I bindur se i shëron pacientët me flokë të gjata
:: News.... :: Kuriozitete
Faqja 1 e 1
12042009
I bindur se i shëron pacientët me flokë të gjata
Shëruesi kinez pohon se pacientët e tij janë me shëndet të mirë
dhe se me sukses u shëron sëmundjet e tyre vetëm falë asaj që nuk i
qeth flokët e tij. E as nuk i lan aq shpesh... Peng Fu,
një shërues 79-vjeçar i cili praktikon mjekësinë tradicionale kineze, e
ka gjetur një lidhje të çuditshme në mes gjatësisë së flokëve të tij
dhe shëndetit të pacientëve të vet. Në fakt, flokët nuk i ka shkurtuar
që 60 vjet dhe pohon se mu për këtë pacientët e tij janë të shëndoshë.
“Kam pushuar së shkurtuari flokët dhe pacientët kanë filluar të
shërohen. Qasja ime ndaj mjekësisë është bërë më e efektshme sa më
shumë që i kam lënë flokët të rriten”, ka thënë Peng, derisa transmeton
gazeta austriake “Austrian Times”.
Herën e fundit që i ka matur flokët e tij ato kanë qenë të gjata 2.7
metra. Shëruesi nga qyteti Suining në Kinën qendrore qasjen e tij ndaj
mjekësisë e merr shumë seriozisht, prandaj pacientëve të tij nuk u
lejon t’ia prekin flokët dhe i pastron shumë rrallë.
Similar topics
» Bilic i bindur për kualifikimin e Kroacisë
» Çokollata ndihmon pacientët me sulme në zemër
» Tekste Kengesh
» Ana, top modelja me kembet me te gjata
» Diaz pa floke ne filmin "My sister's keeper"
» Çokollata ndihmon pacientët me sulme në zemër
» Tekste Kengesh
» Ana, top modelja me kembet me te gjata
» Diaz pa floke ne filmin "My sister's keeper"
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi