Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tevez: Mund të kaloj në Spanjë

 :: News.... :: Sport

Shko poshtë

01052009

Mesazh 

Tevez: Mund të kaloj në Spanjë Empty Tevez: Mund të kaloj në Spanjë




Sulmuesi i Manchester Unitedit, Carlos Tevez, edhe një herë e ka bërë të ditur se ardhmja e tij te kampioni i Ligës Premier nuk është e sigurt, ndërkohë që ai mund të transferohet për një aventurë në Spanjë në fund të këtij sezoni.

“Është e vërtetë se kam kaluar shumë kohë në bankën rezervë dhe dëshiroj të luaj më shumë. Mirëpo secilën herë që më jepet mundësia bëj gjithçka që mundem dhe i shfrytëzoj të gjitha përparësitë e mia”.

“Personalisht e shoh veten më shumë larg Unitedit, sesa që do të qëndroj. Nuk kam arsye ta gënjej askënd, sidomos tifozët të cilët më përkrahin shumë dhe nuk dëshiroj t’i gënjej ata’.

“Derisa e mbaj fanellën e Unitedit, do ta lë shpirtin tim në fushë. Por nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Do të dëshiroja të shkoj në Spanjë, mirëpo ende nuk e di se çka do të ndodhë”, ka thënë argjentinasi për “Cadena COPE”.
amir
amir
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 1013
Age : 31
Location : DBD
Registration date : 14/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Share this post on: reddit
- Similar topics

 :: News.... :: Sport

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi