Harrojnë të mbyllin bankën
:: News.... :: Kuriozitete
Faqja 1 e 1
12042009
Harrojnë të mbyllin bankën
Ajo për të cilën ëndërrojnë të gjithë plaçkitësit e botës
ndoshta tërë jetën, që gjatë natës të gjejnë bankën e hapur, ka ndodhur
në një qytet britanik. Udhëheqësi i bankës Barclays në
këtë qytet të premten në mbrëmje normalisht e ka mbyllur bankën, i ka
kontrolluar të gjitha dhe ka shkuar në shtëpi. Megjithatë, pak orë më
vonë kanë shkuar në bankë dy menaxherë për të marrë disa letra dhe
gjatë largimit kanë harruar t’i mbyllin dyert.
Kështu banka ka qenë e hapur dhe praktikisht u ka thënë “mirë se vini”
kriminelëve lokal, por për fatin e pronarit këtë nuk e ka vërejtur
askush.
Duke parë së dyert janë të hapura, të shtunën ka hyrë në bankë një
pensionist. Është çuditur se si askush nuk ishte brenda dhe se dritat
ishin të fikura, prandaj menjëherë e ka alarmuar policinë. Me
hulumtimin e bërë është vërtetuar se gjatë natës askush nuk kishte hyrë
në bankë dhe se asgjë nga banka nuk po mungonte.
"Këso gjërash nuk guxojnë të ndodhin. Do të hulumtojmë se çfarë ka
ndodhur, por gjithsesi do të gjejmë një mënyrë të falënderojmë
qytetarin e ndershëm i cili ka lajmëruar policinë", ka thënë zëdhënësi
i bankës.
Similar topics
» Polici gjerman vjedh bankën
» Policia puneson aktore te vjedhin banken
» Hajduti paguan kredine pasi e grabit banken
» Policia puneson aktore te vjedhin banken
» Hajduti paguan kredine pasi e grabit banken
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi