Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dell shpalos pesë produkte Alienware

Shko poshtë

27092009

Mesazh 

Dell shpalos pesë produkte Alienware Empty Dell shpalos pesë produkte Alienware




Dell shpalos pesë produkte Alienware
Dell shpalos pesë produkte Alienware 1pgk7r
Dell ka paraqitur pesë pajisje të reja ultimative për argëtim maksimal. Njësitë, të cilat do të zhvillohen së bashku me Alienware, do të përfshijnë sisteme të ftohura me lëngë dhe një laptop 15 inç.

Alienware Aurora dhe Aurora ALX, janë modele të linjës Aurora dhe veçohen me procesorët e rinj Intel Core i7, duke përfshirë edhe një procesor tjetër sipas dëshirës Extreme Edition overclocked në 3.6 GHz. Sipas Dell, linja Aurora është dizajnuar për argëtim të shkallës më të lartë, audio të nivelit profesional HD, editim të videove dhe animim 3D. Përveç kësaj, modelet Aurora mund të përshtaten me kartela grafike 1GB ATI Radeon HD 5870, memorie 24GB DDR3 1333MHz (ose 12GB DDR3 1600 MHz) dhe me hard disqe me kapacitet deri në 2TB. Çmimet për Aurora fillojnë prej 1.299 dollarë.

Sistemet Area-51 dhe Area-51 ALX u drejtohen “gejmerëve ekstrem” dhe entuziastëve të teknologjisë. Këto veçohen me procesor Intel Core i7, me overclock të fabrikuar në 3.86 GHz. Njësitë gjithashtu do të përfshijnë përkrahje për kartela grafike Nvidia GeForce GTX 295 dhe përkrahje për memorie deri në 12GB DDR3 me 1333 MHz ose 1600 MHz. Në fund, Area 51 ofron gjashtë hapësira për hard disqe me shpejtësi prej 7.2000 RPM deri në 10.000 RPM, SSD dhe konfigurime tjera RAID, si 0, RAID 1 dhe 10. Konfigurimi bazë për Area 51 fillon prej 2.000 dollarë.

Laptopi M15x veçohet me një procesor mobil Core i7, së bashku me një kartelë grafike 1GB Nvidia GeForce GTX 260M GPU dhe memorie deri në 8GB DDR3 1333 MHz. Çmimet për konfigurimin bazë fillojnë prej 1.500 dollarë, ndërsa maksimumi do të mund t’ju kushtojë më shumë se 4.600 dollarë. Veçori tjera përfshijnë njësi Blu-ray, 256GB SSD, ueb kamerë 2.0 megapiksel, TV tuner digjital, etj.
Laptopi 15 inçësh është quajtur edhe laptop më i fuqishëm në botë sa i përket kësaj madhësie.
donbeco
donbeco
Admin
Admin

Numri i postimeve : 588
Age : 30
Location : alone in my world
Registration date : 14/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi