Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Më në fund vjen Firefox 3.5!

Shko poshtë

02072009

Mesazh 

Më në fund vjen Firefox 3.5! Empty Më në fund vjen Firefox 3.5!




Më në fund vjen Firefox 3.5! F.0701155129936_m

Pas pritjes së zgjatur dhe disa versioneve eksperimentale, ekipi i cili punon në shfletuesin e internetit Firefox na e ka dhuruar edhe versionin e tij 3.5.

Firefoxi i ri premton punë më stabile, posaçërisht kur është në pyetje JavaScript, si dhe mbështetje për standardet më të reja të uebit, siç është HTML 5.

Në të gjendet edhe mundësia e punës private, me ç’rast Firefox nuk lë asnjë shenjë për faqet të cilat i keni vizituar, e shumë imtësira, siç është puna me tabs dhe paraqitja e faqeve të vizituara më parë (Awesome Bar), janë avancuar dhe përmirësuar.

Mozilla ka vendosur edhe faqen e internetit në të cilën mund të shihet sa shpejt dhe prej cilave vende shfrytëzuesit po e shkarkojnë versionin e ri të Firefox, e qysh tani është e qartë se Firefox 3.5 do të mund t’i thyente rekordet. Vetëm deri më tani janë shkarkuar mbi tre milionë kopje, me shpejtësi prej pothuajse 100 kopjesh për sekondë.
mendy
mendy
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 1062
Registration date : 19/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi