Ana, top modelja me kembet me te gjata
:: News.... :: Kuriozitete
Faqja 1 e 1
18042009
Ana, top modelja me kembet me te gjata
Kembe një metër e 23 centimetra dhe një trup me përmasa perfekte. Janë këto përmasat e top modeles 21-vjeçare braziliane Ana Hikmen. Biondja me sy bojëqielli ka këmbët më të gjata të pasarelave, një rekord që e ka bërë atë të futet në librin e rekordeve “Guinness”. Që këmbët e bukura, së bashku me gjoksin janë ndër armët e joshjes së femrave, kjo gjë dihej tashmë. Aq më tepër nëse janë të bukura dhe të gjata, është e vështirë të njohin kundërshtarë, si rasti i Ana Hikmen, modelja me këmbët më të gjata në botë.
“Guinness”
Top modelja ka lindur në Santa Kruz do Sul në Brazil, por është me origjinë gjermane dhe kohët e fundit ka sfiluar në pasarelat e San Paolos, me një ecje perfekte dhe këmbë aq të gjata e të bukura, që e dallonin tërësisht nga shoqet e saj. Fotot e saj nuk duken aspak natyrale, por si të modifikuara në kompjuter me programe të veçanta. E gjatë 1 metër e 85 centimetra, Ana ka hyrë në “Guinness” si modelja me këmbët më të gjata në botë. E zbuluar në moshën 16-vjeçare, 29-vjeçarja ka punuar për “Victoria‘s Secret” dhe është shfaqur në kopertinat e “Vogue”, “Sports Illustrated Swimsuit Issue”. Ajo është mes top modeleve më të kërkuara dhe të paguara të vendit të saj bashkë me Giselle Bundchen. Përveç kësaj drejton një program argëtues “Hoje em Dia”, një kanal brazilian. Ka një linjë mode dhe bizhuterie. Përmasat e saj janë 89, 59, 90.
Gara e këmbëve të gjata
Përmasat e trupit, shumëzuar me gjatësinë, nuk është një formulë matematike e denjë për Pitagorën, por më mirë mund të quhet kriteri VHI (treguesi i indeksit të gjatësisë), për të përcaktuar bukurinë femërore, e përcaktuar saktë nga profesori Junti Fun i Universitetit të Hong-Kongut. Pra, me pak fjalë, në bazë të këtij përcaktimi, sa më të gjata të jenë këmbët, relativisht me prerjen e trupit, aq më shumë një grua është tërheqëse. Për të konfirmuar pasionin mashkullor për gjymtyrët e gjata është kryer edhe një sondazh, i drejtuar nga “Fashion Tv” në plazhet kryesore të Francës, sipas të cilit, gjëja e parë që kërkojnë të zbulojnë meshkujt nga poshtë çadrës së tyre janë pikërisht këmbët, të ndjekura më pas nga vithet, gjoksi dhe në fund qëndrimi e sjellja e femrës. Për këtë fakt duhet të jetë shumë e lumtur ish-modelja çeke, Adriana Sklenarikova, bashkëshortja e futbollistit të njohur francez, Christian Karembeu, e cila është bërë e njohur për reklamat e saj të reçipetave me fortesë, por mbi të gjitha, sepse ishte një nga top modelet me këmbët më të gjata në botë, ekzaktësisht 124 centimetra.
Gjithsesi, rekordin absolut “Guinness” për femrat me këmbët më të gjata e mban një tjetër çeke, notarja e njohur nga Praga, Yvetta Hlavácková, që e sheh me 2 centimetra më pak bashkëpatrioten e saj. Por, duke u rikthyer te moda, deri pak kohë më parë Sklenarikova nuk kishte asnjë rivale, duke qenë se e dyta në klasifikim ishte braziliania Ana Hikmen, që e kishte arritur gjatësinë e këmbëve të saj te 123 centimetra, duke kaluar edhe divën gjermane të pasarelave, Vera Grafon, me 119 centimetra gjatësi. Por, meqë Sklenarikova ka pak kohë që është larguar nga pasarelat, vendin e parë dhe njëkohësisht edhe rekordin “Guinness” e ka marrë Ana Hikmen.
Por nga lind kjo dashuri?
Sipas Gabriele Traverso, docent i shkollës superiore të seksologjisë klinike në Torino, “pasioni për këmbët është shumë i hershëm. Është pjesa e fundit femërore e zbuluar, nëse mendojmë që në vitet 1800 busti dhe korsetë vinin më në dukje gjoksin. Ndërkohë, në 40 vitet e fundit është revolucionarizuar më shumë përdorimi i minifundit i Mary Quant, më shumë se edhe moda topless në plazhe”.
Një fiksim i vërtetë për të pasur këmbë sa më të gjata, aq sa mjafton të kujtojmë që modelja zvicerane, Janina Martig, i është nënshtruar një operacioni mjaft të vështirë, për t‘i zgjatur 3 centimetra këmbët e saj. Por ka edhe nga ato që nuk i tremben aspak këtij fakti dhe me shumë guxim e krenari, siç ka bërë edhe gjermania Heidi Klum, i është drejtuar një argjendari, John Souglides, të “Phillips De Pury & Company”, duke i kërkuar që t‘i jepte një vlerë për këmbët e saj.

donbeco- Admin
- Numri i postimeve : 588
Age : 31
Location : alone in my world
Registration date : 14/03/2009
Similar topics
» Per te fituar 8 cm gjatesi, thyen kembet
» Njofton policine se burri nuk i ngroh kembet
» Tekste Kengesh
» I bindur se i shëron pacientët me flokë të gjata

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi