Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Higuain dhe Aimar ftohen nga Maradona

 :: News.... :: Sport

Shko poshtë

26092009

Mesazh 

Higuain dhe Aimar ftohen nga Maradona Empty Higuain dhe Aimar ftohen nga Maradona




Përzgjedhësi i kombëtares së Argjentinës, Diego Maradona, ka vendosur të bëjë ndryshime të vogla për ndeshjet e radhës kundër Perusë dhe Uruguait, dhe ka vendosur të ftojë Gonzalo Higuain dhe Pablo Aimar.

Maradona po ashtu e ka kthyer sërish në përfaqësuese Angel Di Maria, bashkëlojtarin e Aimar te Benfica, si edhe Luco Gonzales nga Olimpique Marseille.

Higuain, i cili është i lindur në Francë, refuzoi mundësinë të luajë për trengjyrëshit, dhe u shpërblye për durimin e tij dhe formën e mirë në La Liga dhe mund të jetë startues krahas Lionel Messi.

Dy ndeshjet e radhës do të jenë edhe vendimtare për kualifikimin e Argjentinës për në Kupën Botërore, Afrika e Jugut 2010. Argjentina do të presë Perunë më 10 tetor, ndërsa katër ditë më pas, ata do të luajnë kundër Uruguait në fushë mysafire.

Të ftuar janë edhe Javier Zanetti nga Inter, Fernando Gago nga Real Madrid dhe Lisandro Lopez nga Lyon.
mendy
mendy
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 1062
Registration date : 19/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Share this post on: reddit
- Similar topics

 :: News.... :: Sport

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi