Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dhjetë luftanijet më të famshme në histori

Shko poshtë

Dhjetë luftanijet më të famshme në histori Empty Dhjetë luftanijet më të famshme në histori

Mesazh nga floroS Thu Sep 24, 2009 2:59 pm

Ato nuk u kanë mbijetuar gjithë betejave detare, në të cilat janë përfshirë, por të dhjeta këto luftanije kanë ndryshuar rrjedhën e historisë, jo vetëm detare. Qëkur njerëzimi ka filluar të eksplorojë oqeanet e botës, ne gjithashtu kemi filluar të luftojmë për to. Anijet ishin ato që e bënë ndryshimin në shumë prej konflikteve të hershme, por vetëm pak prej tyre kanë arritur të klasifikohen në fondin e artë të luftanijeve më të mëdha të të gjitha kohërave. Këto luftanije, jo vetëm që kanë parë beteja pafund, por në shumë raste kanë pasur një impakt të tillë në konflikt, saqë prania e tyre ka nënkuptuar fitore ose humbje.
"HMS Victory", mund të jetë luftanija më e vjetër në punë dhe sot e kësaj dite, por "HMS Victory" nuk ka qenë aspak e kërrusur në ditët e saj. Ajo komandohej nga admirali që konsiderohet si më i madhi i të gjitha kohërave, Lord Nelson dhe madje, edhe pasi ai humbi jetën në betejën e Trafalgarit, "Victory" mbante firmën e tij, e asnjë s'mund të drejtonte atë, pavarësisht fatkeqësive në bordin e saj. Gjatë ditëve të saj të lavdishme, "USS Constitution" konsiderohej si fregata më e madhe dhe më e armatosur që ekzistonte. Bëma e saj më e famshme ishte gjatë luftës, në vitin 1812m kur ajo u përplas me "HMS Guerriere". Duke pësuar goditje të rënda, kapiteni i saj priti deri sa anijet u afruan, përpara se të urdhëronte një sulm të plotë në bord. "USS Enterprise" ka qenë tmerri i forcave japoneze në Luftën e Dytë Botërore. Ajo ka shërbyer në çdo operacion të madh kundër japonezëve. Kjo luftanije është raportuar gabimisht si e mbytur, tre herë nga japonezët, por kur ajo dëmtohej nga kamikazët, nuk zhdukej, thjesht kthehej në bazë për t'u riparuar. Ajo ka marrë 20 yje betejash, duke u bërë anija më e dekoruar në historinë amerikane. "Bismarck" ishte ylli gjerman i vdekjes në dete. E karikuar me 50,900 ton municione, ajo ishte anija më e madhe e kohës. Shpejtësia e saj mund t'ia kalonte çdo anijeje aleate pa shumë përpjekje, ndërkohë që armatimet e saj mund të asgjësonin çdo flotë që i dilte përpara. Kjo u provua kur "Bismarck" u ndesh me anijen britanike "HMS Hood" gjatë betejës në Rripin e Danimarkës, të cilën e shkatërroi krejtësisht. Kur luftanija britanike "HMS Dreadnought" doli në ujëra në vitin 1906, jo vetëm që thelloi dominancën angleze të deteve por gjithashtu bëri një revolucion aq në mënyrën e të luftuar, saqë krijoi një garë armësh në gjithë botën. Kjo për arsye se kjo luftanije ishte e para që përdori një bateri të plotë mitralozash, në vend të disa mitralozave të mëdhenj që përdoreshin si bateri për armët më të vogla.

HMS Victory
Doli në det: 7 maj 1765

Ajo mund të jetë luftanija më e vjetër në punë dhe sot e kësaj dite, por "HMS Victory" nuk ka qenë aspak e kërrusur në ditët e saj. Ajo komandohej nga admirali që konsiderohet si më i madhi i të gjitha kohërave, Lord Nelson dhe madje, edhe pasi ai humbi jetën në betejën e Trafalgarit, "Victory" mbante firmën e tij, e asnjë s'mund të drejtonte atë, pavarësisht fatkeqësive në bordin e saj.

USS Constitution
Doli në det: 21 tetor 1797

Gjatë ditëve të saj të lavdishme ajo konsiderohej si fregata më e madhe dhe më e armatosur që ekzistonte. Bëma e saj më e famshme ishte gjatë luftës, në vitin 1812m kur ajo u përplas me "HMS Guerriere". Duke pësuar goditje të rënda, kapiteni i saj priti deri sa anijet u afruan, përpara se të urdhëronte një sulm të plotë në bord.

"HMS Bounty"
Doli në det: 1787

Kjo luftanije është e njohur për kryengritjen fatkeqe në bordin e saj. Ekuipazhi i anijes donte të njihej më nga afër me gratë e Tahitit, ndaj dhe e rrëzuan kapitetin William Bligh nga posti. Ky është një prej momenteve më të famshme në historinë detare dhe është bërë subjekt i shumë filmave të ndryshëm, në një prej tyre interpreton dhe Marlon Brando.

"USS Enterprise"
Doli në det: 3 tetor 1936

Kjo luftanije ka qenë tmerri i forcave japoneze në Luftën e Dytë Botërore. Ajo ka shërbyer në çdo operacion të madh kundër japonezëve. Kjo luftanije është raportuar gabimisht si e mbytur, tre herë nga japonezët, por kur ajo dëmtohej nga kamikazët, nuk zhdukej, thjesht kthehej në bazë për t'u riparuar. Ajo ka marrë 20 yje betejash, duke u bërë anija më e dekoruar në historinë amerikane.

"Bismarck"
Doli në det: 14 shkurt 1939

"Bismarck" ishte ylli gjerman i vdekjes në dete. E karikuar me 50,900 ton municione, ajo ishte anija më e madhe e kohës. Shpejtësia e saj mund t'ia kalonte çdo anijeje aleate pa shumë përpjekje, ndërkohë që armatimet e saj mund të asgjësonin çdo flotë që i dilte përpara. Kjo u provua kur "Bismarck" u ndesh me anijen britanike "HMS Hood" gjatë betejës në Rripin e Danimarkës, të cilën e shkatërroi krejtësisht.

"HMS Dreadnought"
Doli në det: 10 shkurt 1906

Kur luftanija britanike doli në ujëra në vitin 1906, jo vetëm që thelloi dominancën angleze të deteve por gjithashtu bëri një revolucion aq në mënyrën e të luftuar, saqë krijoi një garë armësh në gjithë botën. Kjo për arsye se kjo luftanije ishte e para që përdori një bateri të plotë mitralozash, në vend të disa mitralozave të mëdhenj që përdoreshin si bateri për armët më të vogla.

"USS Monitor"
Doli në det: 30 janar 1862

Kjo luftanije ishte hapi i parë i marinës amerikane drejt skicimit të pajisjeve moderne të luftës. Ajo u testua në betejë, kur u përplas me anijen prej hekuri "CSS Virginia" në betejën e Hampton Roads. Edhe pse beteja përfundoi në rrugë qorre, luftanija "Monitor" arriti ta pengonte "CSS" Virginia që të thyente bllokadën.

"USS Arizona"
Doli në det: 19 janar 1915

Kjo luftanije ishte simboli i marinës amerikane për gjysmën e parë të shekullit të njëzetë. "USS Arizona" shërbeu me nder në Luftën e Parë Botërore, madje dhe për të transportuar presidentin, Woodrow Wilson në Konferencën e Paqes në Paris. Sidoqoftë, heroizmi i vërtetë i "Arizona" u shfaq më shumë në mënyrën si u mbyt, në sulmin japonez në "Pearl Harbor".

Santisma Trinidad
Doli në det: 3 maj 1769

"Santisma Trinidad" është një nga katër anijet e ndërtuara për të qenë një prej luftanijeve më të mëdha në botë. Kjo luftanije kishte 140 mitralozë dhe udhëhiqte flotën spanjolle në kapjen e 51 anijeve angleze gjatë Luftës Amerikane për Pavarësi. Edhe kur gjysma e ekuipazhit u vranë ajo arriti t'i shpëtonte pesë anijeve angleze.

"The Yamato"
Doli në det: 8 gusht 1940

Më shumë se 60 vite pasi u ndërtua, luftanija legjendare japoneze akoma konkurron për titullin e luftanijes më të madhe të gjithë kohërave. Në bordin e saj ndodheshin 72.800 tonë municion në gjendje lufte. Dobësia e saj e vetme ishte paaftësia për të përballuar sulmet ajrore. Por sidoqoftë, ajo mbetet një simbol i forcës japoneze.
floroS
floroS
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 1981
Age : 30
Location : Milkyway
Registration date : 12/03/2009

http://htttp://youtube.com/floros93

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi