Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nxehja e iPhone 3GS dëshpëron shfrytëzuesit

Shko poshtë

02072009

Mesazh 

Nxehja e iPhone 3GS dëshpëron shfrytëzuesit Empty Nxehja e iPhone 3GS dëshpëron shfrytëzuesit




Nxehja e iPhone 3GS dëshpëron shfrytëzuesit F.0701123203603_m

Shumë shfrytëzues të iPhone 3GS ankohen në nxehjen e telefonit të ri të mençur dhe në shikim të parë të përsosur të kompanisë Apple, shkruan gazeta britanike “The Telegraph”.

Edhe pse është dy herë më i shpejt sesa paraardhësi i tij, me opsione të avancuara, fotoaparat më të mirë dhe mundësi të incizimit të përmbajtjeve video, iPhone i ri duket të ketë edhe një të metë të madhe.

Shumë përdorues të iPhone 3GS i kanë drejtuar akuza kompanisë për nxehjen e telefonit, derisa disa tjerë pohojnë se nuk mund ta prekin fare e as ta bartin në xhep, si dhe nuk guxojnë ta mbështesin për veshi për të kryer një bisedë telefonike.

Nxehja e pajisjes është më e theksuara gjatë përdorimit të mekanizmave të saj për navigacion, teknologjisë GPS e cila mundëson gjetjen e vendeve të caktuara dhe jep udhëzime për vendin ku gjendet shfrytëzuesi.

Nxehja e iPhone 3GS dëshpëron shfrytëzuesit Iphone3gs1

Në të njëjtën kohë, iPhone 3GS nxehet pamasë edhe gjatë luajtjes së lojërave, derisa bateria e tij shpenzohet shumë më shpejt se tek paraardhësi i tij, edhe pse është paralajmëruar se ajo do të jetë më e qëndrueshme, kanë shkruar shfrytëzuesit e dëshpëruar të iPhone 3GS në forumin e shfrytëzuesve të kompanisë Apple.

Disa ekspertë besojnë se janë pikërisht bateritë ato të cilat janë fajtore për nxehjen e pajisjes, dhe se problemi mund të zgjidhet me përmirësimin e kualitetit të tyre.

Nga kompania Apple nuk kanë dashur të komentojnë pohimet e shfrytëzuesve.
mendy
mendy
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 1062
Registration date : 19/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi