Pasi e vrasin vëllanë e hanë
:: News.... :: Kuriozitete
Faqja 1 e 1
17042009
Pasi e vrasin vëllanë e hanë
Foto: Ilustrim
Dy vëllezër rusë e kanë pranuar krimin e tyre monstruoz. Ata e
kanë vrarë vëllanë e tyre të madh, ndërsa pjesët e trupit të cilat i
mbanin në frigorifer, i kanë ngrënë për disa muaj.Vëllezërit më të ri, Timur dhe Marat G., e kanë vrarë vëllanë e tyre të madh Rafis, në qytetin rus Perm.
Policia kishte dyshuar tek ata, sepse në momentin kur e kishin
paraqitur vëllanë e tyre në polici si të zhdukur, ata kishin dhënë
detaje të paqarta në lidhje me atë se si ishte zhdukur.
Pas një kontrollimi në shtëpinë e tyre, policia i ka gjetur eshtrat e
varrosura në oborr, të cilat ishin të zhveshura nga mishi dhe lëkura.
Në fund, Timur ka pranuar se pas një përleshjeje e kanë vrarë vëllanë e
tij të madh, Rafis. Ndërsa motivi i vrasjes kishte qenë sepse vëllai i
madh e kishte paraqitur në polici Timurin për pjesëmarrjen e tij në
vrasjen e një fqinji.
Pasi e kanë vrarë Rafisin, dy vëllezërit kishin vendosur t’i hanin “faktet”.
“Nuk kam dashur të kthehem në burg, prandaj ia kemi prerë kokën dhe e
kemi varrosur, pjesën tjetër të trupit e kemi ndarë në pjesë dhe i kemi
ngrirë në frigorifer”, i ka treguar Timuri policisë.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi