Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bundesliga në kërkim të Perrotës!

 :: News.... :: Sport

Shko poshtë

29062009

Mesazh 

Bundesliga në kërkim të Perrotës! Empty Bundesliga në kërkim të Perrotës!




Bajerni dhe Volfsburgu interesohen për mesfushorin e Romës

Menaxheri i Simone Perrotës, Xhiuzepe Bozo, nuk ka mohuar mundësinë e një transferimi në Bundesligë për lojtarin e tij, edhe pse mesfushori italian dëshiron të qëndrojë te Roma. Kontrata e 31-vjeçarit Perrota skadon verën që vjen, por klubi italian ende nuk i ka ofruar atij një rinovim kontrate. Megjithatë, ai është i vendosur ta mbyllë karrierën në kryeqytetin e Italisë, edhe pse Bozo ka pohuar se Bajerni i Mynihut dhe Volfsburgu kanë shprehur interesimin e tyre për Perrotën. Bozo ka shtuar se asnjëri prej klubeve nuk e ka kontaktuar atë drejtpërdrejt, por theksoi se Perrotta nuk do të ishte kundër transferimit, nëse bëhet.

“Nuk kam kontaktuar me Bajernin e Mynihut ose Volfsburgun, por e di që këto klube e pëlqejnë Simone Perrotën, sidomos Bajerni”, - ka thënë Bozo. “Simone do të donte të qëndronte te Roma, por do ta merrte në konsideratë transferimin te një klub i madh nëse kushtet e kontratës janë të mira.” Bozo shtoi se Perrotës mund t’i mbushet mendja, pasi të dy klubet gjermane luajnë në Ligën e Kampionëve sezonin që vjen. “Nëse është një klub i mirë që luan në Ligën e Kampionëve, Simone nuk ka pse të mendohet gjatë. Ende nuk kam pasur kontakte me Volfsburgun ose Bajernin e Mynihut dhe e di se ky transferim do të ishte i vështirë, pasi Roma mendon se Perrota është i pazëvendësueshëm për ta në këto momente.”
bujo
bujo
Anetare 10 %
Anetare 10 %

Numri i postimeve : 63
Registration date : 20/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Share this post on: reddit
- Similar topics

 :: News.... :: Sport

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi