Google lanson veglën Sidewiki
:: News.... :: Lajmet e Portalit
Faqja 1 e 1
27092009
Google lanson veglën Sidewiki
Makina më e madhe e kërkimit të internetit Google, ka paralajmëruar lansimin e veglës Sidewiki e cila mundëson publikimin e komenteve në faqe të internetit, të cilat vetëm përdoruesit tjerë të këtij shërbimi do të mund t’i lexojnë.
Sidewiki do t’i hap shfrytëzuesit në anën e majtë të faqeve të internetit një dritare në të cilën do të gjenden komentet e shfrytëzuesve tjerë për faqen e vizituar, raportojnë mediat amerikane.
Komentet do të radhiten sipas rëndësisë, kështu që komentet më interesante do të gjenden në maje të porosive të lëna.
Sidewiki do të mund të gjendet në shfletuesit Firefox e Internet Explorer, derisa së shpejti edhe në shfletuesin Chrome të vet kompanisë Google.
Google ka bërë publike edhe planet e saj për programin i cili do të merret me blerjen e kompanive tjera.
Drejtori ekzekutiv i kompanisë Eric Shmidt ka njoftuar se kompania planifikon të bëj nga një blerje më të vogël për muaj.
Similar topics
» Timberlake lanson shou në MTV
» BMW lanson hibridin më të fortë në botë
» IPKO lanson televizionin digjital kabllor
» Kompania koreane Sky lanson celularin Hommage
» Si ta gjeni kengen me google?
» BMW lanson hibridin më të fortë në botë
» IPKO lanson televizionin digjital kabllor
» Kompania koreane Sky lanson celularin Hommage
» Si ta gjeni kengen me google?
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|