Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vieira dhe Hleb drejt Lionit!

 :: News.... :: Sport

Shko poshtë

30062009

Mesazh 

Vieira dhe Hleb drejt Lionit! Empty Vieira dhe Hleb drejt Lionit!




Lioni është i interesuar për ish-mesfushorët e Arsenalit, Patrik Vieira dhe Aleksandër Hleb. Ky ka qenë pohimi i drejtorit lionez Bernard Lakomb. Në klubin e Lionit, pas këtij sezonit pa titull pas shtatë vitesh kampion, pritet të bëhen disa ndryshime. Hleb ka më shumë mundësi të veshë fanellën e francezëve, duke qenë se lojtari i Barcelonës po kërkon të largohet nga “Camp Nou”, sepse e ka kaluar pjesën më të madhe të sezonit në stol. Lakomb ka pohuar se ata mezi presin ta bëjnë të vetin mesfushorin 28-vjeçar. “Hleb është lojtar i mirë, do të shohim se çfarë mund të bëjmë”, - ka thënë ai për OL TV. Vieira mund të jetë gjithashtu në rrugë drejt Lionit pas një sezoni pliot dëmtimesh te Interi. Mesfushori francez ka thënë se nuk dëshiron të largohet nga Milano, por është shprehur i gatshëm të lëvizë nëse kjo do t’i jepte më shumë shanse për të qenë pjesë e përfaqësueses franceze për Kupën e Botës 2010. Lakomb beson se ai do të ishte blerje e mirë për Lionin, por shqetësohet nga dëmtimet e tij. Lakomb ka shtuar: “Vieira synon të luajë në Kupën e Botës, prandaj përse të mos e marrim?
bujo
bujo
Anetare 10 %
Anetare 10 %

Numri i postimeve : 63
Registration date : 20/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Share this post on: reddit
- Similar topics

 :: News.... :: Sport

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi