Ora është Thu May 16, 2024 2:25 am

Kuriozitete

 :: News.... :: Kuriozitete

  • Temat
  • 11052009
    Londër, 27 tetor MIA - Në Angli janë lindur binjakët Lejtoni dhe Kejdoni prej të cilëve njëri ka ngjyrë të bardhë të lëkurës ndërsa tjetri të zezë që sipas mjekëve, ndodh një herë në një milion raste kur prindërit kanë ngjyrë të ndryshme të lëkurës.

    "Pas lindjes ishin të njejtë, ndërsa pastaj prej ditës në ditë filloi të ndryshohet ngjyrën e lekurës së tyre. Ndonjëherë e gjithë kjo është qesharake, sepse njërëzit nuk besojnë se bëhet fjalë për binjakë të cilët kanë prindër të njejtë", deklaroi e ëma e tyre 27 vjeçarja Keri Riçardson.

    Kejdoni e ka trashëguar gjenin...

    nga floroS - Komentet: 61 - Shikime: 3714
  • 03052009
    Ketu mund te lexoni kuriozitete te ndryshme :


    1 Sikur uji i deteve te kthehej ne kripe
    Sikur nga te gjithe ujerat e deteve dhe oqeaneve te nxirrej kripa,me te do te mbulohej gjithe siperfaqja e tokes sone me nje shtrese prej rreth 130 metrash.
    --------------------------------------------------------------------------------
    2 2 Prejardhja e emrit "tenis"
    Fjala tenis eshte shkruar ne anglisht dhe anglezet e kane marre nga frengjishtja.Kur fillonte loja dhe njeri gjuante me rrakete para se topi te hidhej i thoshte kundershtarit:"tenez" qe do...

    nga floroS - Komentet: 216 - Shikime: 11770
  • 19042009
    ...

    nga donbeco - Komentet: 0 - Shikime: 534
  • 19042009
    Një gjykatëse e dehur duhej të shoqërohej jashtë sallës, pasi puthi avokatin mbrojtës, bërtiti dhe ofendoi avokatin paditës. Gjykatësja Esther Cunningham shkaktoi rrëmuja gjatë seancës. Ajo përplaste duart në tavolinë dhe përgjigjej duke bërtitur. Të gjithë e kuptuan se ishte e dehur, dhe më vonë pranoi se kishte pirë ca gota më shumë me brandi. Ajo pranoi haptas se donte të godiste avokatin paditës. Cunningham, 54-vjeçare, është ndaluar të praktikojë profesionin për gjashtë muaj dhe është gjobitur me 6200 paund, por nuk e pranoi se ishte dehur. Sipas saj fajin e kishte çamçakëzi që mbante erë...

    nga donbeco - Komentet: 0 - Shikime: 392
  • 19042009
    Një çift nga Bloomsburg, Pensilvania, përfundoi në burg kur policia zbuloi se kishin përfituar 175 mijë dollarë që banka hodhi gabimisht në llogarinë e tyre. Autoritetet thonë se 50-vjeçari Randy Pratt dhe 36-vjeçarja Melissa Pratt, në vend që të raportonin në bankë shumën e parave, i tërhoqën ato, lanë punën dhe lëvizën nga Pensilvania në Florida. Ata po kërkonin të blinin një shtëpi në Orlando, kur gabimi u diktua. Që të dy u akuzua për grabitje të sajuar dhe akuza të tjera, por dolën kur paguan 100 mijë dollarë garanci. Ata kishin hedhur në llogari 1772,50 dollarë, por gabimisht arkëtarja kishte...

    nga donbeco - Komentet: 0 - Shikime: 426
  • 19042009
    Të gjithë në Peru! Gjykata kushtetuese e këtij shteti të Amerikës Jugore ua ndalon punëdhënësve të pushojnë punëtorët e tyre nga puna për shkak të dehjes në vendin e punës. “Në vendimin pa precedent në histori”, ka reaguar qeveria duke tërhequr vëmendjen për pasojat e mundshme me rrezik. Shkak për këtë është bërë Pablo Cayo, i cili punonte në drejtorinë komunale të qytetit Chorrillos dhe është përjashtuar nga puna sepse është kapur i dehur në vendin e punës. Gjykata kushtetuese ka vlerësuar se largimi nga puna ka qenë i padrejtë, pasi i dehuri Pablo nuk i ka bërë askujt dëm me pak alkool...

    nga donbeco - Komentet: 0 - Shikime: 387
  • 19042009
    Një amerikan nga Spring Creek, i cili u gjobit me 62 dollarë për tejkalim shpejtësie, nuk do ta paguajë gjobën, për arsye se u justifikua në gjykatë se tabela ishte shumë e vogël. James Killian, një inxhinier civil në Departamentin e Transportit në Nevada, argumentoi se gjoba që mori në prill se udhëtonte me 39 milje në orë në një zonë ku limiti i shpejtësisë ishte 25 milje në orë, ishte e padrejtë, sepse tabela që shënonte limitin e shpejtësisë nuk dukej mirë. Ajo nuk përputhej me kodin e trafikut të vendosur në vitin 2003.

    nga donbeco - Komentet: 0 - Shikime: 397
  • 19042009
    Policia meksikane akuzohet se lyen me bojë të rinjtë që ndalohen se shkruajnë grafiti në mur. Katër adoleshentë thonë se policia në qytetin verior të Meksisë, Monterrey, i ka lyer flokët, këpucët dhe krahët, që të mësonin të mos bënin grafiti në muret e pronës së tjetërkujt. Emilio Alfaro nga Nuevo Leon, komisioneri i të drejtave të njeriut, thotë se adoleshentët janë ankuar për arsye se policia në Guadalupe i ka goditur dhe i ka lyer me kanoçet me spraj pasi i ka ndalur për vandalizëm. Të rinjtë janë të moshës 14 dhe 16 vjeç dhe kanë çuar në polici fotot me kokën e ngjyrosur si provë.

    nga donbeco - Komentet: 0 - Shikime: 402
  • 19042009
    ...

    nga donbeco - Komentet: 0 - Shikime: 427
  • 19042009
    Policia thotë se një grua e moshuar vazhdoi të udhëtonte edhe pse përplasi një motor, se ishte vonë në takimin e permanentit. Amerikania nga konteja Palm Beach, përplasi makinën e saj me një djalë në motor, por vazhdoi përpara sikur të mos kishte ndodhur gjë. Louise Davidson, 77-vjeçare, u arrestua se u largua nga vendngjarja. Zëdhënësja e policisë thotë se gruaja po kthehej në të djathtë kur doli në rrugën e motorit me shpejtësi. Autoritetet më vonë dalluan makinën e saj të parkuar para permanentit.

    nga donbeco - Komentet: 0 - Shikime: 344
  • 19042009
    Një artist i ka sugjeruar kryeministrit suedez, Fredrik Reinfeldt, se do të kishte më shumë sukses nëse do të bënte një tatuazh. Mjafton një akt i vogël për të tërhequr të rinjtë dhe për të siguruar mandatin. Mediat vendase kohët e fundit kanë shkruar se ka humbur vota nëpër sondazhe. “Me tatuazhin e ri në krahë do të fitonte më shumë besim dhe popullaritet me të rinjve”, thotë Sebastian Norde. Tatuazhi i sugjeruar është një anije e stilit viking, një mburojë zjarri ose patkua kali. Por gruaja e kryeministrit mendon ndryshe, ajo kërkon emrin e saj, Filippa.

    nga donbeco - Komentet: 0 - Shikime: 382
  • 19042009
    Karriera e tij politike mund t’i ketë ditët e numëruara, por kjo nuk do të thotë që John Prescott duhet ta fikë celularin edhe pse po shoqëron nusen në altar. Ish-zëvendës kryeministri i bëri qejfin menaxherit të restorantit, Jimmy Chu, duke shoqëruar nusen 27-vjeçare, Wei Qin Zhong, në altar. Ceremonia u organizuar në “St. Andrew Quay”, në Hull, në restorantin kinez më të madh në Mbretërinë e Bashkuar. Në momentin që çifti po shkëmbente premtimet, telefoni i kryeministrit buçiti me të madhe. Zilja vazhdoi të bjerë ndërsa zoti Prescott mbylli sytë nga sikleti, e nxori nga xhepi...

    nga donbeco - Komentet: 0 - Shikime: 428
  • 19042009
    ...

    nga donbeco - Komentet: 0 - Shikime: 402
  • 19042009
    Në gati çdo kuptim ai është një 7-vjeçar normal. Ai luan futboll, noton dhe shkon në shkollë, por një ndryshim i rëndësishëm e ndan nga moshatarët, ushqimi kurrë nuk i ka prekur buzët. Që nga lindja, Tyler Mill, ka refuzuar çdo ushqim të mundshëm. Prindërit e ushqejnë përmes një tubi çdo natë. Nëna e tij, Arlene Mill, 41-vjeçare, kërkon të gjejë një zgjidhje prej vitesh. Pas një sërë kontrollesh, doktorët konfirmuan se problemi i tij ishte psikologjik. “I kemi provuar të gjitha”, thotë ajo. Për shumë vite e kanë ushqyer përmes një tubi nga hunda, por doktorët kanë sugjeruar makinën...

    nga donbeco - Komentet: 0 - Shikime: 421
  • 19042009
    Një amerikan nga Kalamazo, Miçigan, thotë se ka në xhep 27 diploma kolegjesh, ku përfshihen edhe 20 mastera. Ai thotë se po punon edhe me dy diploma të tjera, të cilat pret t’i marrë shumë shpejt. Michael Nicholson, 67-vjeçar, thotë se e mori diplomën e parë në edukim fetar në kolegjin “William Tyndale”, në Detroid, në vitin 1963. Shumë shpejt mori edhe diplomën e masterit në teologji, nga seminari teologjik në Dallas. Nicholson që nga ajo kohë ka marrë edhe 19 diploma të tjera në master, 2 diploma ndihmësi, tre diploma specialisti dhe një doktoraturë.

    nga donbeco - Komentet: 0 - Shikime: 548
  • 19042009
    Një gjerman mbijetoi edhe pse i kaloi sipër një tren ekspres, ndërsa qëndronte i shtrirë në shinat e trenit. Gjermanit fatlum i kishin rënë të fikët nga gjendja e rëndë e dehjes. Jens Mauer, 41-vjeçar, niveli i alkoolit në gjakun e të cilit ishte pesë herë më i lartë se limiti i lejuar, tentoi të kalojë hekurudhat në Brand, Gjermaninë Lindore, pikërisht kur treni po hynte në stacion. Ai qëndronte në koma i shtrirë mbi binarët e hekurudhës dhe nuk ka ndjerë asgjë. Stafi i stacionit ndërhyri menjëherë dhe e shtruan në spital, ku u mjekua për plagë të lehta dhe prerje të vogla.

    nga donbeco - Komentet: 0 - Shikime: 380
  • 19042009
    Gjykata suedeze ka vendosur që një grua suedeze të shtrohet në qendër rehabilitimi për shkak të diksionit ndaj Coka-Colës. Për vit të tëra, suedezja nga Malmo, në jug të vendit, është mundur të kontrollojë nevojën për të konsumuar sasi të mëdha të pijes së butë dhe ushqimeve të tjera. Zakonet e këqija të të ushqyerit i kanë sjellë probleme me shëndetin. Ajo është e para që shtrohet në qendër rehabilitimi për shkak të një aksioni kaq normal, duke qenë se miliarda njerëz në botë “vuajnë” nga Coka-Cola. Prej vitesh ka kërkuar ndihmë, por vetëm dje gjykata i dha të drejtën të ndihmohet...

    nga donbeco - Komentet: 0 - Shikime: 342
  • 19042009
    Një papagall shkaktoi kaos të vërtetë gjatë një ndeshjeje futbolli në Angli. Papagalli, Me-Tu ishte i shoqëruar nga e zonja e tij, Irene Kerrigan, në ndeshjen mes dy klubeve angleze të futbollit, Hertfordshire Rangers dhe Hatfield Town. Arbitri 45-vjeçar, Gary Bailey, ka thënë për gazetën “Daily Mirror”: “Nuk kam parë ndonjëherë gjëra si këto. Kjo grua po qëndronte pranë vijës anësore dhe papritur nxori këtë papagall të madh të gjelbër. Çdo herë që fishkëlleja, zogu lëshonte po të njëjtin zë. Të gjithë lojtarët ndaleshin dhe unë ndërpreva lojën”. “Nuk më ka ndodhë...

    nga donbeco - Komentet: 0 - Shikime: 437
  • 19042009
    Një francez ka mbajtur fjalimin më të gjatë të shënuar në histori, pesë ditë e pesë natë se ka mbyllur gojën. Me këtë gjë e ka merituar që të kategorizohet në librin e rekordeve “Gines”. Lluis Colet ka thyer rekordin botëror pasi që ka folur 124 orë pa ndërprerë. Colet ka folur për Salvador Dalín, kulturën katalonase dhe tema tjera. Ky zyrtar 62-vjeçar i administratës shtetërore, ka folur pareshtur pesë ditë e pesë net, duke thyer kështu rekordin e mëparshëm, të cilin e ka mbajtur një indian që ka “bluar” 120 orë rresht. Edhe pse pjesa më e madhe e fjalëve kanë qenë të kota,...

    nga donbeco - Komentet: 0 - Shikime: 374
  • 19042009
    Drejtuesit e policisë në Kinë janë kritikuar se kanë angazhuar aktorë ta vjedhin një bankë si pjesë e trajnimit të tyre, pa njoftuar askënd tjetër. Vetëm drejtori dhe zëvendësdrejtori i departamentit policor në Zhenzhou, e kanë ditur se ishte një stërvitje. Të gjithë të tjerët, përfshirë edhe punëtorët e bankës kanë menduar se është grabitje e vërtetë. E përditshmja “Guangzhou” njofton se katër “grabitësit” kanë hyrë në bankë, e kanë çarmatosur sigurimin dhe kanë kërkuar nga të gjithë njerëzit brenda të shtrihen për toke. Ata madje ia kanë marrë çantën një klienti, e cila...

    nga donbeco - Komentet: 0 - Shikime: 431
  • 19042009
    Ja se çfarë bëri një baba që ta detyronte vajzën të binte në peshë. Ai e lidhi vajzën në shtratin e saj, në mënyrë që ta ndalonte së ngrëni. Vajza e re adoleshente është një atlete e suksesshme. Por kur ajo ndryshoi klasën e peshës duke qenë se ishte shëndoshur, babai u nxeh shumë. Ajo mban rekorde për peshëngritje, por hobi i saj janë artet marciale. Trajneri i saj thotë se ka karakter të fortë. “Ajo ka zemër. Nëse do të bëhet karateiste, mund t’ia dali shumë mirë”, thotë stërvitësi, Master Toddy. Megjithatë babai i saj është arrestuar.

    nga donbeco - Komentet: 0 - Shikime: 522
  • 19042009
    Një stër-stër gjysh, John Payne, u habit kur shitësi i një dyqani refuzoi t’i shesë pajisje peshkimi, derisa të provonte se i kishte mbushur të tetëmbëdhjetat. Zoti Payne, 73-vjeçar nga Bremhill, bleu katapult peshkimi në “Original Factory Shop”, në Melksham, kur iu kërkua të tregonte kartën e identitetit, që të vërtetonte se ishte mbi 18-vjeç. Ai thotë: “Në fillim mendova se shitësi po bënte shaka. Por kur i thashë “Mos të dukem 18?”, ajo më kërkoi nëse mund ta vërtetoja. “Në këtë pikë kuptova se e kishte seriozisht. Edhe pse më pëlqen të bëj shaka, jo...

    nga donbeco - Komentet: 0 - Shikime: 397
  • 19042009
    “Një djalë 3-vjeçar ndezi cigaren e parë dhe piu para së ëmës”, thotë gjykata amerikane. Ai është filmuar në telefonin celular nga shoqja e mamasë, Kelly Marie Pocock. Ajo ia ka dërguar punonjësve të shërbimit social videon, të cilët e kanë paditur në gjykatë. Një mikja e saj e kishte vënë re si pinte duhan dhe i tha së ëmës se i dukej sikur pinte prej vitesh. Prokurorja, Jonathan Rees thotë: “Video tregon djalin të vërë një cigare në gojë, ta ndezë me çakmak dhe ta thithë”, thotë ajo. “Dukej sikur djali ishte profesionist dhe nënës së tij, që i qëndronte pranë, nuk...

    nga donbeco - Komentet: 0 - Shikime: 420
  • 19042009
    Për të gjithë ata që shkojnë shpesh me udhëtime dhe duan të marrin shumë këpucë me vete, del në shitje këpuca dhe shapka 2 në 1. Këto kopukë modularë mund të konvertohen në disa stile të ndryshme, vetëm duke përdorur zinxhirët. Por jo vetëm ata që udhëtojnë, por edhe adoleshentëve do t’u hynin në punë. Një atlete ka nivele të ndryshme të zinxhirëve, dhe duke i hapur ato zbulohen modele të ndryshme këpucësh sportive. “Kurrë nuk e dini kur do të ndaleni në plazh pas një loje basketbolli”, shkruhet në reklamën e tyre. Ata janë vënë re në një shfaqje mode në Barcelonë.

    nga donbeco - Komentet: 0 - Shikime: 509
  • 19042009
    Një bashkëshort xheloz në Britaninë e Madhe u tërbua kur pa se në adresën e internetit “Facebook”, gruaja e tij shkruante se ishte beqare, dhe jo e martuar. Ai është arrestuar dhe pritet të dënohet. Ata po kalonin një periudhë ndarjeje, dhe rezultati ishte divorci. 41-vjeçari, Edward Richardson, u zemërua keq kur pa se gruaja 26-vjeçare shkruante në “Facebook” se ishte e lirë. Tërbimi i momentit është i rrezikshëm, pasi ai shkoi menjëherë në shtëpinë ku rrinte për ta sulmuar. Kjo është ngjarja e dytë e këtij lloji në Britaninë e Madhe brenda një viti.

    nga donbeco - Komentet: 0 - Shikime: 412
  • 19042009
    Një zyrtar publik në Brazil ka marrë ndihma sociale për shtatë muaj rresht në emër të kafshës së tij të adhuruar shtëpiake, maçokut katërvjeçar me emrin Billy. Maçoku Billy, të cilin zyrtari publik e ka njoftuar si rast social, ka marrë ndihmë mujore në vlerë prej 10 dollarësh. Edhe pse shuma është simbolike, ai prapëseprapë është dënuar. Pasi është zbuluar, zyrtari është paditur për korrupsion. Dënimi do të jetë edhe më i lartë, duke qenë se është autoritet. Në Brazil janë rreth 10 milionë familje të varfra të cilat marrin ndihmë financiare nga qeveria e shtetit.

    nga donbeco - Komentet: 0 - Shikime: 561
  • 19042009
    Një nuse është lënduar gjashtë javë më parë ndërsa shkonte në ceremoni, pasi karrocës me të cilën udhëtonte i iku një rrotë. Sohie Clarke dëmtoi këmbën, kur karroca me kalë pësoi difekt. Ajo vendosi të ndërrojë mjetin e transportit në ditën e madhe, duke marrë kështu një automjet “Rolls-Royce, për të shkuar në kishën St. Leonard, në Bretforton, Worcestershire. Sohie, nga South Littleton, që u martua me Karl Woods, thotë për “The Sun”: “Në fillim mendova se nuk do të martohesha kurrë. Jam e sigurt se nuk ka shumë martesa të tilla, por më në fund jam e lumtur që ka fund të...

    nga donbeco - Komentet: 0 - Shikime: 466
  • 19042009
    Pastiçierët meksikanë kanë përgatitur për 60 orë tortën me djathë të ëmbël (cheesecake) me peshë prej dy tonësh, e cila ka hyrë në librin e rekordeve “Gines”, kanë njoftuar agjencitë botërore. Sipas shefit pastiçierit, Miguel Angel Quezada, tortën prej djathi me dredhëza në maje e kanë përgatitur 55 kolegë të tij. Për tortën gjigante janë nevojitur 800 kilogram krem djathi, po aq jogurt, 350 kilogramë brumë, 250 kilogramë sheqer, 150 kilogramë gjalpë dhe 100 kilogramë dredhëza. Torta ka diametër prej dy metrash e gjysmë dhe lartësi prej 55 centimetrash. Ajo i është servirur 20 mijë...

    nga donbeco - Komentet: 0 - Shikime: 592
  • 19042009
    Një grua në Tailandë, e cila e quan veten “Mbretëresha e akrepave”, i ka kaluar të 33 ditët e fundit e mbyllur në dhomën e xhamit me pesë mijë akrepa. Eksperimenti përfundoi me sukses, duke qenë se theu rekordin e qëndrimit në një shtëpi me kafshë ekstreme dhe tepër helmuese. Dhoma ishte brenda një qendre tregtare në Pattaya, Tailandë. Çdo tetë orë asaj iu lejua të bënte 15 minuta pushim. Kanchana Ketkeau është kafshuar 13 herë, por thotë se do ta bëjë përsëri nëse dikush tenton t’ia kalojë. Pas çdo kafshimi nga akrepat ajo bënte kundërhelmin.

    nga donbeco - Komentet: 0 - Shikime: 417
  • 19042009
    Lopët e lumtura prodhojnë më shumë qumësht, kanë përcaktuar studiuesit nga Universiteti në Newcastle. “Lopët të cilat fermerët i pagëzojnë me emra dhe ndaj të cilave kujdesen personalisht, gjatë vitit mund të japin 250 litra më shumë qumësht”, shkruan “BBC”. Rreth 516 fermerë janë përfshirë në studimin në të gjitha rajonet e Britanisë së Madhe. Konkluzioni është se ata që u kanë vënë emra lopëve, bëjnë në vit 54 litra më shumë qumësht nga fermerët të cilët nuk mundohen që t’ individualizojnë kafshët e tyre.

    nga donbeco - Komentet: 0 - Shikime: 650
  • 19042009
    Një vajzë në Jharkhand, në lindje të Indisë, është martuar me një qen rrugaç për të larguar shpirtin e keq. Fshatarët e zonës e kanë martuar vajzën me miratimin e saj, por në marrëzinë e tyre. Vendasit në fshatin Munda Dhanda, organizuan ceremoninë sepse besojnë se ky ritual do të mposhtë çdo mallkim që mund të bjerë mbi të dhe familjen, madje mbi tërë fshatin. Vajza është e lirë të martohet më vonë në jetë, pa kërkuar divorcin nga burri. Supersticionet janë të përhapura në Indi, veçanërisht në zona rurale ku anafalbetizmi është i përhapur.

    nga donbeco - Komentet: 0 - Shikime: 450
  • 19042009
    Udhëtari i kompanisë ajrore britanike “Virgin Atlantic”, i cili iu ankua shefit të personelit me anë të një letre të gjatë, ka fituar vend të punës në këtë kompani si provues i ushqimit. Në letër ai ka shprehur pakënaqësinë e tij me shërbimin dhe ushqimin gjatë fluturimit nga Mumbai deri në Londër. Robert Branson, drejtor ekzekutiv i kompanisë ajrore, ka marrë në punë shkrimtarin e letrës më të gjatë dhe më të detajuar të ankesës që në të ardhmen të përzgjedhë ushqimin dhe verërat të cilat do t’u shërbehen udhëtarëve të “Virgin Atlantic”.

    nga donbeco - Komentet: 0 - Shikime: 395
  • 19042009
    ...

    nga donbeco - Komentet: 0 - Shikime: 437
  • 19042009
    Një grua shtatzënë australiane thotë se iu desh të tregonte barkun kur punonjësit e supermarketit e akuzuan për grabitje. Ata i thanë se do të njoftonin policinë, duke besuar se e kishte mbushur këmishën me artikuj të vjedhur. Kur roja i sigurimit njoftoi policinë dhe ata mbërritën për 3 minuta, ajo u detyrua të zhvishet që të tregojë se është vërtet shtatzënë dhe nuk kishte grabitur gjë. 40-vjeçarja e ka paditur rastin në policinë e Springfield, duke thënë se i janë dhunuar të drejtat e njeriut. Stafi i supermarkatës pohoi se një rast i tillë kishte ndodhur edhe një javë më herët.

    nga donbeco - Komentet: 0 - Shikime: 428
  • 19042009
    Kompania e fluturimeve low cost, Ryanair ka vendosur te beje me pagese tualetet ne avionet e saj. Per te perballuar krizen e transportit ajror, kreret e kompanise kerkojne qe cdo person qe do ta perdore ate, duhet te paguaje nje sterline, ose 1,12 euro.

    Per ta kjo nuk eshte ndonje shume e madhe, pasi gjithkush mund te kete ne xhep kaq para. Michel O’Leary, drejtori i pergjithshem kompanise irlandeze ne vend qe te rrise tarifat e biletes, ka preferuar te beje me para sherbimet e brendshme.

    Pas cmimit qe paguhet per bagazhet ekstra dhe check-in, tani shtohet edhe shifra...

    nga donbeco - Komentet: 0 - Shikime: 384
  • 19042009
    Një 17-vjeçar është veshur si vajzë të bëjë provimin në vend të një nxënëseje në një gjimnaz një Nju Jork. Adoleshenti rrezikon të marrë një dënim serioz, për shkak të gabimit të bërë. Deandre Ellis, 17-vjeçar nga Sschenectady, është arrestuar me akuzën e mashtrimit pas incidentit të ditës së djeshme. Mësuesja mbikëqyrëse vuri re se diçka nuk shkonte kur vajza e maskuar ngjante si djalë. Monitori nuk e vuri re se karta e identitetit ishte me emër të ndryshëm me letrën e provimit. Djali donte të ndihmonte një shoqe që nuk kishte mësuar.

    nga donbeco - Komentet: 0 - Shikime: 380
  • 19042009
    Gjykatesit e nje province lindore ne Arabine Saudite kane bllokuar martesen e tre vajzave 13 vjecare.

    Lajmin e ben te ditur shtypi lokal, sipas te cilit vendimi perputhet me kerkesat e organizatave te ndryshme qe luftojne per mbrojtjen e te drejtave te njeriut.

    Pergjegjesine per kete vendim e mori kreu i gjykates, i cili duke kundershtuar kerkesen e babait te nje prej tre vjazave ka theksuar se per t’u martuar duhet te kesh te pakten 15 vjec.

    nga donbeco - Komentet: 0 - Shikime: 360
  • 19042009
    Nje 68-vjecare amerikane ka hyre ne librin e rekordeve Guinness, pasi eshte martuar 23 here. Linda Wolfe shpreson te martohet edhe nje here tjeter perpara se te ndahet nga kjo bote.

    Gruaja ka thene per here te pare PO, ne moshen 16-vjecare dhe nga lidhjet e saj te shumta ka 7 femije. “Te dashurohem eshte si nje droge per mua”, ka thene Linda, qe jeton ne nje azil.

    Ajo eshte beqare qe prej 10 vjetesh dhe eshte vene ne kerkim te numrit 24. Martesa me e gjate per te zgjati 7 vjet, ndersa me e shkurtra 36 ore.

    Mes bashkeshorteve te shumte te saj, ishte nje...

    nga donbeco - Komentet: 0 - Shikime: 385
  • 19042009
    Kompania indiane Tata Motors ka njoftuar se makina me e lire ne bote, Nano, do te prezantohet me 23 mars ne Mumbai. Ndersa nga mesi i muajit prill do te nise marrja e porosive per blerje.

    Modeli baze pritet te kushtoje 100 mije rupi, ose 1984 dollare. Makina ishte planifikuar te prezantohej vitin e kaluar, por kompania Tata pati probleme pronesie me uzinen e saj ne perendim te Bengalit.

    Vendi per prodhimin e makines Nano me kater dyer eshte caktuar tani ne Sanand te Gujaratit, pasi autoritetet atje ofruan 1100 akra. Tata Motors tha ne nje deklarate se po perpiqej te zgjeronte...

    nga donbeco - Komentet: 0 - Shikime: 503
  • 19042009
    Nje ngjarje e rralle ka ndodhur ne Britani. Nje i ri kishte humbur ne det celularin, por nje peshkatar e ka gjetur ate pas 7 ditesh ne barkun e nje peshku merluc.

    Lajmi eshte publikuar nga gazeta “The Sun”. Gjate nje shetitjeje ne brigjet jugore te Anglise, Andrew Cheatle, ka humbur celularin ndersa luante me qenin. Por nje jave me pas ndersa shetiste me te dashuren ne ekranin e saj te celularit u shfaq nje thirrje me numrin e tij.

    Telefonte peshkatari, qe kishte gjetur aparatin ne barkun e peshkut. “Mendova se po tallej kur me tregoi, por vendosa gjithesesi...

    nga donbeco - Komentet: 0 - Shikime: 401
  • 19042009
    Ne keto kohe te veshtira krize per shume biznese, nje kafene ka gjetur receten e duhur per te mos deshtuar. Pronaret kane hapur te parin Coffee Shop Topless, ne Vassalboro ne shtetin Main.

    Klienteve te qytetit me 4500 banore, kamarieret meshkuj dhe femra u servirin kafe topless, ose gjysme te zhveshur. Deri tani biznesi ka ecur mire. Plani per lokalin hasi ne kundershtime kur u njoftua disa muaj me pare, pasi disa banore nuk pranonin idene qe te kombinonin kafene me lakuriqesine.

    Nga 150 persona qe aplikuan per kamariere, u punesuan 10 gra dhe 5 meshkuj. Donald Crabtree tha...

    nga donbeco - Komentet: 0 - Shikime: 340
  • 19042009
    Ka mjaftuar nje fraze pakenaqesie per punen ne Facebook dhe e kane pushuar. Nje adoleshente britanike nuk e kishte imagjinuar se shprehja e shkruar ne faqen e saj, “puna ime eshte e merzitshme”, do te kishte pasoja te tilla.

    16-vjecarja Kimberley Swann, kishte tre muaj qe punonte per nje shoqeri logjistike dhe ka mbetur e shokuar kur shefi i ka dorezuar letren e shkarkimit, qe motivonte edhe shkakun.

    Ai ishte komenti i postuar prej saj ne Facebook. “Pas komentit per pakenaqesine ne pune, ndermarrja ka vendosur te nderprese menjehere marredheniet”, shkruhet...

    nga donbeco - Komentet: 0 - Shikime: 361
  • 19042009
    Nje sipermarres japonez 59-vjecar eshte arrestuar, pasi kishte grabitur disa statuja antike te Budes nga nje tempull i njohur ne Kyoto.

    Policia sekuestroi ne shtepine e tij 20 statuja te shenjta dhe tre piktura antike, qe ishin zhdukur nga tempuj te tjere muajt e fundit. Gjate marrjes ne pyetje, i arrestuari tha se i kishte kryer grabitjet me qellimin per t’u lutur.

    Itsuo Abe, qe drejton nje kompani te riparimit te distributoreve automatike, kishte vjedhur nje statuje druri nga tempulli budist Kenninji dhe ishte filmuar nga kamerat e sigurise. Xhirimet cuan edhe ne identifikimin...

    nga donbeco - Komentet: 0 - Shikime: 390
  • 19042009
    100 euro mjaftojne per t’u bere geishe dhe per te mesuar sekretet e profesionit brenda nje dite. Kjo eshte oferta e bere se fundi nga nje pike turistike ne Ito, ne Japonine qendrore, e cila drejton akademine e geishave dhe synon te zhvilloje artin e harruar.

    Vajzat studente te ketij kursi te vecante te tradites japoneze mund te zgjedhin nje nder dy opisone per te mesuar ne nje ose dy dite dhe per te paguar perkatesisht 104 dhe 154 euro.

    Programi parashikon mundesine e mesimit te veshjes tradicionale, kimonose, qe kerkon te pakten 1 ore kohe. Nuk mungojne as leksionet...

    nga donbeco - Komentet: 0 - Shikime: 491
  • 19042009
    Nje klinike ne Los Anxhelos ofron mundesine per te prodhuar femije sipas tipareve te kerkuara.

    Prinderit mjafton te zgjedhin seksin, ngjyren e syve dhe te flokeve. Foshnja e pare me porosi do te jete gati ne vitin 2010 ne Institutin e Pjellorise, qe drejtohet nga mjeku Jeff Steinberg.

    Mjekeve do t’u mjaftoje te analizojne vetem nje qelize te cdo embrioni perpara se te zgjedhin ate qe do te vendosin ne mitren e nenes. Lajmi ka shkaktuar polemika ne SHBA. Realizimi i kesaj metode bazohet ne nje teknike laboratorike qe quhet diagnoza e paratransplantimit gjenetik, qe konsiston...

    nga donbeco - Komentet: 0 - Shikime: 479
  • 19042009
    Ne vendin e njohur si Fshati i Beqareve, gjerat kane nisur te ndryshojne. Me shume se 100 fshatare te pamartuar indiane po ndertojne 6 km rruge, pasi e shohin kete si shansin e vetem per t’i shpetuar izolimit dhe per te gjetur shpirtrat binjake.

    Fshati Barwaan Kala ndodhet ne perendim te shtetit te Biharit. 121 fshatare te moshes 16-80 vjec thone se kane mbetur beqare, per shkak se fshati eshte i vendosur ne nje zone shume te larget. Martesa e fundit ne fshat ka ndodhur 50 vjet me pare.

    Njerezit tregojne se edhe ata qe ia kane arritur te behen cift, kane gjetur strehim...

    nga donbeco - Komentet: 0 - Shikime: 479
  • 19042009
    Kafeja mund te pihet edhe me kripe. Ekperimenti eshte bere ne disa bare ne kryeqytetin e Tajvanit dhe shume shpejt shpikja pritet te eksportohet edhe ne Kine dhe Australi.

    Per ideatoret e kafese me kripe shija e re nuk eshte aspak e cuditshme. Baristet ne Taipei po perdorin kripen pluhur per t’i dhene tjeter shije lengut te zi. Kafeja u prezantua ne dhjetorin e kaluar dhe tani cdo dite shiten 15 mije filxhane.

    Baristet thone se shija e saj theksohet pas ngrenies se frutave, apo biftekeve dhe u jep shije te mire ushqimeve. Kafese i shtohet ne fund edhe pluhur kakaoje....

    nga donbeco - Komentet: 0 - Shikime: 486
 
 

Përdoruesit që po shfletojnë forumin: Asnjë
Moderatorët

Asnjë

Drejtat e ktij Forumit:

Ju nuk mund të krijoni tema të reja në këtë forum
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Legjenda
  • Mesazhe të reja Mesazhe të reja
  • Mesazhe të reja [ Popular ] Mesazhe të reja [ Popular ]
  • Mesazhe të reja [ Locked ] Mesazhe të reja [ Locked ]
  • Asnjë mesazh i ri Asnjë mesazh i ri
  • Asnjë mesazh i ri [ Popular ] Asnjë mesazh i ri [ Popular ]
  • Asnjë mesazh i ri [ Locked ] Asnjë mesazh i ri [ Locked ]
  • Lajmërim Lajmërim
  • Ngjitës Ngjitës
  • Global announcement Global announcement