Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lajme të rralla dhe të çuditshme

Faqja 1 e 3 1, 2, 3  Next

Shko poshtë

11052009

Mesazh 

Lajme të rralla dhe të çuditshme Empty Lajme të rralla dhe të çuditshme




Londër, 27 tetor MIA - Në Angli janë lindur binjakët Lejtoni dhe Kejdoni prej të cilëve njëri ka ngjyrë të bardhë të lëkurës ndërsa tjetri të zezë që sipas mjekëve, ndodh një herë në një milion raste kur prindërit kanë ngjyrë të ndryshme të lëkurës.

"Pas lindjes ishin të njejtë, ndërsa pastaj prej ditës në ditë filloi të ndryshohet ngjyrën e lekurës së tyre. Ndonjëherë e gjithë kjo është qesharake, sepse njërëzit nuk besojnë se bëhet fjalë për binjakë të cilët kanë prindër të njejtë", deklaroi e ëma e tyre 27 vjeçarja Keri Riçardson.

Kejdoni e ka trashëguar gjenin e nënës së vet e cila ka prejardhje anglo-nigeriane. Si e tillë ajo pati kod i gjenit të të dy racave, ndërsa Kejdoni e ka trasheguar vetëm pjesën e "zezë" të tij. Nga ana tjetër Lejtoni e ka trasheguar vetëm gjenin e babait të tij dhe është i bardhë
__________________


Edituar për herë të fundit nga floroS në Thu May 14, 2009 9:33 pm, edituar 1 herë gjithsej
floroS
floroS
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 1981
Age : 30
Location : Milkyway
Registration date : 12/03/2009

http://htttp://youtube.com/floros93

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Share this post on: reddit

Lajme të rralla dhe të çuditshme :: Komentet

floroS

Mesazh Mon May 11, 2009 9:03 pm nga floroS

MBRETERI E BASHKUAR - Nje pensionist ka shpetuar vetem me gervishtje dhe te nxira, pasi ka rene me makinen e tij nga nje lartesi me e madhe se 30 metra. Deshmitar ka qene Andy Baldwin, i cili njoftoi 999-n, por e kuptoi me vone se shoferi ishte njerku i tij, Terry Flynn, 72-vjecar. Ai per t'iu shmangur nje rruge te rreshqitshme hasi nje gardh ne fushe. Per shkak te erresires nuk e kuptoi se po shkonte ne drejtimin e gabuar dhe nga maja e kodres qe po zbriste, perfundoi ne bregun e detit. Menjehere u dergua ne spital nga rojet bregdetare edhe pse kishte vetem demtime te vogla ne koke dhe shembje te brinjeve.

Mbrapsht në krye Shko poshtë

floroS

Mesazh Mon May 11, 2009 9:03 pm nga floroS

Shoferi i dehur i shkolles kerkon te vazhdoje te ngase autobusin

AUSTRALI - Nje shofer autobusi, i cili ka abuzuar me shume se 13 here per limitin e sasise se alkoolit te perdorur gjate punes si shofer autobusi ne shkolle, ka pasur vetem nje kerkese te thjeshte per policine, e cila e ka arrestuar per ngjarje te dehur. Mund ta perfundoj punen, te pakten sa t'i le keta femije? 50-vjecari David Stack e kishte nivelin e alkoolit 0.26, pra 10 here me te larte se limiti i nje shoferi autobusesh. Policine e kishin njoftuar dy pasagjere, te cilet e kishin pare te ngiste mbi normat e lejuara te shpejtesise ne rruge. Stack, i cili do te gjykohet ne shkurt, i kerkoi falje femijeve.
__________________

Mbrapsht në krye Shko poshtë

floroS

Mesazh Thu May 14, 2009 9:34 pm nga floroS

Policia ne SHBA kerkon hajdutin qe le bakshish

Policia ne SHBA po kerkon nje hajdut qe i ka lene 20 dollare nje punonjesi ne nje pike karburanti, te cilin sapo kishte grabitur. Fotot e tij jane shperndare kudo. Ai bleu limonade ne banak dhe i tha shitesit se e urrente te bente kete qe sapo do te bente, por duhej patjeter. Shitesi e pyeti nese ai do ta grabiste, dhe hajduti i kerkoi te mblidhte te gjitha parate qe mundte, t'i dorezonte atij gjysmen dhe te mbante per vete gjysmen tjeter. Shitesi ia dorezoi te gjitha parate dhe hajduti i tha:Urdhero 20 dollare per shqetesimin.

Mbrapsht në krye Shko poshtë

floroS

Mesazh Thu May 14, 2009 9:35 pm nga floroS

22-vjecari provon te bleje me dy kartemonedha 16 dollareshe

SHBA - Policia ne Wichita, ne shtetin Kansas, arrestoi nje djale, pasi kerkonte te blinte dicka ne hotelin e aeroportit me dy kartemonedha. Deri ketu nuk ka asgje te pazakonte, por djaloshi 22-vjecar kishte arritur te siguronte dy kartemonedha te pazakonta me vlere 16 dollareshe. Kartemonedhat 16 dollareshe nuk ekzistojne ne SHBA dhe askund tjeter ku perdoret dollari. Ai vazhdonte te insistonte se parate nuk ishin te falsifikuara, por ia kishte dorezuar nje mik i besuar. Edhe pse punonjesit e hotelit ishin te sigurt se ato para nuk ekzistonin, siguria e djalit i beri te njoftojne menjehere policine.

Mbrapsht në krye Shko poshtë

floroS

Mesazh Thu May 14, 2009 9:35 pm nga floroS

Policia ne kolegj arreston studentin e pergjumur

SHBA - Policia ne Illinois arrestoi nje student ne "Northwestern University", pasi e gjeti te flinte ne nje divan ne ndertesen e klasave. Nekoro Gomes po punonte ne nje projekt gjate nates ne ndertesen "McCormick Tribune" kur e kishte zene gjumi ne katin e trete te nderteses. Ai nuk u zbulua deri ne oren 8 te mengjesit. Policia ishte njoftuar per nje hyrje pa leje ne ndertese, dhe i kerkoi studentit karten e identitetit dhe e arrestoi kur zbuloi se i kishte kaluar leja e qendrimit ne ndertese. Akuzat rane poshte ne sallen e gjyqit. Dekani pohon se nuk ka nje rregull qe i ndalon studentet te flene ne ndertese.

Mbrapsht në krye Shko poshtë

floroS

Mesazh Thu May 14, 2009 9:36 pm nga floroS

23 vajza adoleshente grinden per nje djale simpatik

BULLGARI - Policia u njoftua menjehere ne Bullgari kur nje perleshje masive shpertheu mes 23 vajzave adoleshente per nje djale simpatik. Vajzat, mes moshes 15 dhe 18 vjec, perdoren doreza prej hekuri, zinxhire dhe shishe birre per te luftuar per studentin, emri i te cilit nuk eshte zbuluar. Vajzat nga kryeqyteti i Bullgarise, Sofia, e kishin paramenduar te luftonin dhe lane shkollen per t'u takuar ne nje fushe loje ne distriktin Gorublyane te qytetit. Disa vajza u lenduan dhe me qindra kalimtare deshmuan per incidentin. Por alarmi erdhi kur babai i njeres prej vajzave te lenduara njoftoi policine.

Mbrapsht në krye Shko poshtë

floroS

Mesazh Thu May 14, 2009 9:36 pm nga floroS

Grabitesja e armatosur 7-vjecare vjedh lodra

SHBA - Policia ne Florida po kerkon nje vajze te re, ne moshe 7-vjecare, e cila u perpoq te grabise lodra "Lego" e armatosur me nje thike. Vajza i tregoi thiken arketarit ne dyqanin "Wal-Mart" ne Largon dhe u perpoq te largohej me dy kuti Lego. Policia thote se vajza, ne moshe 7-vjecare, i fshehu lodrat nen pallton dhe u perpoq te dilte jashte. Nje punonjes i dyqanit iu afrua femijes, dhe i kerkoi t'i kthente formueset Lego. Vajza hapi xhaketen dhe nxori nje thike te madhe te skalitur. Punonjesi i foli vajzes dhe i kerkoi t'i dorezonte thiken dhe lodrat. Vajza u largua me biciklete.

Mbrapsht në krye Shko poshtë

floroS

Mesazh Thu May 14, 2009 9:36 pm nga floroS

Pi 5 mije litra Coca-Cola, hedh ne gjyq kompanine

RUSI - Nje grua ruse, e cila ka pire 5 mije litra Coca-cola, ka hedhur ne gjyq me sukses kompanine, pasi eshte semure. Natalya Kashuba, 27-vjecare, pronarja e nje dyqani rrobash, ka pire rreth tre litra cdo dite per pese vite radhazi. Ajo shkoi ne sallen e gjyqit me pretendimin se vuan nga insomnia dhe djegia e zemres. Thote se eshte droguar nga pija si rezultat i ofertave promocionale qe ndodheshin nen kapaket e shisheve. Ajo ka fituar me dhjetera dysheke plazhi dhe radio, te cilat i ka sjelle si prova ne gjyq. Gjykata vendosi ta demshperbleje me 62 paund, pasi kompania nuk e paralajmeroi se konsumimi i tepert sjell rreziqe. Avokatet parashikojne se do te vine dhe shume ankesa te tjera.

Mbrapsht në krye Shko poshtë

floroS

Mesazh Thu May 14, 2009 9:37 pm nga floroS

Pi 5 mije litra Coca-Cola, hedh ne gjyq kompanine

RUSI - Nje grua ruse, e cila ka pire 5 mije litra Coca-cola, ka hedhur ne gjyq me sukses kompanine, pasi eshte semure. Natalya Kashuba, 27-vjecare, pronarja e nje dyqani rrobash, ka pire rreth tre litra cdo dite per pese vite radhazi. Ajo shkoi ne sallen e gjyqit me pretendimin se vuan nga insomnia dhe djegia e zemres. Thote se eshte droguar nga pija si rezultat i ofertave promocionale qe ndodheshin nen kapaket e shisheve. Ajo ka fituar me dhjetera dysheke plazhi dhe radio, te cilat i ka sjelle si prova ne gjyq. Gjykata vendosi ta demshperbleje me 62 paund, pasi kompania nuk e paralajmeroi se konsumimi i tepert sjell rreziqe. Avokatet parashikojne se do te vine dhe shume ankesa te tjera.

Mbrapsht në krye Shko poshtë

floroS

Mesazh Thu May 14, 2009 9:37 pm nga floroS

I kerkuari arrestohet ne bashki para marteses

ITALI - Endrra e tij e dasmes prishet nga karabinieret. Kerkohet per krime te ndryshme nje kosovar 25-vjecar, klandestin, i cili ka tentuar te martohet me nje grua ne Bondeno, ne provincen e Ferrares. Ushtria i ka pritur para bashkise te veshur si punetore. Kur te fejuarit jane paraqitur, karabinieret kane arrestuar kosovarin para se martesa te festohej. Kosovari, B.C. kerkohej per sulm te qellimshem, kercenim dhe mbajtjen e paligjshme te thikes, krime te kryera ne Trieste ne vitin 2004. Ushtria ka pritur me durim mberritjen e ciftit ne bashki dhe sapo e kane pare, kane arrestuar dhendrin kosovar.

Mbrapsht në krye Shko poshtë

floroS

Mesazh Thu May 14, 2009 9:37 pm nga floroS

Norvegji, punonjesit e bankes harrojne te kycin deren

NORVEGJI - Nje roje i sigurise, i cili i beri kontroll nje banke norvegjeze disa ore pas orarit te punes, zbuloi se dera ishte e pambyllur. Roja hyri ne degen "SpareBank1" ne Larvik, ne jug te Oslos, pa fikur alarmin. Ai njoftoi menjehere policine. Hetuesit thone se punonjesit e bankes harruan ta kycin deren kur e mbyllen te premten pasdite. Menaxherja e bankes pohoi se, alarmi ishte i ndezur, por ajo nuk e shpjegon dot pse ne kete rast nuk u ndez kur roja e sigurise hyri.
Shpresoj dhe besoj se eshte thjesht nje gabim, thote drejtori i SpareBank1.
Ajo qe mund te bejme eshte vetem te kerkojme falje, eshte shprehur ai.

Mbrapsht në krye Shko poshtë

floroS

Mesazh Thu May 14, 2009 9:38 pm nga floroS

Policia akuzon beben 3-muajshe per vjedhje

INDI - Me qindra njerez po protestojne ne nje fshat te larget ne Indine lindore, pasi policia kerkon te arrestoje nje djale 3-muajsh per grabitje. Emri i vogelushit kishte dale nga nje liste njerezish, te cilet ishin akuzuar per grabitje te pasagjereve te autobuseve javen e kaluar. Do te kryejme hetime per te zbuluar se si ka ndodhur - thote policia ne fshatin e varfer te Biharit. Fshataret nisen protestat kur skuadra e policise erdhi me listen e te akuzuarve, perfshire dhe djalin.
Nuk e di se kush mund ta kete akuzuar Praven-in, thote nena e djalit, Shakila Devi. Zedhenesi i policise thote se emri i djalit ka dale pas nje ankese me "qellime djallezore".[i]

Mbrapsht në krye Shko poshtë

floroS

Mesazh Thu May 14, 2009 9:38 pm nga floroS

Shpellat e Osama bin Laden kthehen ne qendra turistike

Afganistan- Shpellat sekrete te Osama bin Laden tani do te konvertohen ne nje qender turistike prej 5.3 milione paund. Ne malet me pamje nga strehimi Tora Bora, i kreut te Al Kaedes ne Afganistan, do te ndertohen hotele dhe restorante. Ish-kryekomandanti, Gul Agha Sherazi, tani guvernatori i vendit tha se, Tora Bora eshte i famshem ne te gjithe boten, por ne duam te njihet per turizem dhe jo per terrorizem. Njihej si nje vend per piknik shume me pare se dikush te degjonte per Osama bin Ladenin. Bin Laden, i cili eshte fshehur atje ne vitin 2001, pasi qeveria e Talibanit u perjashtua, besohet te jete larguar pasi nje sulmi bombash te SHBA-se. Dy gazetare jane vrare atje kete muaj, por zoti Sherazi insistoi se �Tora Bora eshte 100 per qind e sigurt�.

Mbrapsht në krye Shko poshtë

floroS

Mesazh Thu May 14, 2009 9:39 pm nga floroS

Buzeqeshja i kushton familjes 3 mije paund

MBRETERI E BASHKUAR - Nje familje prishi pushimet per te cilat kishte paguar 3 mije paund per shkak se fotoja e vajzes se vogel u refuzua pasi ajo po buzeqeshte. Gareth dhe Lesley Edwards kursyen per muaj per te shkuar ne Qipro me femijet Megan, 10-vjec dhe Alys, 9-vjec. Por nje nate para se te niseshin, Lesley, 46-vjecare, kuptoi se ishte personi i vetem me pasaporte te vlefshme. Ajo thote se ata nuk na e pranuan fotografine e vajzes pasi dhembet e saj ishin te dukshme. Prinderit u perpoqen te bejne nje foto tjeter te vajzes ne momentin e fundit, por mberriten vone ne zyren e pranimit te pasaportave.
__________________

Mbrapsht në krye Shko poshtë

floroS

Mesazh Thu May 14, 2009 9:39 pm nga floroS

Në Gjermani dyqanet heqin babagjyshët ala Hitler nga vitrina

Berlin, 1 dhjetor 2006- Një rrjet gjerman dyqanesh hoqi nga qarkullimi shitjen e statuetave prej druri të babagjyshërve të Vitit të Ri, pasi klientët u ankuan se ata dukeshin sikur përshëndesnin ala Hitler, çka përbën shkelje të ligjit në Gjermani.

1 200 statuetat, ku babagjyshi i Vitit të Ri përshëndeste me dorën e djathtë të ngritur drejt qiellit, kishin shqetësuar blerësit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

floroS

Mesazh Thu May 14, 2009 9:39 pm nga floroS

Princi Çarls botoi një libër me bio receta mbretërore

Londër, 30 nëntor - Trashëgimtari i fronit britanik princi Çarls botoi një libër me receta origjinale mbretërore në të cilin promovon ushqim të shëndetshëm dhe prodhime vendore.

Libri me titull "Origjinale prej dukës", theksin ia ve ushqimeve të harruara nga kuzhina tradicionale e kombit dhe u dedikohet atyre që dëshirojnë të njoftohen me recetat "mbretërore".

Princi Çarls në librin e tij paraqet tregime interesante lidhur me degustimin e paraardhësve të tij të cilët kanë adhuruan të hanë mish qengji të cilin ai përpiqet ta kthej përsëri në tryezën britanike. Këtu është edhe anegdota për gjyshen e tij, nënën e mbretereshës, e cila ka adhuruar kolaç nga ara dhe hurma.

"Të mësojmë si të punojmë me natyrën e jo kundës saj", thotë princi Çarls në parathënien e librit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

floroS

Mesazh Thu May 14, 2009 9:40 pm nga floroS

Në Varshavë transport falas për ata që janë të lindur në autobus

Varshavë, 29 nëntor - Nga data 1 dhjetor në Varshavë do të zbatohet transporti falas i qytetit për të gjithë njërëz që do të parashtrojnë një vërtetim deri ndërmarrjen e trafikut të qytetit se janë të lindur në autobus ose tramvaj.

Vendimi i autoriteteve të qytetit vijon pas lindjes së sudanezes Sullafa Ismail, e cila në tramvaj nga fundi i tetorit me ndihmën e udhëtarlve lindi vajzë.

Prefekti i Varshavës, Kazhimezh Marçinkjeviç atëherë deklaroi se foshnja do të mundë të udhëtojë pa pagesë në tramvajet ose autobusat deri në fund të jetës së saj.

Nga 1 dhjetori kjo vlen edhe për të gjithë që kanë zgjedhur të vijnë në botë pikëisht në transportin e qytetit, shkruan sot gazeta "Zhiçe Varshava".
__________________

Mbrapsht në krye Shko poshtë

floroS

Mesazh Thu May 14, 2009 9:40 pm nga floroS

KUIZI BRITANIK "Kush deshiron te behet milioner" i shitet Hollandezeve per 160 milione euro

Londer - 2 dhjetor - Kuizi i popullarizuar britanik "Kush deshiron te behet milioner" i eshte shitur nje kompanie mediatike hollandeze per 106 milione funta ose 160 milione euro.
Producenti SELIDOR pronar i kuizit dhe kater autoret dhe kreatoret vendosen kete hap, sic thane, qe te mund "perfundimisht tu perkushtohen projekteve tjera". Dy producente televizive dhe dy shkrimtare te komedive televizive e shpiken kete kuiz duke ua ofruar fillimisht televizioneve britanike per emitim. Ne ate kohe, pjesa me e madhe e tyre kishin frike nga mundesia per te humbur shume para, per shkak te mundesise me te cilen garuesit mund te fitonin, perfshi dhe shperblimin maksimal prej 1 milione funtash (1.5 milione euro).
Kuizi u eshte shitur 106 vendeve te ndryshme ne Bote, midis te cilave edhe ne tregje te medha sic jane SHBA, Kina, Australia dhe Japonia.

Mbrapsht në krye Shko poshtë

floroS

Mesazh Thu May 14, 2009 9:41 pm nga floroS

o xhirohet versioni i ri i Kleopatres

Hollywood, 4 dhjetor - Studioja filmike COLUMBIA planifikon te xhiroje versionin e ri te filmit "Kleopatra", pas me shume se 40 vitesh kur rrefimi i Joseph Mancievich hyri ne histori si filmi me i shtrejte i xhiruar ne Hollywood, shkruan gazeta VARIETY.

Gazeta thekson studio COLUMBIA i ka blere te drejtat e librit te Stacey Shiff per jeten e mbretereshes qe drejtonte Egjiptin nga viti 69 deri ne vitin 30 para Krishtit. Libri ende nuk eshte ne shitje.

Shiff ne vitin 2000 fitoi shperblimin Pulitzer per biografine e shkrimtaret rusoamerikan Vladimir Nabokov.

Xhirimi i filmit ne vitin 1963 ne te cilin rolin e mbretereshes e luante Elizabeth Taylor, kushtonte 286,4 milione dollare. Filmi ne kinemate amerikane fitoi 377,6 milione dollare.

Titulli per film me te shtrejte ne bote i takon pronarit te filmit "Lufte dhe Paqe" te Sergei Bondarcuk, i cili ne kinema shfaqej ne vitin 1968, shtate vite pas xhirimit qe kushtoi 560 milione dollare.

Mbrapsht në krye Shko poshtë

floroS

Mesazh Thu May 14, 2009 9:41 pm nga floroS

Zbulohet ne Spanje pikture e panjohur e Ticianit

Madrid, 1 dhjetor - Piktura e panjohur e cila eshte vertetuar te jete veper e njerit nga mjeshtrit me te medhej te renesanses, Ticiani (1487/90-1576) emri i vertete i te cilit eshte Ticiano Vecceli, do ekspozohet ne fund te dhjetorit ne nje ankand ne Madrid me cmim fillestar prej 360.000 eurosh.

Piktura e quajtur "Portreti i zonjes" llogaritet te jete bere ne periudhen midis viteve 1549 dhe 1550.

Autori i veprave me tematike fetare dhe mitologjike dallohej edhe ne pikturimin e portreteve. Portreti i sapozbuluar "Portreti i zonjes" eshte i rendesishem sepse portretet e femrave jane te pakta nga Tiziano.

Nga 117 portrete qe ka pikturuar Tiziano, vetem 15 jane portrete femrash.

Mbrapsht në krye Shko poshtë

floroS

Mesazh Thu May 14, 2009 9:42 pm nga floroS

Pacolli blen ekzemplarin e librit të Barletit për Skenderbeun

Prishtinë, 4 dhjetor - Libri "Jeta dhe bëmat e Gjergj Kastriotit, të quajtur Skënderbeu – Princ i Epirotëve…", shkruar nga Marin Barleti dhe botuar në Romë, latinisht, në vitet 1508 - 1510, që ndodhej në Holandë, është sjellë në Prishtinë dhe prej dy ditësh është bërë pronë e familjes së biznesmenëve të njohur Pacolli.

Sipas pronarëve të rinj, libri do mbahet në bibliotekën e familjes ose do t’i dhurohet ndonjë institucioni shtetëror, me kusht që të ruhet.

Libri është me format 31X21 centimetra dhe ka 326 faqe.

Disa nga faqet e para janë pa numër rendor.

Në krye të tij është portreti i Skënderbeut, dy poezi dhe portreti i Marin Barletit.

Historiani Zekeria Cana e vlerësoi sjelljen në Prishtinë të librit kryemonument të Skënderbeut, si një ngjarje me rëndësi shumë të madhe për kulturën shqiptare.

"Ekzemplarët e këtij libri janë shumë të rrallë", tha ai të shtunën e kaluar, më 2 korrik, duke pritur ardhjen e kësaj vepre në Aeroportin e Prishtinës

Mbrapsht në krye Shko poshtë

floroS

Mesazh Thu May 14, 2009 9:42 pm nga floroS

Nje profesor ukrainez dizajnon "pjaten qe flet"

Kiev, 4 dhjetor - Doktor Grigorij Causovski, profesor ne Univerzitetin ZAPOROZJE ne Ukraine si kontribut ne kampanjen Nderkombetare kunder peshes se tepert ka dizajnuar "pjate qe flet".

Pjata me diameter 15 cm eshte e lidhur me sensore per peshe dhe kompjutor qe lejon ne te te vendoset vetem sasi e kontrolluar ushqimi. Perderisa tejkalohet sasia e ushqimit, pjata te terheq vemendjen me fjalet "Ku eshte fuqia jote e vullnetit?"
__________________

Mbrapsht në krye Shko poshtë

floroS

Mesazh Thu May 14, 2009 9:42 pm nga floroS

Shiten vargjet e Beatles per 192 mije dollare

New York, 5 dhjetor -Vargjet e nje kenge te Beatlesave te popullarizuar e shkruar me dore nga Paul McCartney jane shitur sot ne nje ankand ne New York per 192.000 dollare.

Verzioni i kenges Maxwell's Silver Hammer i vitit 1968 ka qene ne pronesi te Berry Mills, autore i biografise se Beatles, e cila e morri kete si dhurate nga bendi i famshem.

Kitara e Jimmi Hendrix javen e kaluar ne nje ankand ne Londer arriti cmimin 168.000 dollare. Ne ankand u sh*t edhe nje fletore me kenge te shkruara nga Bob Marley (72.000 dollare), kenga e shkruar nga Jim Morrison (54.000 dollare), nje incizim i nje interviste me John Lennon nga vitit 1974 (38.400 dollare)

Nje flete nje libri shkollor qe ka qene prone e Britney Spears u sh*t per 240 dollare.

Mbrapsht në krye Shko poshtë

floroS

Mesazh Thu May 14, 2009 9:43 pm nga floroS

Nje minister polak kerkonte sherbime seksuale per te punesuar femrat

Varshave, 5 dhjetor - Nenkryetari i qeverise polake, Andrej Leper eshte akuzuar per shkak se nga nje grua ka kerkuar sherbime seksuale ne kembim te punesimit te saj ne adminstraten lokale, me cka ajo u pajtua sepse i nevojiteshin para.

Gruaja deshmon se Leper i ka thene se ajo nuk do e fitoje ate vend pune perderisa nuk pajtohet te kete marredhenie intime me te.

- U mundova ta refuzoja, por me tha se ka dhe 1000 vajza tjera qe presin per ate vend pune, thote per te perditshmen "Gazeta Viborcca", nena e dy femijeve.

Ministri thote se gruaja ka probleme psiqike dhe se ky eshte thjeshte nje tentim i kundershtareve te tij politike per te demtuar figuren e tij.

Kete deklarate Leper do duhet qe ta thote ne gjykate, ndersa denimi maksimal per kete lloj ngacmimi seksual eshte 8 vjet vuajtje denimi ne burg, deklaroi zedhenesi i prokurorit shteteror polak Januz Kacmareck.

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 1 e 3 1, 2, 3  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi