Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tifozet e kundershtojne, Maradona reagon me keqardhje

 :: News.... :: Sport

Shko poshtë

19032009

Mesazh 

Tifozet e kundershtojne, Maradona reagon me keqardhje Empty Tifozet e kundershtojne, Maradona reagon me keqardhje




Tifozet e kundershtojne, Maradona reagon me keqardhje Marado10Largimi i mesfushorit Juan Roman Riquelme nga kombetarja e Argjentines po i shkakton probleme te medha trajnerit Diego Armando Maradona.

Tifozet e skuadres se Boca Juniors, klubi simbol i ish sulmuesit, kane protestuar ashper per kete vendim te ish idhullit te tyre, duke mos e miratuar aspak largimin e Riquelme-s nga kombetarja bardhekalter. Pasi ka duruar per disa dite kritikat qe e kane vrare shpirterisht per shkak te lidhjes se forte me Boca Junoors, Maradona ka regauar publikisht.

“Kjo gje me lendon ne shpirt por une nuk e kam me tifozet te cilet kane te drejte te mbeshtesin ke te duan. E vetmja gje qe mund te bej eshte te vazhdoj ne rrugen qe kam nisur. Nuk ka asnje dyshim se keto mosmarreveshje me tifozet e Boca-s jane gjeja e fundit qe do te doja te me ndodhnin ne jete”, shprehet Maradona ne nje interviste dhene per nje radio ne Buenos Aires.

Pas kritikave te teknikut ne drejtim te lojtarit per formen e dobet te treguar ne fushe, erdhi edhe divorci mes sulmuesit dhe kombetares, cka shkaktoi nje zhurme te madhe ne vend, duke pare rendesine e Riquelme-s per kombetaren e Argjentines.
mendy
mendy
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 1062
Registration date : 19/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Share this post on: reddit
- Similar topics

 :: News.... :: Sport

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi