Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Netbook për afaristë

Shko poshtë

27062009

Mesazh 

Netbook për afaristë Empty Netbook për afaristë




Netbook për afaristë F.0624131236846_m
HP Mini 5101 me konstruksion dhe përpunim të fortë, dizajn konservativ dhe autonomi të mirë ka në shënjestër klientët afarist.

Nebtooku Mini 5101 i kompanisë Hewlett-Packard është i dedikuar për përdoruesit diç më serioz dhe klientelën afariste. Në kuadër të kësaj vijnë shtëpizat e përpunuara nga alumini i lëmuar dhe magnezi dhe tastiera (95 për qind e madhësisë së plotë) me shtresë të veçantë DuraKeys të HP-së, i cili siguron rezistencë 50 për qind më të madhe në shpenzimin e tasteve.

Kompjuteri niset nga procesori Atom i kompanisë Intel, derisa blerësit mund të zgjedhin në mes të disqeve klasike me rrotullime prej 7.200 rpm apo kapacitet të SSD-së prej 80 apo 128 GB. Ekrani me diagonale prej 10.1 inç mund të gjendet në rezolucionet WSVGA (1024 x 600 piksela) apo HD (1366 x 768 piksela), mundësitë e rrjeteve klasike, modemi broadband opsional, Bluetooth 2.0 dhe kamera e uebit prej 2-megapikselash.

Në mënyrë standarde Mini 5101 vjen me bateri me katër qeli, derisa bateria më e madhe prej gjashtë qelish ofron autonomi prej tetë orësh. Çmimet fillojnë prej 499 dollarë e lartë, derisa shitja fillon në fund të muajit korrik.
amir
amir
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 1013
Age : 31
Location : DBD
Registration date : 14/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi