Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Milani interesohet për Fabianon

 :: News.... :: Sport

Shko poshtë

02072009

Mesazh 

Milani interesohet për Fabianon Empty Milani interesohet për Fabianon




Milani interesohet për Fabianon Fabiano

Vetëm disa orë pasi u bë e qartë se Volfsburgu nuk ka ndërmend ta lëshojë sulmuesin boshnjak, Edin Xheko (23-vjeç), Milani ka filluar të mendojë për një sulmues tjetër. Bëhet fjalë për sulmuesin brazilian të sevilës, Luis Fabiano (28-vjeç), i cili ishte golashënuesi më i mirë në Kupën e Konfederatave që u mbajt ditë më parë në Afrikën e Jugut, me 5 gola të shënuar.
Kohë më parë vetë Fabiano ka pohuar se është 'ëndërr e tij të luajë te Milani', por e vetmja gjë që mund ta pengojë realizimin e transferimit të tij në 'San Siro' qëndron tek mjetet financiare, ngase nuk dihet se sa do të jetë i gatshëm Milani ta fitojë këtë betejë në konkurrencë me skuadrat angleze dhe spanjolle, të cilat momentalisht ndodhet në gjendje shumë më të mirë financiare. Fabiano ka kontratë të vlefshme me Sevilën deri në vitin 2011, kurse në kontratën e tij ekziston klauzola e dëmshpërblimit në rast të shkëputjes së kontratës në vlerë prej 30 milionë euro. Përveç Fabianos, Milani ka shprehur interesim edhe për shërbimet e sulmuesit togolez të Arsenalit, Emanuel Adebajor.
citti_barca
citti_barca
V.I.P
V.I.P

Numri i postimeve : 427
Registration date : 08/05/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Share this post on: reddit
- Similar topics

 :: News.... :: Sport

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi