Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kupa UEFA: Hamburg mposht Wederin

 :: News.... :: Sport

Shko poshtë

01052009

Mesazh 

Kupa UEFA: Hamburg mposht Wederin Empty Kupa UEFA: Hamburg mposht Wederin




Hamburgu ka shënuar fitore minimale, 1-0, në udhëtim tek Werder Bremeni në ndeshjen e parë të gjysmëfinales gjermane të Kupës UEFA, derisa ndeshja tjetër, ajo ukrainase mes Dinamo Kievit dhe Shakhtar Donetsk, ka përfunduar me barazim 1-1.

Një gol i shënuar nga Piotr Trochowski në minutën e 28-të të ndeshjes, ka mjaftuar t’i japë një fitore të merituar dhe të rëndësishme në udhëtim Hamburgut.

Mysafirët dominuan në pjesën e parë të ndeshjes duke krijuar një varg rastesh tjera përveç golit të shënuar, ndërsa vendasit u rikthyen në pjesë të dytë duke kërcënuar disa herë, por megjithatë nuk arrinin të gjenin golin e barazimit.

Gjysmëfinalja tjetër mes dy ekipeve ukrainase ka përfunduar me barazim 1-1. Vendasit e Dinamo Kievit kaluan në epërsi që në pjesë të parë, me anë të një autogoli të shënuar nga mbrojtësi Dmytro Chygrynskiy, i cili devijoi një goditje të Olexandr Aliyev nga gjuajtja e lirë (22’), ndërsa mysafirët barazuan me anë të Fernandinho në pjesën e dytë të ndeshjes (68’).

Ndeshjet e kthimit kur do të përcaktohen edhe dy finalistët, do të zhvillohen pas një jave.
amir
amir
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 1013
Age : 31
Location : DBD
Registration date : 14/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Share this post on: reddit
- Similar topics

 :: News.... :: Sport

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi