Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Degët e fizikës

Shko poshtë

Degët e fizikës Empty Degët e fizikës

Mesazh nga floroS Sun Mar 22, 2009 2:09 am

Edhe pse fizika prfshin një kategori të gjerë fenomenesh, deget themelore të fizikës janë mekanika klasike, elektromagnetizmi (i cili përfshin optikën), relativiteti, termodinamika, dhe mekanika kuantike.
Seicila nga këto teori është testuar nga eksperimente të shumta dhe
është provuar si e saktë në fushën e aplikimit të saj. Për shembull, mekanika klasike
përshkuan në mënyrë korrekte lëvizjen e trupave në jetën e përditshme,
megjithatë ajo nuk mund të aplikohet në shkallën atomike, atje ajo
zëvendesohet nga mekanika kuantike, ndërsa për shpejtësi të krahasueshme me shpejtësinë e dritës, efektet relativistike
bëhen më të rëndësishme. Edhe pse këto teori kuptohen shume mirë ato
vazhdojnë të jenë fusha kërkimore — për shembull, një aspekt i
rëndësishëm i mekanikës klasike e njohur si teoria e kaosit
u zhvillua në shekullin e 20-te, tre shekuj pas formulimt origjinal të
mekanikës nga Isak Njutoni (1642–1727). Teoritë themelore formojnë një
bazë per studimin dhe kërkimin e temave më të specializuara. Një tabelë
me këto teori, së bashku me konceptet që ato përdorin, mund të gjendet këtu.
floroS
floroS
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 1981
Age : 30
Location : Milkyway
Registration date : 12/03/2009

http://htttp://youtube.com/floros93

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi