Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

BDNF mbron qelizat nervore

Shko poshtë

BDNF mbron qelizat nervore Empty BDNF mbron qelizat nervore

Mesazh nga citti_barca Sun Nov 22, 2009 9:33 pm

BDNF mbron qelizat nervore F.1110011549145_m

Studimet në kafshë të realizuara në Universitetin e Kalifornisë në San Diego mund të hapin rrugën për qasje të reja në trajtimin e sëmundjes Alzheimer.
Humbja e kujtesës, dëmtimet kognitive, degjenerimi dhe vdekja e qelizave trunore janë parandaluar ose penguar në disa modele të kafshëve pas trajtimit me një proteine të quajtur faktori neurotrofik faktor me prejardhje trunore (BDNF). Studimi i Universitetit të Kalifornisë në San Diego, tregon se trajtimi me BDNF mund të ofrojë mbrojtje të fuqishme dhe të gjatë duke ngadalësuar, ose edhe ndaluar e progresin e sëmundjes Alzheimer te modelet e kafshëve.

"Efektet e BDNF ishin potente" tha Mark Tuszynski, MD, PhD, profesor i neurologjisë në Fakultetin e Mjekësisë pranë Universitetin e Kalifornisë në San Diego. "Kur administruam BDNF në qarqet trunore të kujtesës, ne e stimuluam direkt aktivitetin e tyre dhe pengum vdekjen e qelizave që ndodh si pasojë e sëmundjes".

BDNF normalisht prodhohet gjatë gjithë jetës në korteksin entorhinal, një pjesë e trurit që mbështet kujtesën. Prodhimin i BDNF-së ulet në prani të sëmundjes Alzheimer. Për këto eksperimente, studiuesit injektuan gjenin-BDNF në një seri kulturash qelizore dhe në modelet e kafshëve, duke përfshirë modelet e minjve transgjenikë të sëmundjes Alzheimer; minj të moshuar; minj me korteks entorhinal të dëmtuar; majmunë resus të moshuar dhe majmunë korteks entorhinal të dëmtuar.

Në secilin rast, kur u krahasuan me grupet e kontrollit të cilat nuk ishin trajtuar me BDNF, kafshët e trajtuara treguan përmirësime të rëndësishme në testet e ndryshme të të mësuarit dhe kujtesës. Truri i kafshëve të trajtuara tregoi shprehje të gjeneve BDNF, rritje të madhësisë qelizore, përmirësim të sinjalizimit qelizor dhe aktivizim të funksionimit të neuroneve, të cilat në kushte tjera do të degjeneroheshin. Këto përfitime u zgjeruan edhe në hipokampusin degjenerativ ku procedohet memoria afat-shkurtër, njëri nga regjionet e para të trurit që pëson dëme të mëdha te sëmundja Alzheimer.

Demonstrimi i efektivitetit dhe të sigurisë në administrimin e BDNF-së te kafshët siguron "një shpjegim të arsyeshme për eksplorimin e përkthimit klinik” te njerëzit, përfundojnë studiuesit, duke sugjeruar se efektet mbrojtëse dhe restauruese të BDNF-së mbi neuronet e dëmtuara dhe sinjalizimin e tyre, mund të ofrojnë një qasje të re për trajtimin e sëmundjes Alzheimer.
citti_barca
citti_barca
V.I.P
V.I.P

Numri i postimeve : 427
Registration date : 08/05/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi