Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Perse na pelqen puthja?

Shko poshtë

22032009

Mesazh 

Perse na pelqen puthja? Empty Perse na pelqen puthja?




Perse na pelqen puthja? Puthje
Puthja? Akti më i ëmbël në botë që u ndalua në
Britaninë e Madhe nga Virgin Rail, i cili s’lejonte puthjet përpara
stacioneve; nënkuptonte se puthjet, nëse i shkëmbeni në makinë,
provokojnë vështirësi në trafik përpara në rrugë.
Por përse puthim kaq me dëshirë? Epo është thjesht
çështje biokimike. Të paktën sipas disa konkluzioneve të fundit të
nxjerra nga kërkuesit amerikanë, që kanë zbuluar procesion biokimik të
lidhur me eksperiencën e puthjeve në një grup femrash dhe meshkujsh.
Nga një test i realizuar me disa studiues të “Lafayette College” në Pennsylvania, është zbuluar se burrat dhe gratë reagojnë kimikisht në mënyra të ndryshme.
Si për njërin dhe tjetrin seks, në momentin vendimtar të puthjes trupat
takohen në një kaskadë reaksionesh biokimike që kanë si rezultat një
ngritje të fortë të nivelit të ositoksinës, një hormon që ka ndikime të
forta mbi të dy partnerët, në raportet e dashurisë apo edhe në besimin
në vetvete, duke bërë një balancim të nivelit të kortisolit, hormon i
lidhur me stresin. Në veçanti, niveli i kortisolit
duket se vepron në të njëjtën mënyrë si tek meshkujt dhe tek femrat,
por për sa i përket ositoksinës, ekziston një ngritje më e madhe tek
meshkujt sesa tek femrat. Interpretimi i këtyre rezultateve është i
vështirë. Sipas studiuesve, gratë do të donin më shumë se një puthje
për t’u ndjerë të motivuara ose seksualisht të përgatitura dhe madje,
edhe një atmosferë më romantike sesa ajo e ambientit përreth (darkë nën
qirinj), por duhen pafund edhe fjalë të ëmbla. Kaq interpretim duket i
thjeshtë megjithatë, për sa i përket ositoksinës në rolin e indikatorit
të sigurt për të dy sekset mbi gjendjet emocionale që duan të
eksplorojnë, nuk duhet të mos kenë parasysh edhe mundësitë që
ekzistojnë në profilin biokimik të ndryshëm për sa u përket dy sekseve.
Prof. Dr. Johannes Huber i “Uni-Frauenklinik”
në Vjenë, ka shpjeguar se çfarë ndodh tek një burrë dhe tek një grua
gjatë puthjes. “Hormoni mashkull i pjellorisë, testosteroni, mbërrin në
trupin e femrës përmes pështymës së mashkullit dhe stimulon dëshirën
seksuale (libido). Në pështymën e femrës ndërkohë ka më shumë
ositoksinë, hormone femërore që favorizojnë bashkimin, afinitetin dhe
epshin, që motivohet nga partneri”. Për kë është më e rëndësishme
puthja atëherë? Sipas Prof. Huber, për të dy partnerët bëhet fjalë për
një provë ëmbëlsie.
floroS
floroS
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 1981
Age : 30
Location : Milkyway
Registration date : 12/03/2009

http://htttp://youtube.com/floros93

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi