Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Perse endrrat e keqija apo sic quhen ndryshe makthet e nates na bejne mire?

Shko poshtë

15032009

Mesazh 

Perse endrrat e keqija apo sic quhen ndryshe makthet e nates na bejne mire? Empty Perse endrrat e keqija apo sic quhen ndryshe makthet e nates na bejne mire?




A e keni pyetur ndonjehere veten se cfare kuptimi kane endrrat ne te cilat na duket sikur po rrezohemi nga lartesi te medha, po na ndjekin, po na bien dhembet, na duket sikur jemi perseri ne shkole apo edhe endrra me te sikletshme ne te cilat shfaqemi lakuriq para te tjereve? Shkencetaret mendojne se endrrat tona lidhen me ato te paraardhesve tane qe jetonin ne shpella dhe qe ndiqeshin nga kafshet e egra.
Shkencetari Finlandez Antti Revonsuo thote se ne i kemi trasheguar endrrat - bazuar tek nevoja primitive per te mbijetuar - sepse ato e pergatisin trurin tone te perballet me situata te veshtira cdo dite. Ai thote se eshte me se e sigurt qe paraardhesit tane shihnin endrra, pasi procesi i te enderruarit duket se eshte programuar biologjikisht ne trurin tone, dhe truri qe kishin paraardhesit tane ishte pothuaj identik me tonin. "Ne e dime se paraardhesit tane jetonin ne nje mjedis i cili i permbante te gjitha llojet e rreziqeve.

Natyra e endrrave te keqija apo maktheve te nates eshte se ato permbajne ngjarje kercenuese dhe na detyrojne te shkojme drejt ketyre ngjarjeve te stimuluara. Keshtu qe ne boten reale, pra kur jemi zgjuar, kur ndeshemi me situata te ngjashme apo te ndryshme nga keto, atehere ne jemi te pergatitur per te mbijetuar pasi i kemi hasur me pare ne endrrat tona. Pavaresisht se kemi frike nga makthet e keqija, ato na ndihmojne te perballemi me diten qe kemi para. Pra, si specie ne duhet te jemi mirenjohes per keto vizione te frikshme. Pa endrrat e keqija apo makthet e nates, ka mundesi qe njerezimi te mos kishte arritur aty ku eshte sot. Kerkimet tregojne se 3/4 e endrrave jane negative".

Endrrat nuk e fshehin kuptimin e tyre, ato jane relativisht transparente. Endrrat reflektojne shqetesimet emocionale te njerezve qe lidhen me problemet e tyre ne jeten e perditshme. Por ato mund te jene gjithashtu edhe frymezuese. Mjaft arritje qe kemi ne sot, kane ardhur nepermjet endrrave. Tabela e elementeve, qe u formulua ne 1869, thuhet se iu shfaq kimistit Mendlejev ne enderr. Po keshtu edhe makina qepese,e cila u shpik nga amerikani Elias Howe. Mary Shelley shkroi romanin "Frankenstein", pas nje endrre, dhe rasti me i fundit eshte ai i shkrimtares J.K.Rowling e cila filloi te shkruante "Harry Poter", mbasi iu shfaq ne enderr magjistari i famshem.
♫tibe♫
♫tibe♫
Princess
Princess

Numri i postimeve : 52
Location : Gostivar
Registration date : 14/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi