Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Cana: Largimi nga Marseja punë e kryer

 :: News.... :: Sport

Shko poshtë

02072009

Mesazh 

Cana: Largimi nga Marseja punë e kryer Empty Cana: Largimi nga Marseja punë e kryer




Cana: Largimi nga Marseja punë e kryer Cana-grandin

Futbollisti i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, ka konfirmuar se largimi nga Olimpiku i Marsejës gjatë kësaj vere është punë e kryer. Madje, sipas tij deri në fund të kësaj jave do të dihet emri i skuadrës së tij të re. Një gjë të tillë Cana e ka bërë të ditur për të përditshmen "Kosova Sot".
"Qëndrimi im te Marseja është një kapitull i mbyllur. Jo pse atje kam kaluar keq, përkundrazi kam pasur respektin e të gjithëve, por duhet kuptuar se çdo gjë e ka fillimin dhe fundin. Kjo verë është fundi im tek Marseja dhe këtë e kanë pranuar edhe drejtuesit e klubit", ka thënë Cana, i cili momentalisht ndodhet për pushime në Gjakovë. Për shërbimet e tij janë të interesuara shumë skuadra, por duket se destinacioni i tij më i mundshëm mund të jetë Liga Premiere ose Bundesliga. "Deri në fund të kësaj jave do të dihet gjithçka. Më shumë më josh Liga Premiere, sidomos për faktin se bëhet fjalë për një skuadër si Liverpuli, por nëse dështon shkuarja atje, atëherë do të vendos ndërmjet Hamburgut dhe Verderit. Gjithsesi kalimi në njërën prej këtyre dy skuadrave do të jetë hapi i parë drejt kalimit te Bajerni i Munihut, pas një apo dy vitesh", ka nënvizuar Cana.
citti_barca
citti_barca
V.I.P
V.I.P

Numri i postimeve : 427
Registration date : 08/05/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Share this post on: reddit
- Similar topics

 :: News.... :: Sport

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi