Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

9 këshilla për të mos rrezikuar shtatzëninë

Shko poshtë

9 këshilla për të mos rrezikuar shtatzëninë Empty 9 këshilla për të mos rrezikuar shtatzëninë

Mesazh nga donbeco Thu Apr 30, 2009 3:49 pm

9 këshilla për të mos rrezikuar shtatzëninë

Nuk janë të paktë çiftet të cilët e ndjejnë mungesën e një fëmije në shtëpitë e tyre. Kjo mund të ndodhë për shkak të probleme fiziologjike që mbart njëri nga partnerët. Pas studimeve të realizuara nga një grup ekspertësh amerikanë, u zbulua se për shmangien e faktorëve të cilët ulin pjellorinë dhe pengojnë ovulimin e vezëve te femra, nevojiten të ndiqen disa rregulla që kanë të bëjnë me aktivitetin e përditshëm të femrës. Për këtë këshillohet të shmangen disa pije që shkaktojnë këto probleme siç janë çaji, kafeja, alkooli dhe duhani. E rëndësishme sipas mjekëve është zbatimi i një diete të caktuar duke marrë të gjithë lëndët e nevojshme ushqimore dhe duke mos abuzuar me shëndetin. Këshillat e ekspertëve nuk përjashtojnë edhe aktivitetin fizik, vrapin, shëtitjet; shmangien e stresit etj. Nuk duhet harruar se duke u kujdesur për shëndetin tuaj ulni rrezikun e prekjes nga sëmundje të ndryshme, si dhe nuk rrezikoni për të mos pasur shtatzëninë e dëshiruar. Duke abuzuar me pijet e ndryshme, ushqimet, dietat, jo vetëm që do të shkaktoni mbipeshë apo nënpeshë por do të rrezikoni seriozisht shëndetin tuaj dukë i dhen shkak sëmundjeve të ndryshme të zemrës, obeziteti, tensioni i gjakut etj.

Ulni sasinë e kafeinës
Studimet e bëra rreth shkaqeve të cilat ulin pjellorinë e femrës dhe bëjnë që shumë çifte të ndjejnë mungesën e një fëmije, kanë treguar se kafeina redukton fertilitetin, pra pjellorinë. Të rrezikuara janë ato femra të cilat konsumojnë më tepër se 300 mg kafeinë në ditë. Kjo sasi mund të merret nga pirja e shumë kafeve apo çajrave gjatë ditës. Mos harroni se çajrat e ndryshme, kafeja, çokollata dhe disa lëngje të tjera përmbajnë kafeinë.

Nese jeni mbi peshe mundohuni te dobësoheni
Shëndeti i tepërt jo vetëm që përbën rrezik për shëndetin tuaj duke shkaktuar mbipeshë, obezitet dhe sëmundje të tjera, përbën problem edhe për mundësitë për të ngelur shtatzënë. Mbipesha mund të pengojë ovulimin e vezës dhe të sjellë shkatërrimin e hormoneve. Kjo situatë e çon femrën drejt probleme të ndryshme shëndetësore siç janë diabeti, sëmundjet e zemrës, tensioni i lartë i gjakut etj. të cilat ndikojnë negativisht në pjellorinë e femrës, po ashtu shkaktojnë probleme gjatë shtatzënisë. Ato gra që vuajnë nga obeziteti kanë më pak mundësi për të dhënë sukses ndaj trajtimeve për ovulim.

Nëse jeni nënpeshë duhet të shëndosheni
Nuk janë të pakta rastet kur femrat janë nënpeshë, sidomos nëse nisemi nga dietat e ndryshme që një pjesë e tyre ndjekin për të ruajtur linjat. Por kjo është në dëm të shëndetit. Një dietë e duhur nuk do të thotë të anashkalosh ushqimin, por të marrësh lëndët e duhura ushqyese. E megjithatë kjo keqkuptohet nga femrat të cilat i vuajnë këto pasoja në dëm të tyre. Të jesh e dobët, veçanërisht në ekstrem, mund të reduktojë në mënyrë dramatike pjellorinë. Te femrat të cilat janë nënpeshë ka mundësi të pakta për t’u realizuar ovulimi i vezëve.

Bëni trajtime akupunkture
Trajtimi më akupunkturë konsiston në nguljen e gjilpërave në trup, veçanërisht në shpinë. Studimet e realizuara nga disa ekspertë amerikanë kanë treguar se trajtimi me akupunkturë rrit mundësinë e femrës për të ngelur shtatzënë. Ky trajtim në rastet kur femra ka vështirësi për të ngelur shtatzënë shoqërohet edhe me transferimin e embrionit invitro. Këto studime kanë treguar së gratë të cilat bëjnë trajtime akupunkturë kanë rreth dy herë më tepër mundësi për të ngelur shtatzënë. Edhe në rastet e futjes invitro të embrionit në mitër, akupunktura rrit në 50 për qind mundësinë për shtatzëni.

Ecni çdo ditë për 30 minuta
Nuk ka asnjë vështirësi për të ecur çdo ditë rreth 30 minuta. Përkundrazi është gjëja më e lehtë që mund të bëhet dhe jep rezultate pozitive në shëndetin tuaj. Të ecësh dhe të bësh një vrap të lehtë ndihmon në problemet me sëmundjet e zemrës, diabetin, sëmundje të cilat mund të dëmtojnë fertilitetin dhe mund të shkaktojnë komplikacione gjatë shtatzënisë. Ushtrimi i rregullt fizik iu ndihmon të ruani një peshë normale të trupit, gjë e cila luan rol të rëndësishëm në maksimizimin e mundësisë për shtatzëni.

Shmangni depresionin
Disa ekspertë besonin se depresioni nuk shkaktonte mungesë pjellorie, dhe se trajtimi kundër depresionit rriste mundësinë për të ngelur shtatzënë. Por realisht nuk ndodh kështu. Ato femra të cilët vuajnë nga stresi dhe depresioni zvogëlojnë mundësinë për të ngelur shtatzënë gati dy herë më tepër se ato gra të cilat nuk ndodhen nën ndikimin e këtyre faktorëve psikologjikë. Po ashta edhe marrja me tepri e antibiotikëve dhe antidepresivëve mund të shkaktojë mungesë pjellorie dhe mund të pengojë ovulimin e vezëve, apo probleme gjatë shtatzënisë.

Ndiqni një dietë të caktuar
Për të shtuar mundësitë për të qenë shtatzënë dhe për të qenë e shëndetshme, mjekët rekomandojnë që të hani në mënyrë të shëndetshme, duke përdorur në dietën tuaj të gjithë ushqimet e nevojshme me drithëra, fibra, mish, fruta të freskëta dhe perime, vajra të shëndetshme, duke mos harruar të merrni kripën dhe sheqerin në sasinë e duhur. Duke ngrënë në mënyrë të shëndetshme edhe trupi juaj do të reagojë pozitivisht duke dhënë rezultate pozitive. Një dietë e shëndetshme ndihmon në shmangien e sëmundjeve të ndryshme dhe rritjen e mundësive për shtatzëni.

Merrni sasinë e nevojshme të alkoolit
Ekspertët rekomandojnë që të konsumohet alkooli edhe nga femrat, por në masën e duhur. Një gotë verë në darkë jo vetëm që i bën mirë shëndetit, largon rrezikun për sëmundje të ndryshme të zemrës, obezitetit, presionit të gjakut, por rrit edhe mundësinë për shtatzëni. Rastet kur femrat konsumojnë alkoolin në masë të tepërt, shpeshherë disa prej tyre abuzojnë me të, rrezikojnë më të vërtetë mundësinë për t’u bërë nënë. Jo vetëm kjo por edhe gjatë shtatzënisë shfaqen probleme dhe komplikacione, që rrezikojnë jo vetëm jetën e fëmijës, por edhe të nënës.

Mos pini duhan dhe shmangni vendet
Jo vetëm duhani dëmton shëndetin tuaj, por ndikon negativisht në shtatzëni dhe në shëndetin e fëmijës që do të lindë nga një grua që konsumon duhanin. Jo vetëm pirëset e rregullat të duhanit, por edhe ato femra që qëndrojnë në ambiente të tilla, që mund të quhen ndryshe edhe duhanpirëse të dorës së dytë për faktin që ato thithin sasira të larta të tymit të duhanit, shfaqin probleme. Pirja e duhanit sjell një shtatzëni me komplikacione dhe probleme, duke shkaktuar edhe lindje të parakohshme apo lindje nën peshë të fëmijës.
donbeco
donbeco
Admin
Admin

Numri i postimeve : 588
Age : 30
Location : alone in my world
Registration date : 14/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi