Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Partizani në 'zgrip' të kategorisë së parë

 :: News.... :: Sport

Shko poshtë

29062009

Mesazh 

Partizani në 'zgrip' të kategorisë së parë Empty Partizani në 'zgrip' të kategorisë së parë




Partizani në 'zgrip' të kategorisë së parë Partizani7



Në fund të kampionatit të 70-të kombëtar të kategorisë superiore, Partizani arriti të shmangte rënien direkte, por më 29 maj humbet 1-0 ndeshjen e "play-out"-it me Kastriotin dhe përfundimisht del nga kategoria superiore. Dalja është kontestuar ashpër nga të kuqtë, pasi ajo është konsideruar e pameritur, sepse, sipas fakteve të grumbulluara, në të paktën 10 ndeshje të sezonit të shkuar ndihen të ndëshkuar nga gabimet e gjyqtarëve.

Pra, më 29 maj u vendos që destinacioni i ri i Partizanit të jetë në kategorinë e parë, por "demat e kuq" akoma nuk e besojnë këtë verdikt, pasi kanë besim se do të ndryshojë struktura e kampionatit të ardhshëm. Para disa ditësh u mblodh komiteti ekzekutiv i FSHF, por nga kjo mbledhje u vendos që të rishqyrtoheshin firmat dhe justifikimet e 12 klubeve të kategorisë superiore, që kishin nënshkruar për ndryshimin e strukturës. Edhe pas kësaj mbledhjeje, të kuqtë akoma besojnë në faktin se ata do të jenë pjesë e kategorisë superiore në sezonin e ri.

Madje në mesjavën e kaluar ka qenë vetë presidenti Albert Xhani, i cili u shpreh për "Sportin shqiptar" se po ndërton Partizanin e edicionit të ri, që pa dyshim do të jetë në superligë. Momentalisht, në terren realiteti qëndron ndryshe nga dëshira e të kuqve, pasi pritet që edhe në mbledhjen e dytë, që do të bëjë KE, vendimi përfundimtar nuk do të jetë në favor të Partizanit, si dhe të ekipeve të tjera që shpresojnë si të kuqtë, si Elbasani, Lushnja dhe Bylisi. Nga burime të ndryshme pranë grupeve të punës, që janë ngritur për t'u marrë me kërkesën e klubeve, mësohet se disa drejtues skuadrash, momentalisht kanë mendim tjetër nga ajo që kanë firmosur në ditët e para të qershorit.

Kështu që gjasat janë që Partizani t'i nënshtrohet fatit që mori me 29 maj dhe të nisë përgatitjet për sezonin e ri në kategorinë e parë. Prandaj, pas qartësimit të anës financiare, puna e parë e të kuqve është që t'i mbushin mendjen vetes se janë në kategorinë e parë. Gjithsesi, Partizani ka të drejtë të shpresojë, pasi akoma nuk është marrë një vendim i prerë nga komiteti ekzekutiv i FSHF-së, gjë e cila pritet të mësohet në ditët e para të korrikut.


Kush do të jetë trajneri i ri i të kuqve?

Megjithëse në prononcimin e fundit për "Sportin shqiptar" presidenti Xhani deklaroi se Partizani i ka të gjitha hallkat që përbëjnë një skuadër, duhet thënë se aktualisht ekipi ka plot boshllëqe. Me ikjen e trajnerit Shpëtim Duro, "kulla" e drejtimit të Partizanit është totalisht bosh. Kështu që skuadra e re ka shumë punë për t'u krijuar, pasi në pamje të parë duket se çdo gjë duhet të nisë nga "A"-ja. Fillimisht të kuqtë janë të interesuar se si do të vejë fati i financave për sezonin e ri dhe, pas zgjidhjes së këtij problemi, kërkesa e parë që duhet realizuar është gjetja e trajnerit të ri. Për momentin, askush nuk është i gatshëm që të japë një emër për pasuesin e Shpëtim Duros në pankinën e kuqe, pasi kjo detyrë varet edhe veprimtaria në të cilën do të bëjë pjesë Partizani në sezonin 2009-2010.
arti
arti
V.I.P
V.I.P

Numri i postimeve : 159
Age : 33
Location : Prishtine
Registration date : 19/03/2009

http://www.kampionet.forumotion.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Share this post on: reddit
- Similar topics

 :: News.... :: Sport

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi