Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zyrtare: Benzema nënshkruar me Real Madridin

 :: News.... :: Sport

Shko poshtë

01072009

Mesazh 

Zyrtare: Benzema nënshkruar me Real Madridin Empty Zyrtare: Benzema nënshkruar me Real Madridin




Zyrtare: Benzema nënshkruar me Real Madridin F.0701193814833_m
Vetëm disa orë pasi mohoi se kishte arritur marrëveshje me Real Madridit, për të hequr dorë nga shërbimet e sulmuesit Karim Benzema, Olimpique Lyon del me një deklaratë krejt ndryshe, duke konfirmuar se marrëveshja në fakt është arritur.

Në deklaratën e fundit të lëshuar në faqen zyrtare të klubit, thuhet se sulmuesi do t’i kushtojë Realit 35 milionë euro për fillim, e cila në varësi të paraqitjeve të lojtarit do të mund të shkojë deri në 41 milionë.

“Disa ditë më herët, Karim Benzema e kishte informuar presidentin Jean Michel Aulas se ai dëshironte t’i bashkohet Real Madridit, që ka qenë gjithmonë klubi i dytë i preferuar pas Lyonit. Por kjo ndodhi më herët se që është pritur”, thuhet në deklaratë.

“Olimpique Lyon ka pranuar vendimin e Benzema dhe negocioi për kushtet e transferimit, të cilat i kanë kënaqur të dyja palët”, shtohet më tej.

Benzema është përforcimi i katërt i Realit këtë sezon, pasi te klubi mbretëror tashmë kanë arritur dy ish-futbollistët më të mirë në botë, mesfushorët Kaka dhe Cristiano Ronaldo, si dhe mbrojtësi Raul Albiol.
amir
amir
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 1013
Age : 31
Location : DBD
Registration date : 14/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Share this post on: reddit
- Similar topics

 :: News.... :: Sport

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi