Ora është Fri May 17, 2024 11:15 am

Sport

 :: News.... :: Sport

  • Temat
  • 07102009
    Sport F.1006151045204_m

    Kapiteni i Anglisë, John Terry, thotë se se David Beckham mund të luajë rol shumë të rëndësishëm për Tre Luanët në Kampionatin Botëror, Afrika e Jugut 2010.

    “Ai ka një rol shumë të rëndësishëm për skuadrën. Ai gjithnjë më ka bërë të ndjehem i mirëseardhur dhe vazhdon ta bëjë këtë me të gjithë”.

    “Paraqitjet e tija, qofshin me LA Galaxy ose Milanin, kanë qenë të jashtëzakonshme dhe ai ka qenë po ashtu i mirë edhe për Anglinë”.

    “Ai stërvitet maksimalisht...

    nga citti_barca - Komentet: 0 - Shikime: 382
  • 07102009
    Sport F.1007142511321_m

    Sulmuesi i Chelseat, Didier Drogba, ka lëvduar aftësitë motivuese të ish-trajnerit të Bluve, aktualisht trajner i Interit, Jose Mourinho.

    “Mourinho është person shumë i fortë teknikisht, por i veçantë nga ana psikologjike. Ai di si të depërtojë në brendësinë e lojtarëve”.

    “Ai të thotë: ‘Bën çfarë të duash, me mua mund të bësh ç’të duash. Por në fushë duhet të japësh gjithçka. Mos më tradhto. Unë të jap çfarëdo që të duash, të jap pushim, por në fushë duhet...

    nga citti_barca - Komentet: 0 - Shikime: 336
  • 07102009
    Sport F.1007153737905_m

    Kapiteni i Real Madridit, Raul Gonzalez, dëshiron ta fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon ashtu që ta rikthejë emrin e Los Blancos aty ku e ka vendin në Evropë.

    “Liga e Kampionëve është gara më e rëndësishme. Aty marrin pjesë klubet më të mira në kontinent”.

    “Tradicionalisht ka qenë gara jonë, sepse ne kemi fituar më shumë trofe evropiane sesa cilado skuadër tjetër. Dëshirojmë ta rikthejmë atë kohë”, ka thënë Raul për CNN.

    nga citti_barca - Komentet: 0 - Shikime: 360
  • 07102009
    Sport F.1007153342898_m

    Zlatan Ibrahimovic thotë se Danimarka nuk është aq e mirë që të luajë me sistemin e lojës së Barcelonës.

    Sulmuesi i Barcelonës mendon se përfaqësuesja e tij do ta fitojë ndeshjen e rëndësishme kualifikuese për t’u barazuar me pikë me liderin e Grupit 1.

    “Unë luaj për Barcelonën, ndërsa Danimarka nuk është Barcelona. (Te Barcelona) ne jemi të fortë dhe të kompletuar si ekip. (Danimarka) luan me sistemin 4-3-3 ndryshe nga ne dhe luajnë mirë”.

    “Mirëpo ata...

    nga citti_barca - Komentet: 0 - Shikime: 349
  • 28092009
    Sport F.0928111932569_m

    Trajneri i Juventusit, Ciro Ferrara, ka mbetur i zhgënjyer pas barazimit të djeshëm me rezultat 1-1 ndaj Bolognas.

    David Trezeguet i çoi në avantazh biankonerët në pjesën e parë të takimit, por në kohën shtesë Martins Adailton siguroi golin e barazimit.

    “Një kohë ishim shumë të hapur dhe nuk u rikthyem në mbrojtje aq shpejt dhe me efektivitet, siç duhej. Juventusi është një ekip që përpiqet të sulmojë gjithë kohën, por duket se kemi nevojë ta përmirësojmë mbrojtjen”, ka thënë...

    nga citti_barca - Komentet: 0 - Shikime: 337
  • 28092009
    Sport F.0928123333766_m

    Leonardo thotë se lojtarët e Milanit merituan të fishkëllehen nga fansat vendorë pas barazimit të mbrëmshëm pa gola ndaj Barit në San Siro.

    “Bari luajti shumë, shumë mirë dhe ne dështuam t’ia dalim. Në fund fishkëllimat ose duartrokitjet gjithmonë janë të merituara dhe ne i merituam ato ofendime”, ka thënë trajneri brazilian.

    “Bari e bazoi shumicën e lojës në anët dhe ia doli shumë mirë. Në fund ne ishim të lumtur me punën e bërë në mbrojtje, pasi rrezikuam të humbasim...

    nga citti_barca - Komentet: 0 - Shikime: 366
  • 28092009
    Sport F.0928130213430_m

    Sipas mediave angleze, menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, dëshiron që portieri i Interit, Julio Cesar, të jetë një zëvendësim afatgjatë i portierit aktual Edwin van der Sar.

    United është në kërkim të një portieri të ri, pasi ekziston mundësia që Van der Sar të pensionohet në fund të këtij sezoni. Holandezi tashmë disa vite e shtyn vendimin e tij, por pritet që ky sezon të jetë edhe i fundit për të.

    U mendua se Foster do të mund të jetë zëvendësues i Van der Sar, por angleze...

    nga citti_barca - Komentet: 0 - Shikime: 347
  • 28092009
    Sport F.0928133602496_m

    Mbrojtësi braziliani Maxwell thotë se ish-klubi i tij, Inter, sërish do ta fitojë kampionatin italian.

    Maxwell verën e kaluar kaloi nga Interi në Barcelona, por pranon se nerazurët ende janë në zemrën e tij dhe ai i përcjell ndeshjet e ish-klubit të tij.

    “Dalë ngadalë po përshtatem në Spanjë dhe familja ime ndjehet mirë. Kam një klub fantastik dhe me kalimin e kohës përshtatem me lojën e Pep Guardiolas, por është normale kjo fazë e përshtatjes”, ka thënë Maxwell.

    Sa...

    nga citti_barca - Komentet: 0 - Shikime: 369
  • 28092009
    Sport F.0927171549111_m
    Piloti i McLarenit, Lewis Hamilton, e ka fituar garën për Çmimin e Madh të Singaporit duke regjistruar kështu fitoren e dytë të sezonit.

    Kampioni në fuqi e ka filluar mjaft mire që nga fillimi këtë garë ku u nis i pari dhe e mbajti kryesimin deri në xhiron e fundit i pa shqetësuar nga askush.

    Ka qenë një aksident i shkaktuar nga Adrian Sutil në mesin e garës që komprometoi renditjen duke futur makinën e sigurisë në pistë.

    Për dy gabime personale, Hamilton shpëtoi nga rivalët më të...

    nga floroS - Komentet: 0 - Shikime: 320
  • 28092009
    Sport F.0927220241912_m
    Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka thënë para ndeshjes së kësaj jave të Ligës së Kampionëve përballë kampionit të Bundesligës, se ai ka një admirim për sulmuesin e Wolfsburg, Edin Dzeko.

    “Ata janë një ekip i fuqishëm fizikisht. Sulmuesi i tyre Edin Dzeko shënoi shumë gola sezonin e kaluar dhe tërhoqi vëmendjen e shumë klubeve. Ai është shumë frytdhënës. Ndërsa rekordi i tyre në shtëpi është fantastik”, ka thënë Ferguson.

    “Por ka qenë befasi kur ata e fituan...

    nga floroS - Komentet: 0 - Shikime: 377
  • 28092009
    Sport F.0927220950668_m
    Princi saudit raportohet se është i gatshëm të bëjë një investim të dukshëm në një klub anglez, që thuhet të jetë Liverpooli.

    Besohet se pronarët e të kuqve, Tom Hicks dhe George Gillett, janë të gatshëm t’ia shesin 50% të aksioneve të tyre princit Faisal bin Fahd bin Abdullah me qëllim që të shpaguajnë borxhet e klubit nga Anfield.

    “Aktualisht jemi duke kërkuar të blejmë 50% të aksioneve të një klubi, që aktualisht ka rreth 245 milionë borxhe”, citohet të ketë thënë princit...

    nga floroS - Komentet: 0 - Shikime: 351
  • 28092009
    Sport F.0927232635622_m
    Ish-kampioni i Evropës, Milani, ka vazhduar serinë e paraqitjeve të dobëta, duke nxjerrë vetëm një barazim pa gola në takimin e të dielës mbrëma përballë ekipit të porsapromovuar në Serie A, Bari.

    Bari u rikthye në San Siro në kërkim të pikëve, ashtu siç bëri edhe në javën e parë, kur barazoi kundër kampionit në fuqi, Interit, po në këtë stadium.

    Pavarësisht fillimit dominues, rosonerët nuk ishin në gjendje të kenë shumicën e posedimit të topit, e as të çajnë portën kundërshtare.

    Dhe...

    nga floroS - Komentet: 0 - Shikime: 377
  • 27092009
    Një portier e gjeti mënyrën më të sigurtë për ti zvogëluar shansat për të marrë gol. Mirëpo referi e hetoi…

    nga donbeco - Komentet: 0 - Shikime: 312
  • 27092009
    Sport Capelo

    Shefi ekzekutiv i federates angleze, Jan Uatmor ka besimin e madh se tekniku Kapelo do te permbush misionin e tij te skuadra e “Tre luaneve”. Njeriu qe udhehoqi Angline ne finalet e kupes se botes-2010, ne Afiken e Jugut ka dhe tre vjet ne kontraten qe ka nenshkruar, nderkohe qe kujtojme se vete Kapelo pak dite me pare deklaroi se “drejtimi i kombetares angleze do te jete puna ime e fundit si teknik”. Disa zera spekullative po qarkullojne se fundi: 63-vjecari Kapelo mund...

    nga mendy - Komentet: 0 - Shikime: 304
  • 27092009


    Kaka nuk po shenon. Sa kohe duhet pritur qe mesfushori brazilian te kaperceje ankthin e finalizimit? Media spanjole me kete kerkese te paduruar po nervozonte jo pak ish-mesfushorin e Milanit. Por me ne fund dhe goli clirues per Kakan ka ardhur: ne fitoren 2:0 me Villareal ne El Madrigal te merkuren ne mbremje, ku Kristiano Ronaldo shenonte...

    nga mendy - Komentet: 0 - Shikime: 426
  • 27092009
    Sport La-liga1

    Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo jane yjet e futbollit dhe liga e pare spanjole ngrihet ne kembe per ti pershendetur. Duket sikur luajne midis tyre, por per momentin ne largesi njeri qe eshte fitues i Topit te arte (2008) dhe tjetri qe pergatitet ta zevendesoje (2009). Ishin koperina e fundit ne finalen e liges se kampioneve ne Olimpikun e Romes, ky triumfoi sulmuesi argjentinas. Ky cift i madh futbollistesh percjell ne menyre te natyrshme dhe rivalitetin midis dy te...

    nga mendy - Komentet: 0 - Shikime: 384
  • 27092009
    Sport FergusonG2608_468x632


    Tashme floket e mesfushorit uellsian kane shume thinja, megjithate per 35-vjecarin Gigs, tekniku Ferguson nuk i shmang vleresimet me te larta. Gigs dhe pse 35-vjecar po demonstron ne shume ndeshje futbollin me te mire ne karrieren e tij. Gjate ketij sezoni mesfushori uellasin ka qene protagonisti ne dy fitoret e rendesishem te Mancester Junajtid, ndaj Totenhem ne Uajt Hart Lejnj dhe ndaj Mancester Sitit ne Old Traford. Ne derbin me Sitin, Gigs krijoi tre rastet p[er gol perfshire dhe...

    nga mendy - Komentet: 0 - Shikime: 357
  • 27092009
    Sport Steven_gerrard_extend_contract


    Muaj me pare nje incident i rende ne nje klub nate ndodhi per kapitenin e Liverpulit, Stiven Gerrard…dhe imazhi i tij mori nje goditje te rende. Por nderkohe duke kujtuar ate incident dhe procesi gjyqesor qe pasoi, Gerrard nenvizon se “ato me ndryshuan shume mua”. Dhe pse doli i pafajshem nga ai proces gjyqesor, Gerrard kuptoi se “si nje futbollist profesionist dhe me reputacion, gjeja me e rendesishme ishte qe ta mbante te paster figuren si sportist”. “Nga...

    nga mendy - Komentet: 0 - Shikime: 324
  • 27092009
    Sport Pato1


    Ecuria e sulmuesit te talentuar brazilian Pato, ne kete fillim sezoni ka qene larg asaj qe pritej, megjithate drejtuesit e klubit kuq e zi preferojne te bejne nje levizje befasuese. Pato riperterin kontraten me Milanin qe shkon deri ne vitin 2014 dhe ka nje aryse qe bind. Sulmuesi brazilian duhet te mbrohet nga ai interes qe kane treguar disa klube dhe sidomos Celesi i Ancelotit, qe mund te provonte per ta sjellur Paton ne Stamford Brixh ne merkaton e veres dhe pse blute e Londres per momentin jane ndeshkuar...

    nga mendy - Komentet: 0 - Shikime: 351
  • 27092009
    Sport F.0926221601384_m

    Zlatan Ibrahimovic është futur në lojë si zëvendësues që në pjesën e parë të takimit, duke shënuar shumë shpejt më pas për të ndihmuar Barcelonën të shënojë fitore 2-0 në fushë të Malagas.

    Ibrahimovic zëvendësoi Thierry Henryn pas gati gjysmë ore lojë (29’), dhe shënoi pas dhjetë minutash nga aktivizimi i tij. Kjo është ndeshja e pestë radhazi që suedezi shënon për Barcelonën, praktikisht në çdo ndeshje në La Liga.

    Blaugranët shënuan edhe një gol tjetër në pjesën e dytë, kësaj here...

    nga mendy - Komentet: 0 - Shikime: 355
  • 27092009
    Sport F.0927000113484_m

    Atletico Madrid ka shënuar më minutat shtesë të ndeshjes për të barazuar 2-2 dhe për të nxjerrë një pikë në derbin përballë Valencias në Mestalla.

    Valencia e pa veten në disavantazh në fillim të ndeshjes, por u rikthye për të avancuar në 2-1 në fund të pjesës së parë, për të zhgënjyer fansat vetëm në minutat shtesë të ndeshjes, kur pësoi golin e barazimit.

    Sulmuesi argjentinas Sergio Aguerro ua solli epërsinë e parë mysafirëve, duke shënuar pas vetëm shtatë minutash lojë, pas një asistimi...

    nga mendy - Komentet: 0 - Shikime: 362
  • 27092009
    Sport F.0926211122488_m

    Real Madrid ka fituar me rezultat 3-0 në Santiago Bernabeu përballë Tenerife, me Karim Benzema që shënoi dy gola dhe me Kaka që shënoi një supergol tjetër nga një top i kthyer.

    Tenerife u duk më e rrezikshme në pjesën e parë të takimit, por një kombinim i përfundimeve të dobëta dhe portieri në formë i Realit, Iker Casillas, i la ata duarthatë.

    Vetëm dy minuta në pjesën e dytë, Los Merengues kaluan në epërsi, kur sulmuesi francez Benzema shënoi me kokë pas një harkimi të shkëlqyeshëm të...

    nga mendy - Komentet: 0 - Shikime: 340
  • 26092009
    Trajneri i Barcelonës Pep Guardiolla para ndeshjes me Malagan ende nuk e dinë se a do të luajë Ibrahimoviç. Por ai ka spjeguar se është në skuadër. Ai deklaroi '' Ai është stërvitur dhe ka udhëtuar me ne. Ai është duke punuar mirë me grup. Bojan është hendikep për ne, por ne duhet të shikojmë vetëm përpra. Mendojë se Leo duhet të fitojë titullin si futbollist i vitit, sepse e meriton atë'' u shprehë Guardiolla

    nga lirim - Komentet: 0 - Shikime: 389
  • 26092009
    Sport F.0925225036408_m

    Portieri i dikurshëm i Interit dhe Bolognas, Gianluca Pagliuca, e ka lëvduar trajnerin e Romës, Claudio Ranieri, duke thënë se ka bërë një punë të mirë me Giallorossët duke i kthyer në binarë.

    “Ranieri nuk është si Spalletti. Ai implementon një tip më statik futbolli, ku lojtarët vrapojnë më pak, por mbulojnë sipërfaqe më të madhe të fushës”.

    “Puna deritanishme e Ranierit ka qenë pozitive. Nuk është lehtë të fitosh ndeshjet kundër Sienas, e sidomos kundër Fiorentinas”.

    nga mendy - Komentet: 0 - Shikime: 361
  • 26092009
    Sport F.0925225902745_m

    Sulmuesi i Sampdorias, Antonio Cassano, vazhdon të ëndërrojë që të luajë në Kampionatin e ardhshëm Botëror, edhe pse Marcello Lippi ende nuk e ka ndërmend që ta ftojë në përfaqësuesen e Italisë.

    “Kampionati Botëror është ëndrra ime, mirëpo shtypi duhet ta lë Lippin të qetë”.

    “Nuk jam dëgjuar me të që nga para Kampionatit Botëror 2006. Ajo që mua më intereson është se jam në dispozicion 100%, mirëpo në Itali është vështirë t’i largosh etiketimet. Tash, në fakt unë...

    nga mendy - Komentet: 0 - Shikime: 317
  • 26092009
    Sport F.0925234440825_m

    Këtë fundjave zhvillohet xhiroja e nëntë në Raiffeisen Superligën e Kosovës në futboll, me ç’rast të shtunën në Prizren do të zhvillohet ndeshja e parë, ndërmjet Lirisë dhe KEK-ut, ndërsa takimet tjera do të zhvillohen të dielën.

    Ndeshja kryesore e kësaj jave është dueli i rivalëve të vjetër, Prishtinës dhe Vëllaznimit, të cilët nuk e kanë filluar siç duhet këtë sezon.

    Një tjetër derbi është ai ndërmjet skuadrave që prijën në tabelë, Trepçës dhe Flamurtarit. Me fitore Trepça do të...

    nga mendy - Komentet: 0 - Shikime: 355
  • 26092009
    Sport F.0926001105136_m

    Pas 25 viteve Garry Kasparov i ka dhënë goditjen e dytë rivalit të tij në shah, Anatoli Karpov.

    Shahisti rus, njëri nga më të mirët që ka njohur historia e këtij sporti, ka ndalur sërish rivalin e tij pas fitores legjendare në Moskë gati çerek shekulli më pare. Rezultati përfundimtar i përballjes është 9-3, ndërsa takimet u ndoqën nga 129 shtete drejtpërdrejtë nëpërmjet internetit.

    “Takimi i Valencias ishte një publicitet shumë i mirë për sportin e shahut”, është shprehur Kasparov,...

    nga mendy - Komentet: 0 - Shikime: 408
  • 26092009
    Sport F.0926104929509_m

    Sulmuesi uruguaian, Diego Forlan, ka nënshkruar marrëveshje të re me Atletico Madridin, sipas të cilët do të mbetet në klub edhe në katër vitet e ardhshme.

    Forlan tashmë një kohë të gjatë ishte në negociata me drejtuesit e Atletico Madrid dhe sipas mediave spajolle ai ka nënshkruar marrëveshjen e re, e cila do ta mbajë atë në Vicente Calderon deri në vitin 2013.

    Uruguaiani arriti në Atletico në vitin 2007 nga radhët e Villarrealit, gjatë një transferimi të vlefshëm 21 milionë euro.

    nga mendy - Komentet: 0 - Shikime: 356
  • 26092009
    Përzgjedhësi i kombëtares së Argjentinës, Diego Maradona, ka vendosur të bëjë ndryshime të vogla për ndeshjet e radhës kundër Perusë dhe Uruguait, dhe ka vendosur të ftojë Gonzalo Higuain dhe Pablo Aimar.

    Maradona po ashtu e ka kthyer sërish në përfaqësuese Angel Di Maria, bashkëlojtarin e Aimar te Benfica, si edhe Luco Gonzales nga Olimpique Marseille.

    Higuain, i cili është i lindur në Francë, refuzoi mundësinë të luajë për trengjyrëshit, dhe u shpërblye për durimin e tij dhe formën e mirë në La Liga dhe mund të jetë startues krahas Lionel Messi.

    Dy ndeshjet e...

    nga mendy - Komentet: 0 - Shikime: 412
  • 26092009
    Sport F.0926112202877_m

    Sulmuesi holandez Robin van Persie thotë se ai ende nuk ka marrë kërkim falje nga ish-bashkëlojtari i tij, Emmanuel Adebayor, për incidentin që ndodhi dy javë më parë.

    Adebayor e goditi Van Persien në fytyrë në takimin në mes të Manchester Cityt dhe Arsenalit, për të cilën arsye sulmuesi i Cityt u suspendua për tre ndeshja nga FA.

    “A pres të marr kërkim falje nga Adebayor? Tashmë jo. Çfarë mund të them? Dhashë deklaratë pas ndeshjes, në të cilën vërtet besova dhe e cila i shprehu...

    nga mendy - Komentet: 0 - Shikime: 401
  • 26092009
    Sport F.0926113345915_m

    Ish-lojtari i Sampdorias dhe ish-trajneri i Interit, Roberto Mancini, ka zbuluar se sot në mbrëmje do të bëjë tifo për Sampdorian.

    Në ora 18 Sampdoria do ta presë Interit në takimin e javës së gjashtë të Serie A. Gjatë një interviste për Corrire dello Sport, Roberto Mancini pret një ndeshje shumë emocionuese të cilët shpreson ta fitojë Sampdoria.

    “Sigurisht, zemra ime është në anën e Sampdorias, ku kalova 15 vite. Shpresoj se do të shohim një futboll të mirë. Pres të jetë i tillë...

    nga mendy - Komentet: 0 - Shikime: 352
  • 26092009
    'Pato' nuk pritet të jetë në Rossoneri XI, që fillon kundër Galletti.

    Sipas "Il Corriere dello Sport, Alexandre Pato është i vendosur të nisë në stol pasi rritet një trokitje e lehtë në humbje të Udinese, ndërsa Filippo Inzaghi do të fillojë në fillim me Ronaldinho.

    Pato nuk ka qenë në formën më të mirë deri tani kete sezon, edhe pse ai shënoi dy herë në ndeshjen e hapjes kundër Rossoneri Siena.

    Ka një numër të shqetësimeve të tjera për strategu brazilian - Thiago Silva do të vazhdojë të jetë mënjanua me një dëmtim, me Kakha Kaladze deputizing, ndërsa Mathieu...

    nga mendy - Komentet: 0 - Shikime: 358
  • 26092009
    Ushtria duhet të marrë tri pikë të marrë sezonin e tyre të kthehet në rrugën e duhur kundër southerners.


    Tre Pikat Vital Për Milan

    Robert Louis Stevenson do të jetë krenar e Jekyll dhe Hyde shfaqjet e lojtarëve Rossoneri deri tani kete sezon. AC Milan ka qenë disi në gjendje të rrëzohej në thellësitë e një humbje 4-0 ndeshje, atëherë gjej një shfaqje të mirë për të rrahur Olympique Marseille në Champions League, para se të humbur kundër Udinese në midweek.

    Tifozët janë duke u bërë të frustruar me ekipin dhe trainerin e tyre fillestar, Leonardo, i cili ka...

    nga mendy - Komentet: 0 - Shikime: 354
  • 24082009
    Sport F.0824145140229_m

    Numri një i botës në tenis, Roger Federer, është bërë gati për turneun US Open, duke fituar në Cincinnati Masters, pasi mposhti serbin Novak Djokovic në dy sete (6-1, 7-5).
    Fituesi i 15 titujve grand slam, shkatërroi të katërtin në botë që në setin e parë, por pati ca vështirësi në setin e dytë, të cilin megjithatë e fitoi.

    “Një fillim i mbarë gjithmonë ndihmon dhe kjo ndodhi sot. Tregova një lojë të shkëlqyeshme dje (kundër Myrray-t), ndërsa e gjithë java ka qenë e mirë për mua”,...

    nga citti_barca - Komentet: 0 - Shikime: 357
  • 24082009
    Sport F.0824145936689_m

    Manchester City ka zbuluar me anë të një deklarate në faqen zyrtare të klubit, se ka arritur marrëveshje me Evertonin, për të transferuar mbrojtësin anglez, Joleon Lescott.
    Evertoni më herët i ka refuzuar dy oferta të Cityt, por jo edhe të tretën, e cila thuhet se kap vlerën e 24 milionë funteve.

    “City mund të konfirmojë se ka arritur marrëveshje me Evertonin për të transferuar Joleon Lescott. Lëvizja do të bëhet pasi të arrihet marrëveshje për kushtet personale me lojtarin dhe pas kalimit...

    nga citti_barca - Komentet: 0 - Shikime: 388
  • 24082009
    Sport F.0823190532161_m

    Dyshja sulmuese Nicolas Anelka dhe Didier Drogba kanë ndihmuar njëri-tjetrin të shënojë secili nga një gol, për t’i dhënë fitoren 2-0 Chelseat në ndeshjen përballë Fulhamit në Craven Cottage.
    Sulmuesi i Bregut të Fildishtë shënoi golin e tretë në tre ndeshje pas një asistimi të shkëlqyeshëm të Anelka në fund të pjesës së parë (39’), ndërsa në pjesë të dytë Drogba ia ktheu borxhin francezit, duke asistuar në golin e tij të shënuar 14 minuta para fundit të ndeshjes (76’).

    Fitorja...

    nga citti_barca - Komentet: 0 - Shikime: 380
  • 24082009
    Sport F.0823195708477_m

    Hamburg ka shënuar fitore 4-2 në fushë mysafire ndaj kampionit në fuqi të Bundesligës, Wolfsburg.
    Dy gola në shtatë minuat e para të ndeshjes të shënuara nga Jose Paolo Guerrero (3’) dhe Eljero Elia (7’) iu dhanë epërsinë e hershme vizitorëve, por kampionët arritën të barazojnë në fillim të pjesës së dytë me anë të Zvjezdan Misimovic (52’) dhe zëvendësuesit Obafemi Martins (56’).

    Megjithatë dy gola të tjerë nga Mladen Petric (75’) dhe Romeo Castelan në çastet e...

    nga citti_barca - Komentet: 0 - Shikime: 354
  • 24082009
    Sport F.0823224614445_m

    Roma ka pësuar në ndeshjen e parë të sezonit të ri në Serie A, duke u mposhtur në fushë të Genoas me rezultat 3-2.
    Pjesa e parë përfundoi pa gola, por në pjesë të dytë u shënuan plot pesë gola. Vendasit kaluan të parët në epërsi me anë të Domenico Criscito katër minuta në pjesë të dytë, por romakët barazuan pas pesë minutash tjera me anë të Rodrigo Taddei.

    Epërsinë Romës ia solli një gol i kapitenit Francesco Totti në minutën e 65-të të lojës, por gëzimi i mysafirëve nuk zgjati shumë, pasi pas...

    nga citti_barca - Komentet: 0 - Shikime: 353
  • 24082009
    Sport F.0823224758264_m

    Juventus ka filluar me fitore sezonin e ri në Serie A, duke bërë një paraqitje solide për të mposhtur me rezultat minimal 1-0 në Olimpico ekipin e Chievos.
    Biankonerët kaluan në epërsi pas vetëm 11 minutash lojë, kur një harkim i përkryer i Diegos gjeti kokën e Vincenco Iaquntas, i cili dërgoi topin në këndin e sipërm të majtë të portierit mysafir Stefano Sorrentino.

    Pavarësisht rasteve të tjera, goli doli të ishte vendimtar për Juventusin dhe tre pikët e para në sezonin e ri.

    Për...

    nga citti_barca - Komentet: 0 - Shikime: 363
  • 24082009
    Sport F.0824005659490_m

    Barcelona ka fituar trofeun e parë të sezonit, Superkupën e Spanjës, pasi ka demoluar Athletic Bilbao me rezultat 3:0, në ndeshjen e kthimit në Camp Nou.
    Me një fitore prej 2-1 nga ndeshja e parë, Barça e filloi ndeshjen e relaksuar dhe tifozët është dashur të presin deri në pjesën e dytë për të parë golat – dy të shënuar nga Lionel Messi (50’, 68’ – pen.) dhe golin e tretë të shënuar nga zëvendësuesi Bojan Krkic (72).

    Barcelona kështu është barazuar me Real Madridin sa...

    nga citti_barca - Komentet: 0 - Shikime: 330
  • 24082009
    Sport F.0824095003681_m

    Sulmuesi i ri i Interit, Samuel Eto'o, thotë se trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, kurrë nuk i ka treguar atij se pse e ka shitur.
    Kamerunasi u transferua te Interi si pjesë e marrëveshjes së shkëmbimit që dërgoi në kahe të kundër sulmuesin Zlatan Ibrahimovic, edhe pse ai kishte shënuar 30 gola për Barcelonën në sezonin e fundit.

    “Pritja të më thuhej se cila ishte arsyeja që ata dëshironin që unë të largohesha, por nuk kisha përgjigje. Kurrë nuk kam marrë përgjigje dhe nuk pres. Për...

    nga citti_barca - Komentet: 0 - Shikime: 359
  • 24082009
    Sport F.0824100414290_m

    Trajneri i Juventusit, Ciro Ferrara, nuk është ndarë plotësisht i kënaqur nga fitorja minimale prej 1-0 ndaj Chievos në ndeshjen e parë të sezonit të ri në Serie A.
    “Ishte një pjesë e parë e përkryer, pos pas pauzës u paraqit një lodhje dhe hapësirat në zonat e ekipit filluan po ashtu të paraqiten. Chievo është një ekip i shkëlqyeshëm dhe na krijoi disa probleme. Ishim të pafuqishëm t’i lëndojmë në kundërsulme”, ka thënë Ferrara.

    “Jam shumë i kënaqur me fitoren, pasi...

    nga citti_barca - Komentet: 0 - Shikime: 377
  • 24082009
    Sport F.0824102539651_m

    Klubi i Ligës Premier, West Ham United, është duke bërë përpjekje për të angazhuar mbrojtësin e Milanit, Massimo Oddo.
    Oddo u la jashtë ekipit në fitoren e të shtunës prej 2-1 ndaj Sienës dhe Leonardo e bëri të qartë se ai mund të largohet.

    Mediat nga ishulli shkruajnë se trajneri i West Hamit, Gianfranco Zola, dëshiron t’i ofrojë Oddos një përvojë të re në Ligën Premier, dhe se në ditët në vazhdim priten negociata mes dy klubeve.

    nga citti_barca - Komentet: 0 - Shikime: 367
  • 24082009
    Sport F.0824102503409_m

    Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, është i kënaqur me fillimin e klubit të tij të ri në sezonin e ri në Ligën Premier.
    Blutë shënuan dje edhe fitoren e tretë të sezonit, nga tre ndeshje të zhvilluara, duke mposhtur me rezultat 2-1 Fulhamin.

    “Kemi filluar shumë mirë, pasi i kemi fituar që të tre ndeshjet. Ekipi ka besim në kualitetin e vet dhe djelmoshat tash kanë një motivim më të mirë, ata kanë një qëndrim të mirë mental, që është mirë për momentin”, ka thënë Ancelotti.

    nga citti_barca - Komentet: 0 - Shikime: 375
  • 24082009
    Sport F.0824111143559_m

    Sulmuesi Manchester City, Emmanuel Adebayor, ka një mesazh të qartë për Sir Alex Ferguson: “Do të përfundojmë mbi Manchester United këtë sezon”.
    “Qëllimi nuk është të jemi një klub më i madh se Manchester United, por më i madh se çdo tjetër. Ne dëshirojmë të dominojmë edhe në Angli edhe në Evropë, andaj kjo nuk do të thotë të jemi më të mirë se Chelsea ose United, por më të mirë se Madrid dhe Milan po ashtu”, ka thënë Adebayor.

    “Nuk mendoj se do të zgjasë shumë...

    nga citti_barca - Komentet: 0 - Shikime: 397
 
 

Përdoruesit që po shfletojnë forumin: Asnjë
Moderatorët

Asnjë

Drejtat e ktij Forumit:

Ju nuk mund të krijoni tema të reja në këtë forum
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Legjenda
  • Mesazhe të reja Mesazhe të reja
  • Mesazhe të reja [ Popular ] Mesazhe të reja [ Popular ]
  • Mesazhe të reja [ Locked ] Mesazhe të reja [ Locked ]
  • Asnjë mesazh i ri Asnjë mesazh i ri
  • Asnjë mesazh i ri [ Popular ] Asnjë mesazh i ri [ Popular ]
  • Asnjë mesazh i ri [ Locked ] Asnjë mesazh i ri [ Locked ]
  • Lajmërim Lajmërim
  • Ngjitës Ngjitës
  • Global announcement Global announcement