Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Luçio: Dua të largohem nga Bajerni

 :: News.... :: Sport

Shko poshtë

29062009

Mesazh 

Luçio: Dua të largohem nga Bajerni Empty Luçio: Dua të largohem nga Bajerni




Mbrojtësi brazilian: Nëse nuk bëj pjesë në planet e Van Galit jam i lumtur për këtë

Luçio ka reaguar ashpër ndaj spekullimeve se ai mund të jetë shtesë në skuadër pas blerjeve të shumta të bavarezëve, duke thënë se do të largohej me dëshirë nga Bajerni. Lajmet e fundit thonë se mbrojtësi brazilian është njëri nga katër lojtarët e Bajernit që trajneri Luis Van Gal dëshiron t’i largojë (Luçio, Tim Borovski, Andreas Otl dhe Kristian Lel). I indinjuar nga këto lajme, Luçio, i grumbulluar me Brazilin në Kupën e Konfederatave, ka thënë se nuk donte të rrinte “nëpër këmbë nëse nuk ishte i dëshiruar”. Ai i ka thënë gazetës afrikane “TZ” se “nëse trajneri beson se lojtarë të tjerë janë më të mirë se unë, nuk do të luaj asnjë sekondë për Bajernin. Para dy vitesh, më kërkuan klubet më të mëdha të Europës dhe Bajerni i refuzoi ofertat e tyre. Nuk mendoj se loja ime ka ndryshuar në dy vitet e fundit”. Luçio është në Afrikë të Jugut dhe do të kthehet në Mynih vetëm kur të përfundojë ky turne për Brazilin, por pas këtyre lajmeve nuk dihet nëse do të kthehet në Mynih apo jo. “Kam edhe një vit kontratë te Bajerni dhe nëse trajneri nuk ka nevojë për mua, nuk e kam problem të shkoj te një klub tjetër. Nuk kam çfarë të tregoj për të bindur të tjerët se vlej, pasi të gjithë më njohin. Kur të kthehem në Brazil, do të ulem me menaxherin tim. Nëse Bajerni i mendon me gjithë mend këto gjëra, është mirë që të flasë sa më shpejt me mua”, ka thënë Luçio i indinjuar.
bujo
bujo
Anetare 10 %
Anetare 10 %

Numri i postimeve : 63
Registration date : 20/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Share this post on: reddit
- Similar topics

 :: News.... :: Sport

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi