të rihapet me emërtimin e ri “Muzeu i Galileit, Instituti i Historisë dhe Shkencës”.
Dr. Strano, rojtari i teleskopit, i lejoji vizitorët ta shikonin vetëm për pak çaste për ta mbyllur sërish. “Në përpjekje për të kuptuar diçka më shumë nga puna e Galileit, unë dhe dr. Pit u ngjitëm në tarracën e qendrës ‘Franklin‘, me një imitim besnik të teleskopit të kuq. Por gjërat nuk qenë aspak të lehta, ndoshta edhe nga që qielli ishte i mbushur me re. Megjithatë, dr. Pit në një çast arriti të shquajë një yll, gjë që u përpoqa ta bëja më kot edhe unë. Dr. Pit më tregonte vazhdimisht drejtimin, por pas gjysmë ore krahët nuk i ndjeja më, kështu që hoqa dorë. Nuk është aspak e lehtë të jesh Galileo Galilei”.

donbeco- Admin
- Numri i postimeve : 588
Age : 31
Location : alone in my world
Registration date : 14/03/2009
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi