Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mascherano dëshiron fitore ndaj Manchester United

 :: News.... :: Sport

Shko poshtë

24102009

Mesazh 

Mascherano dëshiron fitore ndaj Manchester United Empty Mascherano dëshiron fitore ndaj Manchester United




Mascherano dëshiron fitore ndaj Manchester United F.1024151418617_m

Javier Mascherano dëshiron që Liverpooli të ndjekë shembullin e Argjentinës, duke thënë se të kuqtë duhet të harrojnë katër humbjet radhazi dhe të përqendrohen të mposhtin Manchester United në derbin e të dielës.
Mesfushori argjentinas dëshiron që Liverpool, që është në mes të fillimit më të keq të sezonin në 22 vitet e fundit, të inspirohet nga rasti i fundit i Argjentinës që synonte të kualifikohej për në Kupën Botërore 2010.

“Jam i relaksuar tash që Argjentina është kualifikuar për në finalet e Kupës Botërore, mund të përqendrohem vetëm në Liverpoolin. Mund të mendoj në Liverpoolin dhe jo në Argjentinën”, ka thënë Mascherano.

“Me Argjentinën i fituam të dy ndeshjet e fundit dhe u kualifikuam. Ndoshta një rast i ngjashëm do të jetë edhe me Liverpoolin tash nëse fillon të fitojë, gjërat do të fillojnë të ndodhin për ne, siç ndodhën me vendin tim”.

“Ne nuk duhet të mendojmë për të kaluarën. Duhet të mposhtim United për veten tonë, për tifozët, për ekipin. Duhet të vazhdojmë”, ka shtuar argjentinasi.

Të kuqtë, që humbën në mesjavë me rezultat 2-1 në Ligën e Kampionëve ndaj Lyonit, presin në formacion të rikthehen edhe Fernando Torres dhe Glen Johnson, por kapiteni Steven Gerrard është një shqetësim serioz.
citti_barca
citti_barca
V.I.P
V.I.P

Numri i postimeve : 427
Registration date : 08/05/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Share this post on: reddit
- Similar topics

 :: News.... :: Sport

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi