Ora është Sun May 19, 2024 5:20 pm

Të rejat e Shkencës & Teknologjis

  • Temat
  • 04072009
    Të rejat e Shkencës & Teknologjis F.0704144730907_m

    Një lëshim i madh i sigurisë në sistemin operativ të celularit iPhone lejon sulmuesit që me anë të porosisë SMS të marrin kontrollin mbi pajisjen. Apple është duke punuar pareshtur për ta rregulluar këtë problem.
    iPhone padyshim është telefoni më i popullarizuar në botë, prandaj është çudi se si hakerët deri më tani nuk i janë vërsulur sistemit të tij operativ dhe t’i nxjerrin telashe përdoruesve e edhe kompanisë Apple.

    Vetëm këto ditë e kemi rastin të dëgjojmë për një lëshim bukur serioz...

    nga citti_barca - Komentet: 0 - Shikime: 371
  • 02072009
    Të rejat e Shkencës & Teknologjis F.0626104117704_m

    Të dhënat jozyrtare flasin për një milion shkarkime të aplikacioneve në dyqanin online të Palm, App Catalog, në 18 ditët e para të shitjes.

    Nuk ka kaluar as një javë nga 666.511 shkarkimet e deklaruara në aplikacionin App Catalogue të kompanisë Palm, derisa kjo e fundit mund të festojë edhe shkarkimin e një miliontë. Mirëpo, këto të dhëna nuk janë zyrtare nga Palm por nga shtëpia analitike Medialets, e cila vlerëson se për milionin e parë meritorë janë rreth 150.000 përdorues të celularit Palm Pre.

    nga mendy - Komentet: 0 - Shikime: 387
  • 02072009
    Të rejat e Shkencës & Teknologjis F.0626131108642_m

    Microsoft ka bërë publike çmimet e sistemit të ri operativ Windows i cili në treg vjen gjatë muajit tetor; blerësit në SHBA kanë të drejtë në lirim nëse kopjen e tyre e porosisin qysh tani, mirëpo e njëjta gjë nuk vlen edhe për në Evropë.

    Windows 7 vjen në tri versione: Windows 7 Home Premium, Professional e Ultimate, derisa çmimet e plota janë 199.99, 299.99, respektivisht 319.99 dollarë. Nëse vetëm dëshironi të përditësoni sistemin tuaj Vista apo Windows XP, do të duhet të ndani 119.99, 199.99 respektivisht...

    nga mendy - Komentet: 0 - Shikime: 422
  • 02072009
    Të rejat e Shkencës & Teknologjis F.0628144524150_m

    "Worldcarfans" ka publikuar fotografitë e para jozyrtare të Citroen-C3, i cili do të prezantohet në Panairin e Frankfurtit në muajin shtator.

    Edhe pse C3 i ri ka ndjekur modelin aktual të tij, megjithatë në të vërehen edhe disa detaje nga koncepti DS3.

    Të rejat e Shkencës & Teknologjis CitroenC31

    Modeli i ri do të bazohet në platformën 207 dhe pritet t’i ketë edhe motorët e njëjtë.

    Për shkak të masës së vogël është paralajmëruar...

    nga mendy - Komentet: 0 - Shikime: 365
  • 02072009
    Të rejat e Shkencës & Teknologjis F.0629103844753_m

    Funksioni i cili para të tjerëve është parë tek ekranet e Eizos, në formë të ngjashme vjen edhe tek modelet e kompanisë Philips. Në vend që ekrani të shuhet në tërësi kur askush nuk gjendet para tij, ekranet e Philips zvogëlojnë ndriçimin e pamjes.

    Ekrani i parë me këtë funksion (siç e quajnë në këtë kompani) PowerSensor nga linja Brilliance LCD do të vjen me diagonale prej 22 inçësh. Ekrani në formën “e errësuar” të punës zvogëlon deri në 50% shpenzimin, pohojnë në Philips. Ndjeshmëria...

    nga mendy - Komentet: 0 - Shikime: 380
  • 02072009
    Të rejat e Shkencës & Teknologjis F.0629120437576_m

    Sony Ericsson T715 është celular rrëshqitës nga alumini i lëmuar me madhësi sa një kartelë krediti.

    Ekrani i këtij celulari është me diagonale prej 2.2 inç, derisa për të nga Sony Ericsson paralajmërojnë se do të mund të lexohet edhe në rrezet e drejtpërdrejta të diellit.

    Fotoaparati i tij është 3.2 megapiksela dhe ka zoom digjital 3x. T715, përmban edhe Google Maps, prognozimin e motit AccuWeather.com për tri ditët e ardhshme si dhe një pamje e cila menaxhohet lehtë.


    nga mendy - Komentet: 0 - Shikime: 380
  • 02072009
    Të rejat e Shkencës & Teknologjis F.0629122814270_m

    Kompania Sony në të ardhmen e afërt do të mund të paraqiste edhe telefonin e saj PSP, pohon revista Nikkei Business Daily dhe shton se lajmin e kanë marrë nga burimet e afërta me kompaninë.

    Revista pohon se kombinimi i lojës bartëse dhe telefonit të Sony Ericsson do të mund të përmbushte shumë pritje të përdoruesve potencialë, posaçërisht nëse kjo pajisje do të ofrohet me çmim të arsyeshëm.

    Ndërkohë, agjencia e lajmeve Reuters njofton se në Sony Ericsson kanë refuzuar të komentojnë thashethemet...

    nga mendy - Komentet: 0 - Shikime: 370
  • 02072009
    Të rejat e Shkencës & Teknologjis F.0629174729305_m

    Pothuajse secili pronar i Firefoxit së bashku me shfletuesin e tij përdorë edhe një numër të caktuar të shtojcave, që e bëjnë përdorimin e tij më të këndshëm. Tani ekipi nga Mozilla paraqet paketat e tyre të rekomanduara të shtojcave.

    Deri më tani shtojcat për Firefox, të njohura si Add-ons, ka qenë të mundura të instalohen një nga një. Tani, Mozilla nën emrin Collections paraqet paketë shtojcave, të kategorizuara sipas nevojave të caktuara të përdoruesit.

    Ekipi nga Mozille kështu ka përgatitur...

    nga mendy - Komentet: 0 - Shikime: 373
  • 02072009
    Të rejat e Shkencës & Teknologjis F.0630102017362_m

    Kanë filluar të qarkullojnë thashethemet se Samsung nga muaji i ardhshëm fillon shitjen e netbookut N510 me chipset GeForce 9400M dhe procesorin Atom N280.

    Samsung supozohet se nga muaji korrik fillon me shitjen e netbookut N510 të bazuar në chipsetin Ion të Nvidias. Pajisja përveç chipsetit GeForce 9400M me grafikë të integruar posedon edhe procesorin Atom N280 të kompanisë Intel me takt punues 1.66 GHz si dhe ekran 11.6 inç me rezolucion 1.366 x 768 piksela.

    Në të gjendet edhe disku standard...

    nga mendy - Komentet: 0 - Shikime: 391
  • 02072009
    Të rejat e Shkencës & Teknologjis F.0630105932146_m

    Acer është një prej prodhuesve të kompjuterëve i cili është goditur më së paku në këtë krizë globale financiare, për të cilën gjë planifikon që këtë vit të ngjitet në vendin e dytë në botë të prodhuesve të kompjuterëve. Gjykuar sipas rezultateve të deritanishme afariste, edhe do t’ia del.

    Top lista e prodhuesve të kompjuterëve aktualisht fillon me HP-në në vendin e parë, vazhdon me kompaninë Dell derisa në vendin e tretë është prodhuesi nga Tajvani - Acer.

    Tajvani ende nuk është një...

    nga mendy - Komentet: 0 - Shikime: 472
  • 02072009
    Të rejat e Shkencës & Teknologjis F.0630120128328_m

    Pas pothuajse gjashtë muajsh mungese, njeriu i parë i kompanisë Apple është kthyer në vendin e tij të punës.

    Përveç shumë supozimeve për gjendjen e tij shëndetësore, dihet se Steve Jobs gjatë mungesës së tij në punët e kompanisë i është transplantuar mëlçia.

    Pesëdhjetekatërvjeçari Jobs ende po rehabilitohet pas transplantimit të mëlçisë në një spital në Memphis, që është edhe arsye pse punët në Apple pjesërisht do t’i kryej pjesërisht nga shtëpia e tij.

    “Jemi jashtëzakonisht...

    nga mendy - Komentet: 0 - Shikime: 371
  • 02072009
    Të rejat e Shkencës & Teknologjis F.0701105127161_m

    Kompania softuerike suedeze Global Gaming Factory X dje ka njoftuar për blerjen e torrent tracker-it më të madh në botë - The Pirate Bay. Vlera e përgjithshme e blerjes është 60 milionë krona suedeze, që përafërsisht është 7.8 milionë dollarë amerikanë.

    Ka ndodhur një kthesë bukur interesante në rastin e Pirate Bay. Pas padive të shumta kundër shkeljeve të drejtave autoriale, dhe në fund, padisë së humbur, The Pirate Bay supozohet t’i jetë shitur kompanisë suedeze GGF.

    Njoftimi zyrtar...

    nga mendy - Komentet: 0 - Shikime: 477
  • 02072009
    Të rejat e Shkencës & Teknologjis F.0701115104163_m

    Disa faqe interneti të cilat me entuziazëm përcjellin punën e BMW-së kanë publikuar një numër fotografish të automjetit kompakt sportiv bavarez - X1.

    Mu edhe siç është pritur, X1 serik vizualisht pothuajse aspak nuk ndryshon nga versioni konceptual i cili na është paraqitur në panairin e vitit kaluar në Paris.

    Fotografitë e enterierit dëshmojnë një dizajn të ri të pllakës së kontrollit duke u bazuar në atë nga modeli X3, e mu sikur tek seria e re 7 konzola qendrore është më e drejtuar kah...

    nga mendy - Komentet: 0 - Shikime: 378
  • 02072009
    Të rejat e Shkencës & Teknologjis F.0701123203603_m

    Shumë shfrytëzues të iPhone 3GS ankohen në nxehjen e telefonit të ri të mençur dhe në shikim të parë të përsosur të kompanisë Apple, shkruan gazeta britanike “The Telegraph”.

    Edhe pse është dy herë më i shpejt sesa paraardhësi i tij, me opsione të avancuara, fotoaparat më të mirë dhe mundësi të incizimit të përmbajtjeve video, iPhone i ri duket të ketë edhe një të metë të madhe.

    Shumë përdorues të iPhone 3GS i kanë drejtuar akuza kompanisë për nxehjen e telefonit, derisa disa...

    nga mendy - Komentet: 0 - Shikime: 380
  • 02072009
    Të rejat e Shkencës & Teknologjis F.0701155129936_m

    Pas pritjes së zgjatur dhe disa versioneve eksperimentale, ekipi i cili punon në shfletuesin e internetit Firefox na e ka dhuruar edhe versionin e tij 3.5.

    Firefoxi i ri premton punë më stabile, posaçërisht kur është në pyetje JavaScript, si dhe mbështetje për standardet më të reja të uebit, siç është HTML 5.

    Në të gjendet edhe mundësia e punës private, me ç’rast Firefox nuk lë asnjë shenjë për faqet të cilat i keni vizituar, e shumë imtësira, siç është puna me tabs dhe paraqitja...

    nga mendy - Komentet: 0 - Shikime: 401
  • 02072009
    Të rejat e Shkencës & Teknologjis F.0702105603677_m

    Sipas të dhënave të kompanisë StatCounter, makina e kërkimit Bing e Microsoftit gjatë muajit qershor ka arritur të rris pjesëmarrjen e vet në treg nga 7.81 % në 8.23 %.

    Në ditët e para të paraqitjes rritja ka qenë edhe dukshëm më e madhe, mirëpo pasi që situata është stabilizuar të dhënat e kompanisë StatCounter tregojnë se Bing gjatë qershorit ka bërë për vete 8.23% të tregut amerikan të makinave të kërkimit, për dallim me 7.81% në maj dhe 7.21% në prill.

    Konkurrenti kryesor Google në...

    nga mendy - Komentet: 0 - Shikime: 407
  • 02072009
    Të rejat e Shkencës & Teknologjis F.0702124515602_m

    Fiat, i cili kohë më parë është bërë pronar i prodhuesit të falimentuar amerikan Chrysler, duket se jo vetëm që planifikon të shfrytëzoj distributorët amerikanë për plasimin e prodhimeve të veta në SHBA, por gjithashtu të shfrytëzoj atë të vetit për plasimin e prodhimeve amerikane në kontinentin tonë.

    Portali automobilistik “Autocar” transmeton intervistën me Sergio Marchionnen, drejtorin ekzekutiv të Fiatit, i cili thotë se Alfa Romeo i njohur si “automjeti me muskuj” evropian,...

    nga mendy - Komentet: 0 - Shikime: 435
  • 29062009
    Të rejat e Shkencës & Teknologjis F.0619174744521_m
    Kompania koreane ka prodhuar pllakën DD3 të memories të dedikuar për integrim në kompjuterët që shërbejnë si serverë, kapaciteti i së cilës është 32 gigabajt.
    Samsung ka premtuar se do të prodhojë modulin e kapacitetit prej 32 gigabajt në muajin janar të këtij viti kur kishte prodhuar modulin e saj të parë 50 nm DDR3 prej katër gigabajt. Moduli i memories është i dedikuar për integrim në serverë dhe tani për tani nuk ekziston versioni për kompjuterë personalë.

    Tensioni i punës së modulit është 1.35...

    nga citti_barca - Komentet: 0 - Shikime: 408
  • 29062009
    Të rejat e Shkencës & Teknologjis F.0622175232137_m
    Opel Astra praktikisht është paraqitur disa herë, dhe me secilën nga fotografitë të reja të paraqitura kemi mësuar nga diç të re. Mirëpo, edhe pse ky automjet më i rëndësishëm i Opelit do të ketë premierën e tij në vjeshtë në panairin e automjeteve në Frankfurt, fotografitë e enterierit tanimë janë publikuar.
    Siç edhe është pritur, Astra mbështetet shumë në Opel Insignian sa i përket enterierit. Me këtë personat përgjegjës në Opel kanë dashur të rrisin nivelin e kualitetit dhe ndjenjës së mirë brenda automjetit,...

    nga citti_barca - Komentet: 0 - Shikime: 381
  • 28062009
    Të rejat e Shkencës & Teknologjis F.0628144524150_m
    "Worldcarfans" ka publikuar fotografitë e para jozyrtare të Citroen-C3, i cili do të prezantohet në Panairin e Frankfurtit në muajin shtator.
    Edhe pse C3 i ri ka ndjekur modelin aktual të tij, megjithatë në të vërehen edhe disa detaje nga koncepti DS3.
    Të rejat e Shkencës & Teknologjis CitroenC31
    Modeli i ri do të bazohet në platformën 207 dhe pritet t’i ketë edhe motorët e njëjtë.

    Për shkak të masës së vogël është paralajmëruar shpenzim minimal...

    nga citti_barca - Komentet: 0 - Shikime: 362
  • 27062009
    Të rejat e Shkencës & Teknologjis F.0624095549475_m
    Kompania Lenovo ka paraqitur laptopin e ri i cili do të kënaq përdoruesit të cilët dëshirojnë kompjuter të lehtë dhe të hollë, por megjithatë të fuqishëm. Mirëpo, natyrisht, gjërat e tilla edhe kushtojnë.

    Dimensionet e këtij laptopi janë ideale. Shtëpiza nga fijet e karbonit prej 0.83 inç trashësi dhe ekrani LED me diagonale prej 14.1 inç do të thotë se laptopi i emëruar T400s do të mund t’u rri pa problem nën krahë dhe në çantë të vogël, por me ekranin e tij do të mund të punoni krejt normalisht...

    nga amir - Komentet: 0 - Shikime: 369
  • 27062009
    Të rejat e Shkencës & Teknologjis F.0624102419598_m
    Google nuk ka të ndalur! Kompania është duke përgatitur një shërbimin telefonik i cili së shpejti do të duhej të filloi punën, e tani për tani janë në vijim testimet eksperimentale.

    Sipas raportimit nga faqja teknologjike ArsTechnica, Google deri më tani i ka grumbulluar mbi një milion numra telefonik, tani për tani vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në përgatitje të lansimit publik të shërbimit të vet ri të telefonisë IP, atij Google Voice.

    Shërbimi aktualisht gjendet në fazën e mbyllur...

    nga amir - Komentet: 0 - Shikime: 371
  • 27062009
    Të rejat e Shkencës & Teknologjis F.0624131236846_m
    HP Mini 5101 me konstruksion dhe përpunim të fortë, dizajn konservativ dhe autonomi të mirë ka në shënjestër klientët afarist.

    Nebtooku Mini 5101 i kompanisë Hewlett-Packard është i dedikuar për përdoruesit diç më serioz dhe klientelën afariste. Në kuadër të kësaj vijnë shtëpizat e përpunuara nga alumini i lëmuar dhe magnezi dhe tastiera (95 për qind e madhësisë së plotë) me shtresë të veçantë DuraKeys të HP-së, i cili siguron rezistencë 50 për qind më të madhe në shpenzimin e tasteve.

    Kompjuteri...

    nga amir - Komentet: 0 - Shikime: 361
  • 27062009
    Të rejat e Shkencës & Teknologjis F.0625123005146_m
    Prodhuesi më i madh i procesorëve Intel dhe prodhuesi më i madh i celularëve Nokia kanë nënshkruar partneritet afatgjatë në kuadër të cilit do të zhvillojnë klasën e re të arkitekturës së chipset-ëve dhe pajisjeve të reja mobile.

    Partneriteti afatgjatë e dy gjigantëve do të duhej që në treg të rezultojë me klasë krejtësisht të re të pajisjeve. Zëvendës-presidenti i Nokias Kai Oistamo ka deklaruar se me rastin e arritjes së partneritetit se nuk bëhet fjalë për telefona të mençur, por për krijimin e një klase...

    nga amir - Komentet: 0 - Shikime: 396
  • 27062009
    Të rejat e Shkencës & Teknologjis F.0625164319997_m
    Përveç kapacitet të madh, kartelën e re SanDisk e bën më tërheqëse edhe shpejtësia e madhe e punës, e përshtatshme për profesionistë dhe për video materiale me definicion të lartë (HD).

    Prodhuesi i memorieve flash SanDisk ka paraqitur kartelën e re nga linja SanDisk Extreme SDHC, për të cilën pohon se është më e shpejta në botë. Kjo kartelë SDHC ka kapacitet prej 32 GB dhe shpejtësi të bartjes së dhënave prej 30 MB/s.

    Kapaciteti dhe shpejtësia e këtij modeli janë të mirëseardhura për përdoruesit...

    nga amir - Komentet: 0 - Shikime: 336
  • 27062009
    Të rejat e Shkencës & Teknologjis F.0626104117704_m
    Të dhënat jozyrtare flasin për një milion shkarkime të aplikacioneve në dyqanin online të Palm, App Catalog, në 18 ditët e para të shitjes.

    Nuk ka kaluar as një javë nga 666.511 shkarkimet e deklaruara në aplikacionin App Catalogue të kompanisë Palm, derisa kjo e fundit mund të festojë edhe shkarkimin e një miliontë. Mirëpo, këto të dhëna nuk janë zyrtare nga Palm por nga shtëpia analitike Medialets, e cila vlerëson se për milionin e parë meritorë janë rreth 150.000 përdorues të celularit Palm Pre.

    nga amir - Komentet: 0 - Shikime: 405
  • 27062009
    Të rejat e Shkencës & Teknologjis F.0626131108642_m
    Microsoft ka bërë publike çmimet e sistemit të ri operativ Windows i cili në treg vjen gjatë muajit tetor; blerësit në SHBA kanë të drejtë në lirim nëse kopjen e tyre e porosisin qysh tani, mirëpo e njëjta gjë nuk vlen edhe për në Evropë.

    Windows 7 vjen në tri versione: Windows 7 Home Premium, Professional e Ultimate, derisa çmimet e plota janë 199.99, 299.99, respektivisht 319.99 dollarë. Nëse vetëm dëshironi të përditësoni sistemin tuaj Vista apo Windows XP, do të duhet të ndani 119.99, 199.99 respektivisht...

    nga amir - Komentet: 0 - Shikime: 379
  • 14052009
    Të rejat e Shkencës & Teknologjis 26g8i3eaexa0lx3f77

    Lenovo ka paraqitur versionin e përditësuar të netbookut të saj IdeaPad S10. Shenja dalluese e laptopit të ri është IdeaPad S10-2 i cili vjen në shtëpizë për katër milimetra më të hollë dhe 200 gramë më të lehtë se paraardhësi i tij.

    Edhe më tutje është mbajtur ekrani 10.1 inçësh me ndriçim të prapavijës prej 1.024 x 600 piksela, procesori është ai 1.6 GHz Atom nga Intel, është integruar edhe një gigabajt e memories punuese si dhe disku klasik prej 160 GB. Së bashku me lidhjen Wi-Fi, në mënyrë opsionale...

    nga floroS - Komentet: 0 - Shikime: 398
  • 14052009
    Të rejat e Shkencës & Teknologjis Ypcvlitrrwz31czv0fup

    Prodhuesi i sistemit operativ Windows u ka dhënë fund spekulimeve nëse Windows 7 do të vjen në treg gjatë këtij apo vitit tjetër. Do të vjen këtë vit.

    Microsoft ka njoftuar që Windows 7 të lëshohet në shitje para sezonit të festave të këtij fundviti. Kjo nënkupton se sistemi operativ në shitje me pakicë dhe i parainstaluar nëpër kompjuterë do të mund të paraqitej para muajit nëntor, kur fillon zyrtarisht sezoni i blerjes së festave të fundvitit në Amerikë.

    Windows 7 do të duhej që brenda...

    nga floroS - Komentet: 0 - Shikime: 375
  • 14052009
    Të rejat e Shkencës & Teknologjis Kqnh1esgf36iskrdgaz0

    Vera po afrohet, e kjo është përafërsisht koha kur nga kompania Apple pritet (edhe pse nuk është vërtetuar zyrtarisht paralajmërimi askund) të paraqes një iPhone të ri. Në lidhje me këtë çdo ditë e më shumë po paraqiten informata të pavërtetuara, e kjo e fundit tingëllon bukur e besueshme.

    Sipas pamjes së përzgjedhësit kryesor i cili është paraqitur në një forum kinez, thamë edhe më herët se informacioni është i pavërtetuar, iPhone i ri do të ketë procesor me takt punues prej 600 MHz (aktualisht ka...

    nga floroS - Komentet: 0 - Shikime: 360
  • 06052009
    Një grup hakerësh të kompjuterëve të martën kanë sulmuar faqen e presidentit shqiptar Bamir Topi, ku kanë ndërhyrë dhe vendosur foto të ndryshme.

    Siç bën të ditur agjencia INA, grupi i ashtuquajtur “Macedonian Dark Security” ka sulmuar faqen, duke njoftuar se kjo ishte një hakmarrje, pasi që, ditë më parë, hakerët shqiptarë të njohur si grupi “KHG” kishin sulmuar faqen e internetit të presidentit maqedonas Branko Cërvenkovski.

    “Mos luani me ne” dhe disa foto dhe harta maqedonase kanë qenë pjesë të vendosura në faqen e presidentit Topi. Shërbimet...

    nga floroS - Komentet: 0 - Shikime: 377
  • 04052009
    Nokia ka vendosur të hap dyqanin me aplikacione për telefonat e saj, që është një hap i cili padyshim është nxitur nga suksesi i dyqanit online të kompanisë Apple - App Store.

    Një nga shërbimet e dyqanit Ovi të cilin Nokia ka filluar kohë më parë ka vendosur ta krijojë është afarizmi me aplikacione.

    Prodhuesi finlandez i celularëve ka vendosur të bashkëpunojë më mirë me prodhuesit e aplikacioneve për telefonat e tij Symbian dhe t’u lehtësojë atyre shpërndarjen e produkteve të reja. Përdoruesit gjithashtu do të gjejnë më lehtë aplikacionet e kërkuara kur t’u ofrohen...

    nga floroS - Komentet: 0 - Shikime: 469
  • 04052009
    Seria e re e laptopëve të cilin e ka paraqitur HP bashkon performansën, çmimin e përballueshëm dhe dizajnin.

    Në kuadër të serisë janë në dispozicion tri dimensione të ndryshme të laptopëve: 14.1 15.6 dhe 17.3 inç. Secili prej tyre ka procesor të integruar AMD apo Intel, lexues të kartelave SD, Blu-Ray drive opsional, si dhe HDMI out për prezantime.

    Për më tepër blerësve u është ofruar mundësia të zgjedhin në mes të Linuxit të parainstaluar apo atij Windows Vista.
    Seria ProBook me gjasë do të paraqitet gjatë muajit qershor.

    nga floroS - Komentet: 0 - Shikime: 384
  • 03052009
    Nëse jeni adhurues i telefonave "push-to-talk" (tek të cilët vendosja e lidhjes dhe kryerjes së bisedave bëhet me anë të shtypjes në një tast), një i tillë do ta paraqitet së shpejti nga kompania amerikane Motorola.

    Sipas informacioneve të para, të cilat janë paraqitur kohë më parë, Motorola Clutch i465 është rezistuese ndaj të gjitha gjërave të padëshiruara: rrezatimit diellor, dridhjeve, goditjeve e madje edhe pluhurit.

    Nga karakteristikat teknike duhet të veçohen fotoaparati prej tre megapikselash, porti micro USB, mbështetja për riprodhimin e dosjeve MP3, WAV...

    nga floroS - Komentet: 0 - Shikime: 305
  • 03052009
    Nga prodhuesi gjerman i automjeteve “Audi” është paralajmëruar se më 16 korrik, me rastin e festimit të 100-vjetorit të ekzistimit të kompanisë, premierën do ta ketë një model i ri, i cili tani për tani po ruhet nën vellon e fshehtësisë.

    Thashethemet thonë se do të mund të ishte një RS5, R8 Spider apo A5 Sportback, edhe pse asnjë supozim nuk është për mos tu lavdëruar.

    Fillimi i kremtimit të njëqindvjetorit të ekzistimit do të fillojë me ceremoninë gara në Audi Forum, në Ingoldstadt, derisa në ceremoninë katër-ditore do të merr pjesë edhe kancelaria e Gjermanisë,...

    nga floroS - Komentet: 0 - Shikime: 378
  • 25042009
    Samsung për këtë vit ka paralajmëruar shitje prej së paku dy herë e gjysmë më mirë të laptopëve se sa ka qenë në vitin 2008. Në tregun botëror planifikon të shes gjithsej pesë milionë laptopë.

    Gjatë vitit 2008, Samsung në përgjithësi ka shitur dy milionë laptopë me të cilën gjë në listën e prodhuesve ka arritur të zë vendin e dhjetë. Nëse përmbushen parashikimet e bëra, Samsung në atë listë do të mund të ngjitej në vendin e shtatë.

    Në tregun e netbookëve, prodhuesi korean deri në fund të vitit shpreson të rris pjesëmarrjen e vet nga 5% sa janë tani në 15%.

    nga floroS - Komentet: 0 - Shikime: 365
  • 17042009
    Të rejat e Shkencës & Teknologjis F.0417113830578_m

    Në bazë të hulumtimeve të tregut nga kompania “In-Stat”, këtë
    vit pritet rënie e kërkimeve për telefonat celularë, dhe po ashtu
    pritet rritje e ngadalshme e numrit të përdoruesve të rinj.
    Si
    edhe deri më tani, faji i takon krizës ekonomike globale. Shitja e
    telefonave celularë gjatë këtij viti pritet të jetë për 20.5 % më e
    ulët sesa në vitin e kaluar,

    Prognoza për vitin 2010 është edhe më e keqe, ndërsa përmirësimet...

    nga floroS - Komentet: 0 - Shikime: 393
  • 17042009
    Të rejat e Shkencës & Teknologjis F.0417151404177_m
    Edhe pse shumica e prodhuesve njoftojnë për rezultate të dobëta
    të shitjes, si edhe parashikimet nuk janë optimiste, lajm i mirë vjen
    nga LG. Kjo kompani ka njoftuar se brenda një muaji ka shitur dy
    milionë celularë të tipit KM900 Arena.
    Për një periudhë shumë të shkurtë, nga mesi marsit deri më tani, Arena është bërë telefoni më i shitur celular i LG-së.

    Deri më tani modeli më i shitur i kësaj kompanie ishte modeli
    Chocolate, i cili për...

    nga floroS - Komentet: 0 - Shikime: 420
  • 17042009
    Të rejat e Shkencës & Teknologjis F.0417154011619_m
    Përkundër rrezikut që General Motors që në fillim të qershorit
    mund ta fillojë procesin e bankrotimit, dega e kësaj kompanie, firma
    Opel, njofton se aktualisht nuk ka probleme për likuidim.
    Mediat gjermane njoftojnë se Opel-i ka rezerva për të funksionuar në katër muajt e ardhshëm pa asnjë problem.

    Po ashtu, burime nga kompania njoftojnë se fillimi i shitjes së modelit
    të ri Opel Insignia po shkon mirë, ndërsa edhe Corsa e vogël po shitet

    nga floroS - Komentet: 0 - Shikime: 385
  • 16042009
    Të rejat e Shkencës & Teknologjis F.0416120740354_m
    Philips ka njoftuar se po heq dorë nga teknologjia e paraqitjes së fotografisë në 3D.Departamenti 3D Solutions i kësaj kompanie do të mbyllet, ndërsa ekranet me teknologjinë WOWvx do të pushojnë së prodhuari.

    Arsye për këtë ndërprerje është kriza financiare globale, si edhe shitja e dobët e teknologjisë për shfaqje të pamjeve në 3D.

    Edhe pse Philips ka lënë të hapur mundësinë e rikthimit ndaj kësaj
    teknologjie në të ardhmen, përfitimi aktual...

    nga floroS - Komentet: 0 - Shikime: 446
  • 16042009
    Të rejat e Shkencës & Teknologjis InsOPCDhjetëvjetorin e ekzistimit të tij, departamenti OPC i Opel-it
    e ka festuar me një ultra version të Insignia-s së re, e cila do të
    ketë turbo motor, i cili do të zhvillojë 325 KF, ndërsa tërheqja do të
    jetë me të katër rrotat.
    Duke u bazuar në modelin e
    zakonshëm, dallimet do të jenë në pjesën e poshtme të automjetit, e
    cila këtu është 10 mm më e ulët në krahasim me modelin Sport dhe ka
    stabilizues të rinj.Ndryshime ka edhe në sistemin drejtues, me ç’rast...

    nga floroS - Komentet: 0 - Shikime: 348
  • 15042009
    Të rejat e Shkencës & Teknologjis F.0415111412602_m
    Microsoft ka konfirmuar se versioni i ardhshëm i Office, i cili
    është duke u zhvilluar me emrin e koduar Office 14 do të vijë me 32 dhe
    64 bite.
    Ky do të jetë versioni i parë i Office-t, por edhe
    aplikacioni i parë i Microsoft-it për tregun e gjerë, i cili do të
    ofrohet në versionin 64-bitësh.

    Produktet shërbyese, siç është SQL Server dhe Exchange, tash e një kohë të gjatë janë në dispozicion në versionin 64- bitësh.

    Office...

    nga floroS - Komentet: 0 - Shikime: 376
  • 15042009
    Të rejat e Shkencës & Teknologjis Citroen1
    PSA planifikon që në vitet e ardhshme të bëhet prodhuesi më i
    mirë i automjeteve ekologjike, duke zvogëluar sa më shumë emetimin e
    gazrave, si edhe duke përdorur sa më shumë materiale ricikluese.
    Kompania ka njoftuar se në të ardhmen do të realizojë dhjetë objektiva, prej të cilave tre janë të rëndësishme për klientët.Plani kryesor i kësaj korporate është që ta zvogëlojë maksimalisht
    emetimin e gazrave të dëmshme nga automjetet e saj. PSA tashmë e ka
    arritur...

    nga floroS - Komentet: 0 - Shikime: 369
  • 15042009
    Të rejat e Shkencës & Teknologjis F.0415150028796_m

    Microsoft ka njoftuar se në muajin maj do të nxjerrë në treg edhe një 'mouse' nga familja SideWinder- modelin SideWinder X3.Me
    një dizajn më pak të kufizuar dhe më dimensione më të vogla nga i
    mëparshmi, ky është modeli i parë me formë simetrike, i cili iu
    përshtatet edhe djathtakëve edhe majtakëve.

    Hardueri tashmë është i ditur, laseri është me rezolucion 2.000 dpi me
    mundësi të rregullimit të rezolucionit me ndihmën e tasteve të...

    nga floroS - Komentet: 0 - Shikime: 406
  • 14042009
    Interneti vazhdon te konsiderohet nje luks per konsumatorin shqiptar. Gjate 6 muajve te fundit, numri i perdoruesve te internetit ne vendin tone eshte rritur, por gjithesesi kjo shifer vazhdon te jete e ulet krahasuar me vendet e rajonit.
    “Vetem 18% e shqiptareve perdorin internetin. Nje nga arsyet kryesore pse perdorimi i internetit ne Shqiperi nuk eshte ne nivelin e duhur eshte edhe penetrimi i ulet i telefonise fikse”, shpjegon specialisti Nuredin Hasanaj.

    Numri ne rritje i ofruesve te internetit ne Shqiperi ka sjelle permiresim te teknologjise dhe konkurence ne...

    nga donbeco - Komentet: 0 - Shikime: 421
 
 

Përdoruesit që po shfletojnë forumin: Asnjë
Moderatorët

Asnjë

Drejtat e ktij Forumit:

Ju nuk mund të krijoni tema të reja në këtë forum
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Legjenda
  • Mesazhe të reja Mesazhe të reja
  • Mesazhe të reja [ Popular ] Mesazhe të reja [ Popular ]
  • Mesazhe të reja [ Locked ] Mesazhe të reja [ Locked ]
  • Asnjë mesazh i ri Asnjë mesazh i ri
  • Asnjë mesazh i ri [ Popular ] Asnjë mesazh i ri [ Popular ]
  • Asnjë mesazh i ri [ Locked ] Asnjë mesazh i ri [ Locked ]
  • Lajmërim Lajmërim
  • Ngjitës Ngjitës
  • Global announcement Global announcement