Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tevez fajëson ardhjen e Berbatovit për largimin

 :: News.... :: Sport

Shko poshtë

27062009

Mesazh 

Tevez fajëson ardhjen e Berbatovit për largimin Empty Tevez fajëson ardhjen e Berbatovit për largimin




Tevez fajëson ardhjen e Berbatovit për largimin F.0627181741333_mSulmuesi argjentinas Carlos Tevez thotë se ai e kishte ditur se ditët e tij në Manchester United janë të numëruara që kur në ekip kishte arritur Dimitar Berbatov.
Sulmuesi argjentinas ka thënë se ai do të luajë për një ekip tjetër, pasi ka hedhur poshtë ofertën e re të Mancehster United për të vazhduar në Old Trafford.

“Nuk e di se ku do të luaj, por e di se ky nuk do të jetë Manchester United. Kur arrita këtu duhej të luftoja për vend si çdo lojtar tjetër. Sezoni im i parë ishte i mirë, isha herë fillestar herë zëvendësues, por e respektova atë”, ka thënë Tevez.

“Por në vitin tim të dytë, pas ndeshjes kundër Liverpoolit, trajneri filloi të më shikojë nga lart. Fansat më përkrahën shumë, andaj mendova se diçka ndodhte pasi paraqitjet e mia po ashtu ishin të mira”.

“Nuk u ndjeva i përkrahur pas arritjes së Berbatov, pasi unë isha njeriu për detyrën për të cilën ai u soll ta bëjë”, ka shtuar mes tjerash argjentinasi.
citti_barca
citti_barca
V.I.P
V.I.P

Numri i postimeve : 427
Registration date : 08/05/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Share this post on: reddit
- Similar topics

 :: News.... :: Sport

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi