Ora është Thu May 16, 2024 3:20 am

Kuriozitete

 :: News.... :: Kuriozitete

  • Temat
  • 11052009
    Londër, 27 tetor MIA - Në Angli janë lindur binjakët Lejtoni dhe Kejdoni prej të cilëve njëri ka ngjyrë të bardhë të lëkurës ndërsa tjetri të zezë që sipas mjekëve, ndodh një herë në një milion raste kur prindërit kanë ngjyrë të ndryshme të lëkurës.

    "Pas lindjes ishin të njejtë, ndërsa pastaj prej ditës në ditë filloi të ndryshohet ngjyrën e lekurës së tyre. Ndonjëherë e gjithë kjo është qesharake, sepse njërëzit nuk besojnë se bëhet fjalë për binjakë të cilët kanë prindër të njejtë", deklaroi e ëma e tyre 27 vjeçarja Keri Riçardson.

    Kejdoni e ka trashëguar gjenin...

    nga floroS - Komentet: 61 - Shikime: 3714
  • 03052009
    Ketu mund te lexoni kuriozitete te ndryshme :


    1 Sikur uji i deteve te kthehej ne kripe
    Sikur nga te gjithe ujerat e deteve dhe oqeaneve te nxirrej kripa,me te do te mbulohej gjithe siperfaqja e tokes sone me nje shtrese prej rreth 130 metrash.
    --------------------------------------------------------------------------------
    2 2 Prejardhja e emrit "tenis"
    Fjala tenis eshte shkruar ne anglisht dhe anglezet e kane marre nga frengjishtja.Kur fillonte loja dhe njeri gjuante me rrakete para se topi te hidhej i thoshte kundershtarit:"tenez" qe do...

    nga floroS - Komentet: 216 - Shikime: 11770
  • 30042009
    Nje grua angleze 48-vjecare, Caroline Cartwright, ka perfunduar ne burg, pasi kishte injoruar nje urdher, qe nuk e lejonte te bente zhurme gjate raporteve seksuale me bashkeshortin.

    Fqinjet e saj ishin ankuar disa here tek autoritetet se shtrati i ciftit perplasej me zhurme pas murit, ndersa degjoheshin edhe zhurma te padurueshme. Qe prej 17 prillit, Caterine ishte urdheruar te ishte e qete gjate kohes qe kryente marredhenie me te shoqin. Por tre here brenda 10 diteve gruaja ka shqetesuar fqinjet, madje ne oret e para te mengjesit.

    Policia konstatoi se ishte thyer urdheri...

    nga floroS - Komentet: 0 - Shikime: 414
  • 30042009
    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama javën e kaluar ishte për vizitë zyrtare në Meksikë, derisa nëpër muzeun e qytetit e ka udhëzuar Felipe Solis, i cili vetëm një ditë më pas ka vdekur nga simptomat e gripit të derrave.

    Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Robert Gibbs ka thënë se Obama ndjehet mirë si dhe është mirë me shëndet.

    Ai ka shtuar se SHBA-të me kujdes është ndjekur këtë sëmundje e cila ka marrë mbi 80 jetë njerëzish në Meksikë. Në SHBA deri më tani janë shënuar 11 raste të infektimit me këtë grip.

    nga floroS - Komentet: 0 - Shikime: 420
  • 30042009
    Për të zvogëluar shpenzimet për 1.5 milionë dollarë, kopshti zoologjik në Bronx përveç të punësuarve do të duhet të largojë edhe disa nga kafshët e tij.

    Kopshti zoologjik i Bronxit në New York për shkak të deficitit prej 15 milionë dollarësh është shtyrë që të heq qafë edhe disa prej kafshëve.

    Në listën e kafshëve janë përfshirë edhe disa prej atyre që kushtojnë më pak për t'u “mirëmbajtur”.

    nga floroS - Komentet: 0 - Shikime: 519
  • 26042009
    Qyteti japonez i Jokohamës këtë fundjavë e shënoi 150 vjetorin e hapjes së tij drejt Perëndimit me një parakalim spektakolar dhe për disa vizitorë pak frikësues të cilin e shkaktoi një merimangë mekanike. Projekti i quajtur “La mashin”, është vepër e artistëve, disenjatorëve dhe mekanikëve francezë. Merimanga është e lartë 12 metra dhe peshon 37 tonë, kurse është punuar nga metali dhe druri.
    “Makina dukej aq e fuqishme sa që vajza ime u frikësua dhe filloi të qajë”, tha nëna Eriko.
    “Po argëtohem shumë mirë, jam i befasuar nga madhësia e merimangës”,...

    nga fisnik - Komentet: 0 - Shikime: 387
  • 25042009
    Pothuajse secila vajzë ëndërron për martesën e saj ideale. Christine England ëndrrën e saj e ka shndërruar në realitet dhe është martuar si princesha Fiona për Shrekun e saj, 44-vjeçarin Keith Green.

    Keith e Christine kanë kaluar tri orë në grim para se të nisen drejt altarit, mu sikur rolet nga filmi i animuar jashtëzakonisht të popullarizuar - Shrek.

    Zotëriu Green dhe nusja e tij 40-vjeçare, janë ngjyrosur në të gjelbër dhe kanë veshur rroba sikur ato në film dhe kanë thënë PO-në e tyre. Edhe 100 të krushqit e ftuar janë veshur sikur rolet tjera nga filmi i animuar.

    nga floroS - Komentet: 0 - Shikime: 390
  • 25042009
    Një mjeshtër amerikan për rregullimin e parkingjeve me orëmatës për një vit ka vjedhur nga këto makina 170.000 dollarë dhe i ka ruajtur “paratë e imëta” në shtëpinë e tij jo larg Uashingtonit, derisa nuk e ka arrestuar policia.

    "Kurrë më parë nuk kam marrë më shumë para gjatë një kontrolli shtëpiak", ka thënë për gazetën Washington Post udhëheqësi policor Sharam Fard nga Alexandria në Virginia.

    Policia e ka gjetur “minierën e arit” të 61-vjeçarit William Fell pas përcjelljes së tij që prej janarit të këtij viti. Disa tonë të monedhave janë...

    nga floroS - Komentet: 0 - Shikime: 409
  • 25042009
    Polici gjerman vjedh bankën
    As gjermanët nuk janë më si dikur! Një polic ka vjedhur bankën në qytezën gjermane Angelbachtal, rreth 50 kilometra në veriperëndim të Karlsruhes, ka njoftuar policia.

    Mashkulli pesëdhjetëvjeçar ka hyrë në bankë, ka nxjerrë revolen e tij policore dhe ka kërkuar para të thata. Pas kësaj ka ikur me disa mijëra euro.

    Polici është kapur shumë pak kohë pas plaçkitjes dhe ka pranuar krimin. Tani është në paraburgim derisa policia po hulumton nëse ai është i përzier në veprime tjera të paligjshme.

    nga floroS - Komentet: 0 - Shikime: 389
  • 25042009
    Vetmia dhe dëshira që së paku nëpërmes internetit t’ia gjej vetes një dashnore e kanë shtyre një agjent të Shërbimit inteligjent sllovak (SHIS) të harroj kujdesin dhe ligjin, prandaj ka publikuar fotografinë e tij në njërin prej portaleve lokale për njohje me femra.

    Për fatin e tij të keq profilin e përdoruesit "dodi4321" në atë portal dhe fotografitë e mashkullit të ri në rroba të prera mirë nuk i kanë parë vetëm dashnoret potenciale, por edhe kolegët e tij të punës të cilët automatikisht e kanë paraqitur tek drejtori i SHIS-it.

    Ndryshe, agjenti, siç shkruan...

    nga floroS - Komentet: 0 - Shikime: 415
  • 25042009
    Gjykatësi spanjoll ka dënuar një delikuent të ri me kthim në bankat e shkollës, sepse gjatë gjykimit është dëshmuar se është analfabet, prandaj është “dënuar” me ndjekje të kursit gjashtëmujor mësimor.

    I riu 17-vjeçar, nga fshati në krahinën jugore Granada, është gjykuar për vjedhje të qenit të cilin pas lutjes së pronarit e kishte kthyer.

    Gjatë gjykimit ka dalë në pah se i riu është analfabet, edhe pse kishte ndjekur shkollën 11 vjet.

    "Djemtë e tillë janë shumë të lëndueshëm dhe janë të ekspozuar ndaj ndikimeve të këqija", ka thënë gjykatësi...

    nga floroS - Komentet: 0 - Shikime: 440
  • 23042009
    Shidaoksin nuk është një prift i rëndomtë budist, ai gjithashtu është këngëtar i muzikës pop. Prifti këngëtar ka hedhur në treg një album dhe dy këngë pas vajtjes në Pekin.

    nga visar - Komentet: 0 - Shikime: 399
  • 23042009
    E tmerrshme për çdo hajn, por edhe zbavitëse për çdokënd që dëshiron të sheh shfaqjen me qenë, të trajnuar nga forcat izraelite të sigurimit. Duke kërcyer nga helikopteri, i cili fluturonte mbi stadium, jo vetëm që arrinin të qëndronin në katër këmbë por edhe me mjeshtëri e neutralizonin njeriun, i cili aktronte si hajn.

    nga visar - Komentet: 0 - Shikime: 396
  • 23042009
    Miku më besnik i njeriut, qeni, duket se e ka pësuar keq. Kafshët shtëpiake në përgjithësi, po lihen në harresë e madje po braktisen për shkak të recesionit ekonomik. Impakti fatal i rënies ekonomike ka bërë që shumë familje, ti nxjerrin jashtë kafshët e tyre, duke i dorëzuar në strehimore. Në SHBA, qytetarët e pyetur thonë se nuk mund tu shtojnë sakrificave të tyre për ti mbijetuar krizës, edhe një sakrificë më shumë, për mbajtjen e kafshëve shtëpiake. Fatkeqësisht kafshët ndonjëherë përfundojnë si qen endacakë. Më të prekura nga ky fenomen, janë New Jersey, Detroit, Las Vegas dhe Atlanta.

    nga visar - Komentet: 0 - Shikime: 377
  • 23042009
    Nju Jorkezi Ashrita Furman ka vendosur rekordin e 100 botëror. Ai organizoi me sukses leximin e të njëjtës poezi në 111 gjuhë të ndryshme të botës, duke rrëmbyer kështu, një tjetër rekord Guinness. Furman, mbetet kështu, njeriu i vetëm me më shumë rekorde botërore. Ai lexoi në Manhatan, poezinë ‘E çmueshmja’ të filozofit indian dhe spiritualistit Sri Chinmoy, duke dashur të shpaloste edhe mesazhin për paqe dhe unitet në botë, atë që përbënte edhe lajtmotivin e poezisë.

    nga visar - Komentet: 0 - Shikime: 372
  • 23042009
    Arkeologët në kërkim të varrit të Mark Antonit dhe Kleopatrës janë në rrugë të mbarë. Kështu bëri të ditur Këshilli i Lartë i Antikitetit Egjiptian, sipas të cilit, ekzistojnë tre vende të mundshme ku mund të ndodhet varri i dy të dashuruarve të njohur, pranë një tempulli në perëndim të Aleksandrisë. Këto vende u identifikuan në sajë të një radari special. Arkeologët janë bazuar në shkrimet e Plutarkut, ku thuhet se Kleopatra është varrosur bashkë me një nga trashëgimtarët e perandorisë romake, Mark Antonin. Të dy, mbretëruan në Egjipt rreth 2 000 vjet më parë.

    nga visar - Komentet: 0 - Shikime: 460
  • 23042009
    Qyteti japonez i Jokohamës këtë fundjavë e shënoi 150 vjetorin e hapjes së tij drejt Perëndimit me një parakalim spektakolar dhe për disa vizitorë pak frikësues të cilin e shkaktoi një merimangë mekanike. Projekti i quajtur “La mashin”, është vepër e artistëve, disenjatorëve dhe mekanikëve francezë. Merimanga është e lartë 12 metra dhe peshon 37 tonë, kurse është punuar nga metali dhe druri.
    “Makina dukej aq e fuqishme sa që vajza ime u frikësua dhe filloi të qajë”, tha nëna Eriko.
    “Po argëtohem shumë mirë, jam i befasuar nga madhësia e merimangës”,...

    nga visar - Komentet: 0 - Shikime: 354
  • 23042009
    Ministri britanik i sportit dhe edukatës fizike Endi Barnhem harroi çantën e tij me dokumente në tren. Sipas të dhënave të javores gjermane Shpigel, çanta është gjetur nga një udhëtar, i cili e kishte dërguar atë në policinë e Glazgout. Ministri mbrëmë kërkoi falje për pakujdesinë. Shefi i repartit anti terrorist të Britanisë së Madhe, Robert Kuik, para dy javëve dha dorëheqje nga funksioni pasi ishte i fotografuar me dokumente sekrete duke dalë nga makina e tij. Nga fotot shiheshin emrat e agjentëve dhe detajet e operacioneve të planifikuara.

    nga visar - Komentet: 0 - Shikime: 368
  • 23042009
    Në Londër në një bar është bërë traditë mënyra e re e konsumimit të alkoolit. Londinezët tani mund të thithin alkool në vend që ta pinë atë.
    Për shtatë dollarë vizitorëve u jepet veshje speciale mbrojtëse me të cilën mund të depërtojnë në retë e formuara nga kokteji i xhinit skocez Hendrick dhe ujit tonik.
    “Puna jonë është pikërisht të marrim xhin dhe tonik, ta shndërrojmë në avull duke përdorur teknologjinë industriale dhe kështu formohen retë nga alkooli”, deklaroi Sam Bompas, organizator.
    Vizitorëve u lejohet të qëndrojnë në bar për maksimum një orë. Por edhe vet konsumimi...

    nga visar - Komentet: 0 - Shikime: 441
  • 23042009
    “Një buzëqeshje vezulluese”, ky është premtimi i shumë produkteve për zbardhimin e dhëmbëve që mund të blihen në farmaci. Por së bashku me dyshimin e rezultatit, është edhe një efekt i dytë jo më pak i rëndësishëm: dëmtimi i smaltit. Lajmi vjen nga një studim i publikuar në revistën “Journal of Dentistry”, që, sipas tij, duhet të bëjmë kujdes me disa produkte, veçanërisht ato të “kategorisë së parë”, të cilat përmbajnë formula të rrezikshme. Studiuesit e “Ohio State University” (SHBA) kanë zbuluar se këto lloj produktesh, edhe pse nuk mund të dallohen...

    nga lirim - Komentet: 0 - Shikime: 453
  • 22042009
    ...

    nga floroS - Komentet: 0 - Shikime: 378
  • 22042009
    Një angleze pasionante është dënuar për shkak të seksit me zë të lartë gjatë marrëdhënies me bashkëshortin e saj.

    Britmat e saj “u kanë ardhur në maje të hundës” fqinjëve të shurdhër, prandaj edhe i kanë lajmëruar në polici.

    47-vjeçarja Randy Caroline Cartwright herën tjetër gjatë kohës së seksit do të mendojë për britmat dhe ulërimat e saj sepse deri më tash ishte çliruar aq shumë sa që ka rënë në telashe me fqinjët e saj. Në fakt, ajo është dënuar me 500 funte dhe i është bërë një vërejtje.

    Fqinjët janë ankuar për një vit rresht në zhurmën e cila vinte...

    nga floroS - Komentet: 0 - Shikime: 601
  • 22042009
    Ndeshja e futbollit të ligës së tretë argjentinase, e cila të dielën është dashur të luhet në mes të Alumni de Villas dhe Racing de Cordoba, është vonuar për shkak të mosardhjes së arbitrit.

    Siç shkruan agjencia e lajmeve Reuters, e cila thirret në burime brenda klubit, arbitri Ariel Montero kishte fjetur në shtëpinë e tij, rreth 650 kilometra larg nga vendi ku duhej të referonte.

    Kolegët e brengosur e kanë thirrur dy orë më herët para fillimit të ndeshjes dhe kanë arritur ta zgjojnë, por nuk ka pasur gjasa që ai të arrijë në stadium.

    Gazeta argjentinase “Claris”...

    nga floroS - Komentet: 0 - Shikime: 383
  • 22042009
    Një mësuese anonime 47-vjeçare nga shkolla e mesme amerikane Edgewood e Hamiltonit ka pranuar se ka dërguar katër nxënëse në klubin e striptizit të meshkujve.

    Zëdhënësi i shkollës Bill Solazzo ka thënë se mësuesja ka dhënë dorëheqje nga puna me anë të e-mailit.

    Mësuesja u ka shkruar të punësuarve të shkollës se vajzat, të gjitha nxitëse tifozësh, kanë kërkuar nga ajo t’i dërgoj në bar striptizi. Ajo ka pohuar se ka pasur lejen e prindërve se vajzat prej 17 e 18 vjeç mund t’i dërgojë në bar.

    Mësuesja ka ligjëruar marketing dhe ka qenë trajnuese e nxitëseve...

    nga floroS - Komentet: 0 - Shikime: 406
  • 22042009
    Studimi i parë për të matur gjatësinë e vërtetë të Murit kinez ka dëshmuar se ky ndërtim është pothuajse 4.000 kilometra më i gjatë sesa që është menduar deri më tani.

    Studimi gjeodezik i qeverisë, i cili ka zgjatur dy vite, ka dëshmuar se Muri kinez shtrihet në 8.850 kilometra, derisa është besuar se është i gjatë rreth pesë mijë kilometra. Gjatësia e mëhershme e murit kryesisht është marrë nga të dhënat parahistorike, mirëpo asnjëherë në kohërat më të reja nuk është matur zyrtarisht.

    Teknologjia infra e kuqe dhe ajo GPS ka ndihmuar në gjetjen e disa pjesëve të murit të cilat...

    nga floroS - Komentet: 0 - Shikime: 796
  • 22042009
    Një i punësuar i cili ka ardhur në kërkesë të klientit për t’ia rregulluar lidhjen e internetit ka parë më shumë se sa që e ka pritur. Në fakt, klienti i rrjetit “rastësisht” ia ka treguar gjenitalet.

    Chris Philip Trikes nga Michigan ka gjetur një mënyrë të çuditshme për t’u bërë nervoz. Pasi që ka lajmëruar se lidhja e tij e internetit është e ngadalshme, të punësuarit i cili ka ardhur të kontrollojë defektin ia ka shfaqur pjesët e tij intime, shkruan portali britanik Metro.

    Për shkak të shfaqjes së gjenitaleve ka përfunduar në gjykatë, e se çfarë...

    nga floroS - Komentet: 0 - Shikime: 381
  • 22042009
    Një holandez i shokuar ka pasur çfarë të shoh kur e ka kafshuar çokolatën e tij. Në mes të radhëve të napolitankës dhe çokolatës është shfaqur fytyra e Krishtit.

    Adhuruesi i çokolatave nuk ka vazhduar ta hajë KitKat-in e tij pasi që në të është shfaqur fytyra e Krishtit. Kjo pamje e pabesueshme, që bëhet edhe më interesante është paraqitur në të Premten e madhe.

    "Kam qenë i shokuar. Sapo e kafshova çokolatën pashë fytyrën e Krishtit në të", ka zbuluar holandezi i befasuar për mediat vendase.

    nga floroS - Komentet: 0 - Shikime: 418
  • 22042009
    Kryeministri i Danimarkës Lars Løkke Rasmussen do të niset me biçikletë nga Danimarka për në Paris, me një grup të biçiklistëve danez, për të mbledhur mjete financiare për fëmijët të sëmurë nga kanceri, kanë njoftuar organizatorët e aksionit.

    Rasmussen, i cili ka filluar punën si kryeministër këtë muaj, do të niset më 18 korrik së bashku me 275 biçiklistë nga qyteti Ringe, në Danimarkë, për në rrugën e gjatë 1.200 kilometra deri në Paris, ka thënë koordinatorja e ekipit biçiklistik Karin Blok-Bergsted.

    Gjatë rrugës për në Paris biçiklistët do të kalojnë nëpër Gjermani, Holandë,...

    nga floroS - Komentet: 0 - Shikime: 423
  • 22042009
    Djaloshi katërvjeçar i cili ka rënë nga lartësia prej 30 metrash ka mbijetuar vetëm me lëndime të lehta, gërvishtje dhe mavijosje.

    Saad Mohamad Shehzad ka rënë prej 30 metrash nga banesa e prindërve të tij në Abu Dhabi në një automjet të parkuar të tipit Lexus.

    Djaloshi është ngjitur në karrige në afërsi të dritares së hapur dhe ka provuar të mbështet në xham, por nuk e ka vërejtur që dritarja është çelë.

    Pas rënies, ai ka qëndruar për pesë minuta pa vetëdije, ndërsa pas këndelljes ka filluar të qajë.

    Mjekët e kanë mbajtur në spital dhe e kanë përcjellë...

    nga floroS - Komentet: 0 - Shikime: 425
  • 22042009
    Mëngjesi, dreka e darka në McDonald’s sigurisht nuk është ushqim të cilin ndokush do t’ia preferonte njeriut që dëshiron të heq kilogramët e tepërt. Mirëpo, 40-vjeçari Doug Logeais, i varur nga ushqimi i shpejtë në McDonald's, ka arritur që me këtë lloj ushqimi të heq madje shtatë kilogramë.

    Një muaj ditë është ushqyer me “ushqim të shëndoshë” nga McDonald's, e në menynë e tij kryesisht janë gjetur sallatat. Megjithatë, një herë në javë ia ka lejuar vetes ndonjë ëmbëlsirë, e në tërësi ka hequr dorë nga patateve të skuqura, të cilat përndryshe i adhuron. Natyrisht,...

    nga floroS - Komentet: 0 - Shikime: 361
  • 22042009
    Angazhon fqinjin steril për t’ia lënë gruan shtatzënë
    Gjermani steril ka angazhuar fqinjin për t’ia barrësuar gruan e tij. Pas 72 tentimesh, e ka kuptuar se edhe ai ishte steril, ndërsa me gruan e tij ai veçmë kishte dy fëmijë...

    Gjykatësi gjerman nga qyteti i Stuttgartit aktualisht është duke tentuar të marrë një vendim për rastin në të cilin një mashkull e ka angazhuar fqinjin për t’ia barrësuar gruan e tij.

    Burri 29-vjeçar Demetrius Soupolos dhe gruaja e tij, ish mis me emrin Traut, kanë tentuar të bëhen me fëmijë. Megjithatë, mjekët u kanë thënë...

    nga floroS - Komentet: 0 - Shikime: 436
  • 22042009
    Javen e kaluar në një ankand të zhvilluar në Japoni, një shalqin u shit për shumën e 6100 dollarëve amerikanë, duke thyer kështu çdo rekord të mëparshëm. Me këtë çmim, padyshim që ky shalqin është më i shtrenjti në Japoni e ndoshta dhe në botë.
    Shlaqini i kushtueshëm, në Japoni përdoret vetëm nga një klasë e pasur njërëzish dhe konsiderohet si një dhuratë e bukur. Ky rekord vjen menjëherë pas shitjes tjetër më të hershme në Japoni, kur disa shalqij të llojit “Yabari” (pjepër - kantaloupe) thyen rekorin me 23.000 dollarë amerikanë. Shalqini peshon 7.7 kilogram dhe ka lëkurë të zezë....

    nga lirim - Komentet: 0 - Shikime: 462
  • 19042009
    ...

    nga donbeco - Komentet: 0 - Shikime: 398
  • 19042009
    Një grua njoftoi policinë në Kinë, kur bashkëshorti refuzoi t’ia ngrohë këmbët. Polici Xiao Deng, nga Ningbo, thotë se mori dy telefonata pasuese nga një grua që ankohej se burri nuk po bënte çfarë donte ajo, ndërsa telefonata tjetër nga bashkëshorti që thonte se gruaja kërkonte shumë. Deng shkoi në apartamentin e tyre për ta zgjidhur çështjen, por e gjeti çiftin ende në grindje. Ai thotë se burri i tha: “A ke parë ndonjëherë grua të tillë? Ajo mi vuri këmbët e ftohta në bark dhe më bëri me dhimbje?”. Polici e bindi se ishte detyra e burrit t’ia ngrohte këmbët gruas, por...

    nga donbeco - Komentet: 0 - Shikime: 420
  • 19042009
    Një grua nga Beaumont pretendon se doktor Howard Wilcox u tregua kaq i ashpër me të, sa ajo pësoi infarkt në zyrën e tij. Sipas padisë, Amy Michelle Modica shkoi në zyrën e doktorit disa javë më parë për t’u ankuar nga probleme qarkullimi. “Kisha probleme me kyçet kur flija dhe nuk ndihesha mirë”, thotë ajo në padi. “Kur tentova t’ia shpjegoja simptomat doktorit, ai më tha se mund të pësoja infarkt. Në ato momente më ra infarkti”, thotë ajo. Ajo pretendon se gjithçka mund të ishte shmangur nëse doktori do të sillej si profesionist dhe nuk do t’ia komunikonte...

    nga donbeco - Komentet: 0 - Shikime: 405
  • 19042009
    Studentët e informatikës në universitetit në Postdam të Gjermanisë do të mësojnë se si të shkruajnë mesazhe dhe imeile flirtuese, derisa do të marrin edhe këshilla se si t’u lënë mbresa njerëzve kur të përballen me refuzim. Philip von Senftleben, autor dhe udhëheqës i skuadrës që do merret me studentët, ka thënë se puna e tij është t’i mësojë “se si të bëjnë zemrën e tjerëve të rrahë, ndërsa e tyrja të mbetet e qetë”. Studentët në ligjërata do të mësojnë edhe për gjuhën e trupit, paraqitjet publike, menaxhimin e stresit dhe aftësitë për të gënjyer.

    nga donbeco - Komentet: 0 - Shikime: 590
  • 19042009
    Një djalosh nga Kili tentoi t’i marrë 80 mijë dollarë gjyshesh 82-vjeçare, duke maskuar të dashurën 21-vjeçare si grua e moshuar. Së bashku shkuan në bankë të tërhiqnin para. Nipi kishte falsifikuar kartën e identitetit të gjyshes dhe e dashura e tij mbante maskë plastike. Ata mund të ishin larguar nëse një punonjës i bankës nuk do të kishte telefonuar në shtëpinë e gjyshes. Në këtë mënyrë mësoi se ajo ishte larguar për tek të afërmit në Venezuelë. “Ajo u soll si një grua e moshuar dhe lëvizte po njësoj. Ishte aktore e mirë”, thotë stafi.

    nga donbeco - Komentet: 0 - Shikime: 419
  • 19042009
    Zjarrfikësit gjermanë janë cilësuar si më të këqijtë në botë, duke qenë se stacioni i tyre u mori flakë. Të gjashtë makinat u dogjën, duke shkaktuar kështu një dëm prej 3 milionë paundësh. Rreth 250 zjarrfikës erdhën nga qyteti pranë për t’i ndihmuar të mbanin nën kontroll “zjarrin e ferrit”. Zjarri i ndezur gjatë fundjavës ishte i dytë që rajoni i tyre kishte përjetuar. Edhe herën e parë, skuadra humbi të gjithë makinat. Stacioni është rindërtuar në vitin 1994, pasi u shuajt nga zjarri i parë. “Një stacion zjarrfikësish që nuk mban dot nën kontroll as zjarrin e tyre! Nuk...

    nga donbeco - Komentet: 0 - Shikime: 487
  • 19042009
    Kinezja e cila ka pasur frikë të martohet derisa ka qenë e re, ka marrë guximin dhe ka vendosur të kërkojë burrë që të mos i bëhet barrë nipave të vet. Burrin potencial ajo po e kërkon nëpër shtëpitë e të moshuarve. Wang Guiying nuk dëshiron t’u bëhet barrë nipave çdo ditë e më të vjetër. Kur në moshën 102-vjeçare ka thyer këmbën më nuk ka mundur të bëjë punët e shtëpisë, si janë larja e rrobave, i ka lindur dëshira të gjejë dikë me të cilin mund të flasë. Ajo është lindur dhe rritur në krahinën kineze Guizhou, duke parë se si meshkujt i rrahin gratë. Veçanërisht i kujtohet mirë tezja kur...

    nga donbeco - Komentet: 0 - Shikime: 465
  • 19042009
    Shefat e turizmit në Australi ofrojnë “punën më të mirë në botë”. Ata thonë se kërkojnë një kujdestar për faqen e internetit. Vendi i punës në ishullin Quennsland kërkon “përpjekje minimale” për detyra mbikëqyrjeje. Pagesa për këtë vend pune është 1 mijë paund në orë. Reklama e re në “Hamilton Island”, në Gjirin e Madh të Koraleve, ofron mundësinë për të ndërruar vend e për të jetuar në tokën e detit dhe diellit. Ky vend pune nuk kërkon kualifikime akademike, por aplikantët duhet të dinë të notojnë. Personi i zgjedhur duhet të tregojë në faqen e internetit se...

    nga donbeco - Komentet: 0 - Shikime: 541
  • 19042009
    Duke pasur frikë se nuk do të ketë mjaft krushqi në martesë, një nuse e ardhshme nga Ukraina ka publikuar një reklamë, me të cilën thërret të interesuarit që ta ndihmojnë të plotësoj numrin e krushqve të ftuar. “Do të kam dasmë të madhe me 150 të ftuar. I dashuri im ka familje të madhe të cilën do ta thërrasë. Për fatin tim të keq, familja ime është në Ukrainë dhe askush nuk mund të vjen, veç babait dhe nënës. Më nevojiten 30 krushq të ftuar për t’u paraqitur në martesën kishtare, e të gjithë do të mund të vijnë edhe në dasmë”, shkruan në reklamën e publikuar në faqen e internetit...

    nga donbeco - Komentet: 0 - Shikime: 477
  • 19042009
    Policia amerikane ka arrestuar një baba në Greenfield të Kalifornisë, me akuzën se ka organizuar shitjen e bijës së tij 14-vjeçare për martesë në këmbim të 16 mijë dollarëve, 100 arkave me birrë dhe për disa kuti mishi. Policia thotë se ata janë njoftuar për këtë marrëveshje, pasi 36-vjeçari ka shkuar tek ata për ta kthyer bijën e tij, sepse pagesa nuk ishte bërë siç i ishte premtuar. Babai është arrestuar me akuzën për trafikim njerëzor. Bashkëshorti i ardhshëm ishte mik i vajzës, dhe babai pranoi që ata të martoheshin vetëm në shkëmbim të artikujve që donte.

    nga donbeco - Komentet: 0 - Shikime: 411
  • 19042009
    Rojet në një burg britanik janë të hutuar për shkak se panë një helikopter me telekomandim të fluturojë mbi pistën ku të dënuarit ajrosen dhe nuk mundën të bëjnë asgjë. Rojet thonë se helikopteri, që mbante një pak to vogël që besohet të ketë qenë drogë, është dalluar nga kamerat vëzhguese në burgun “Elmley”, në Sheerness, Angli. “Përdorimi i minihelikopterit për të futur drogë brenda burgjeve nuk ka precedentë”, thotë kryegardiani. “Kur vëzhguesit e kamerave e vunë re gati ranë nga karrigia”, shton ai. Megjithatë, nuk mundën të gjenin gjurmë të lodrës dhe as...

    nga donbeco - Komentet: 0 - Shikime: 529
  • 19042009
    Nëse kafshët shtëpiake nuk ju mjaftojnë të mbushni boshllëkun e zemrës suaj, si thoni sikur të merrni me qera një nënë apo baba? Nëse jeni nënë beqare dhe mendoni se fëmija juaj ka nevojë për një model të moshuar pranë, merrni me qera “dashuri” për ndonjë orë. Në njoftimin në internet shkruhet “gjyshi do t’i ndihmojë fëmijët me detyrat e shtëpisë. Ai do të zgjidhë problemet tona me fqinjët dhe do të çojë fëmijët në park. Madje do të shkojë edhe në takimin me prindër të flasë me mësuesit si të rrisin vetëbesimin e fëmijëve”. Kjo mundësi është për ata që ndihen bosh...

    nga donbeco - Komentet: 0 - Shikime: 374
  • 19042009
    Nëse keni vështirësi të zgjoheni në mëngjes apo ju flihet gjumë edhe në orën 1 të drejtës, keni ende shpresa. Kur duhet patjetër të ngriheni në kohë, vini alarmin e orës “Danger Bomb Clock” dhe flini në paqe, duke ditur se kur të vijë ora do të ngriheni patjetër. Kur të dëgjoni shpërthimin është koha të ngriheni. Nuk ka buton fikjeje dhe për të fikur alarmin duhet të ngriheni nga shtrati dhe të kujtoni tre kode daljeje të vështira. Mënyra alternative për ta fikur është nëse e vini poshtë rrotave të makinës dhe shkoni në punën tuaj. Ora nuk shpërthen me të vërtetë, por efekti i zhurmës...

    nga donbeco - Komentet: 0 - Shikime: 418
  • 19042009
    Një baba 54-vjeçar japonez është zbuluar se është shtirur si i biri 20-vjeçar, që të bënte provimin se djali nuk kishte mësuar. Babai i guximshëm madje shkoi në permanent që të rregullonte flokët e të dukej më i ri. Babai, i cili drejton një kompani për shpërndarjen e mjekimeve, shkoi të bënte provimin për licencën e shitësit të ilaçeve. Ai donte që i biri të punonte me të, por e dinte se nuk ishte i përgatitur për provim. “Një djalë 20-vjeçar dhe një 54-vjeçar duken ndryshe”, thotë shefi i policisë në Japoninë veriore. “Kokën e mbante të ulur mbi letrën e provimit por kur mbikëqyrësi...

    nga donbeco - Komentet: 0 - Shikime: 439
  • 19042009
    Është marrëzi të qëllosh veten, por duhet talent ta godasësh veten pa armë. Kjo është historia e Howard Sheppard, 30-vjeçar nga Deltona, Florida. Sheppard i tha infermieres se vuri gjashtë plumba në raft, por njëri prej tyre u hap, duke e goditur në krah. Ajo njoftoi menjëherë rojën e sigurimit dhe ai policinë. Plumbat ndodheshin në raftin e dollapit dhe njëri prej tyre mund të jetë shkarkuar duke qenë se ai hodhi çekiçin nga larg. Sheppard thotë se plumbat ndodheshin në një mbajtëse

    nga donbeco - Komentet: 0 - Shikime: 444
 
 

Përdoruesit që po shfletojnë forumin: Asnjë
Moderatorët

Asnjë

Drejtat e ktij Forumit:

Ju nuk mund të krijoni tema të reja në këtë forum
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Legjenda
  • Mesazhe të reja Mesazhe të reja
  • Mesazhe të reja [ Popular ] Mesazhe të reja [ Popular ]
  • Mesazhe të reja [ Locked ] Mesazhe të reja [ Locked ]
  • Asnjë mesazh i ri Asnjë mesazh i ri
  • Asnjë mesazh i ri [ Popular ] Asnjë mesazh i ri [ Popular ]
  • Asnjë mesazh i ri [ Locked ] Asnjë mesazh i ri [ Locked ]
  • Lajmërim Lajmërim
  • Ngjitës Ngjitës
  • Global announcement Global announcement