Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vieira drejt PSG-së

 :: News.... :: Sport

Shko poshtë

29062009

Mesazh 

Vieira drejt PSG-së Empty Vieira drejt PSG-së




Trajneri i ri i PSG-së, Antuan Kombuare, pohon se kapiteni i Francës, Patrik Vieira, është i interesuar t’i bashkohet klubit të kryeqytetit, por pohon se rroga e kërkuar prej tij mund të jetë një pengesë jo e vogël. E ardhmja e mesfushorit të Interit, që mbushi 33 vjeç dje, mbetet e dyshimtë pasi nuk e ka më vendin e titullarit në skuadrën kampione të Italisë. Disa lajme thonë se Mourinjo është i gatshëm ta shesë Vieiranë dhe nëse këto lajme janë të sakta, atëherë ai mund të ketë shumë shanse që të kthehet në Francë. “Kemi folur në telefon dhe Vieira donte të vinte te PSG-ja, që të punonim së bashku. Ai e di se i duhet një sezon i plotë për të ardhur në formën e tij më të mirë për Kupën e Botës 2010. Ne jemi të shqetësuar nga rroga e tij e lartë. Ai është i gatshëm të pranojë ulje, por sa? Sidoqoftë, nuk jam unë që menaxhoj aspektin financiar te PSG-ja. Presidenti i klubit, Sebastien Bazin, dhe Patrik Vieira janë në negociata. Do të shohim a do të bëhet kjo marrëveshje apo jo”, ka thënë Kombuare.
bujo
bujo
Anetare 10 %
Anetare 10 %

Numri i postimeve : 63
Registration date : 20/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Share this post on: reddit
- Similar topics

 :: News.... :: Sport

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi