Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kurani për trurin

Shko poshtë

Kurani për trurin Empty Kurani për trurin

Mesazh nga donbeco Fri Apr 17, 2009 7:49 pm

Kurani për trurin


Allahu i Madhëruar thotë në Kuran duke treguar për një njeri jobesimtar i cili e ka ndaluar Pejgamberin (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) të falet në Qabe
"Jo, Jo! Nëse nuk tërhiqet, vërtet do ta kapim për flokësh mbi ballë. Floku rrenacak, mëkatar." (Alak, 15-16)
Pse në Kuran është përshkruar pjesa e përparme e kokës si diçka që gënjen dhe bën mëkate?
Pse në Kuran është thënë se ai personi gënjen dhe bën mëkate? Ku qëndron lidhja e pjesës së përparme të kokës me gënjeshtrën dhe mëkatin.
Nëse e shikojmë kafkën nga pjesa e përparme e kokës do të shohim pjesën e përparme të trurit. Por, ç'na thotë fiziologjija për funksionin e kësaj pjese. Libri me titullin "Fillet e anatomisë dhe fiziologjisë për këtë pjesë të trurit thotë: "Motivimi si dhe parashikimi i lëvizjes zbatohet në pjesën e poshtme të kafkës të ashtuquajtur truri i përparëm. (shiko foton nr.1) Ky është regjioni i palcës membranore i cili kryen funksionin e asocimit.
Lidhur me lidhjen e trurit me motivacionin, kjo pjesë e përparme gjithashtu konsiderohet qëndër funksionale për agresion apo sulm.
Pra, kjo pjesë e trurit është përgjegjëse për planifikim, motivim dhe inicim për sjellje të mirë dhe të keqe dhe është pëgjegjëse për shprehjen e gënjeshtërt dhe të vërtetë. Duke marrë parasysh këtë, është e arsyeshme ta përshkruajmë pjesën e përparme të kokës si dhe pjesën e cila bën mëkat në qoftëse gënjen, pra siç që është thënë në Kuran "…flokësh mbi ballin… " Sipas profesorit Keith Mur, shkencëtarët deri te ky zbulim, për funksionin e pjesës së përparme të trurit, kanë ardhur në vitet e fundit te viteve 60-të.
Fjala arabe e cila është e përdorur në Kuran është “nasijeh” që do të thotë pjesë e përparme e kokës.
Fotot dhe sqarimi tyre janë shkëputurr nga libri me titull “A Brief Ilustrated Guide to Understanding Islam”
nga grup autorësh
donbeco
donbeco
Admin
Admin

Numri i postimeve : 588
Age : 30
Location : alone in my world
Registration date : 14/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi