Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Anelka dhe Drogba arkëtojnë tre pikë të reja për Chelsean

 :: News.... :: Sport

Shko poshtë

24082009

Mesazh 

Anelka dhe Drogba arkëtojnë tre pikë të reja për Chelsean Empty Anelka dhe Drogba arkëtojnë tre pikë të reja për Chelsean




Anelka dhe Drogba arkëtojnë tre pikë të reja për Chelsean F.0823190532161_m

Dyshja sulmuese Nicolas Anelka dhe Didier Drogba kanë ndihmuar njëri-tjetrin të shënojë secili nga një gol, për t’i dhënë fitoren 2-0 Chelseat në ndeshjen përballë Fulhamit në Craven Cottage.
Sulmuesi i Bregut të Fildishtë shënoi golin e tretë në tre ndeshje pas një asistimi të shkëlqyeshëm të Anelka në fund të pjesës së parë (39’), ndërsa në pjesë të dytë Drogba ia ktheu borxhin francezit, duke asistuar në golin e tij të shënuar 14 minuta para fundit të ndeshjes (76’).

Fitorja është e treta në tre ndeshjet e para të sezonit për Chelsean, që ngjitet në krye të tabelës me pikë të barabarta me Tottenhamin.

Në ndeshjen tjetër të sotme, Burnley, që gjatë mesjavës bëri befasinë duke mposhtur Manchester United, ka shënuar fitore minimale ndaj Evertonit, falë golit Wade Elliot në minutën e 36-të.

Mysafirët patën një rast shënimi në minutën e 76-të të ndeshjes, por Luis Saha nuk ishte i saktë nga pika e bardhë.
citti_barca
citti_barca
V.I.P
V.I.P

Numri i postimeve : 427
Registration date : 08/05/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Share this post on: reddit
- Similar topics

 :: News.... :: Sport

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi