Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shimpanzetë shkëmbejnë mishin për seks

Shko poshtë

12042009

Mesazh 

Shimpanzetë shkëmbejnë mishin për seks Empty Shimpanzetë shkëmbejnë mishin për seks




Shimpanzetë shkëmbejnë mishin për seks F.0409113112784_m
Shimpanzetë femra shpesh lëshohen në marrëdhënie seksuale me
meshkujt të cilët me to ndajnë gjahun, kanë njoftuar shkencëtarët
gjermanë nga Instituti Max Plank në Leipzig, njofton Reuters.
"Rezultatet
e hulumtimit tonë kanë dëshmuar se shimpanzetë e egra shkëmbejnë mishin
për seks, dhe atë në baza afatgjate", ka thënë Christina Gomes, njëra
prej shkencëtareve të cilët i kanë mbikëqyrur këtë lloj majmunësh në
parkun nacional në Bregun e Fildishtë.
"Meshkujt të cilët ndajnë gjahun me gratë e tyre në këtë mënyrë
dyfishojnë shanset për çiftëzim, derisa femrat të cilat kanë vështirësi
në gjetjen e mishit, rrisin kaloritë e tyre pa mundim të madh dhe pa
rreziqe nga lëndime gjatë gjahut", ka thënë Gomes.
Shkencëtarët kanë raportuar se hipoteza e tyre “mish për seks” është
një sqarim i pranueshëm për kafshët siç janë shimpanzetë, sepse ato
shpesh ndërrojnë partnerët dhe në këtë mënyrë kanë më shumë zgjedhje.
floroS
floroS
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 1981
Age : 30
Location : Milkyway
Registration date : 12/03/2009

http://htttp://youtube.com/floros93

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi