Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Blutë marrin kreun pas një goleade

 :: News.... :: Sport

Shko poshtë

24102009

Mesazh 

Blutë marrin kreun pas një goleade Empty Blutë marrin kreun pas një goleade




Blutë marrin kreun pas një goleade F.1024203525751_m

Chelsea ka fundosur skuadrën e Blackburn Rovers duke e mposhtur në Stamfrod Bridge me rezultat prej 5-0.
Serinë e golave e filloi Gaël Givet, i cili shënoi në portën e tij (20’), pas një goditjeje të Nicolas Anelcas, dhe me këtë diferencë minimale përfundoi pjesa e parë.

Me të filluar pjesa e dytë (48’), mesfushori Frank Lampard dyfishoi epërsinë pas një pasimi të Didier Drogbas.

Katër minuta më pas (52’) radha i erdhi Michael Essienit, i cili shënoi një supergol nga një distancë prej afro 32 metrash.

Frank Lampard shënoi edhe golin e dytë personal në ndeshje, pas një penaltie të akorduar në favor të vendasve (59’).

Rezultatin përfundimtar të ndeshjes e vendosi Didier Drogba, i cili shënoi golin e pestë për Blutë.

Pas kësaj fitoreje, Chelsea rimerr pozitën e parë në tabelë, me një ndeshje më shumë se Manchester United që të dielën e zhvillon derbin e vështirë në Anfield kundër Liverpoolit.
citti_barca
citti_barca
V.I.P
V.I.P

Numri i postimeve : 427
Registration date : 08/05/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Share this post on: reddit
- Similar topics

 :: News.... :: Sport

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi