Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Studimi më i fundit: Në Hënë gjendet ujë

Shko poshtë

14112009

Mesazh 

Studimi më i fundit: Në Hënë gjendet ujë Empty Studimi më i fundit: Në Hënë gjendet ujë




Studimi më i fundit: Në Hënë gjendet ujë Uji_ne_ene1
Uashington - Autorët e një studimi mbi sipërfaqen e Hënës dalin në përfundimin se në këtë planet gjenden grimca uji.
Studimi i publikuar dje “hedh poshtë” rezultatet e mëparshme shkencore, sipas të cilave Hëna është e thatë, me përjashtimin e mundshëm të akullit në pole. Ky grup studiuesish përdori të dhënat e siguruara nga një instrument i NASA-s i quajtur "Moon Mineralogy Mapper" ose M3, i transportuar në bordin e Chandrayyan-1, sateliti i parë indian që u vendos në orbitën e hënës në 2008-n.

Ky instrument i kartografisë minerare të Hënës analizon pasqyrimin e dritës së Diellit mbi sipërfaqen e Hënës për të përcaktuar përbërjen e saj. Drita pasqyrohet në gjatësi valësh të ndryshme, sipas natyrës së mineraleve ndërsa studiuesit mund t'i shfrytëzojnë këto variacione për të përcaktuar përbërjen e shtresës së sipërme të tokës së Hënës.

M3 zbuloi kështu një gjatësi vale që tregonte një element kimik që lidh hidrogjenin me oksigjenin, shpjegojnë autorët e këtyre punimeve që do të botohet në revistën amerikane "Shkenca" të datës 25 shtator.

Ata saktësojnë se kjo provon praninë e ujit të krijuar nga dy atome hidrogjeni të lidhura me një atom oksigjeni.

Deri para këtij zbulimi, shkencëtarët kishin hedhur teorinë, jo të provuar, të pranisë së akullit në zonat me errësirë të përhershme në thellësi të kratereve të vendosur në polet e Hënës dhe mendonin se pjesa tjetër e Hënës ishte krejtësisht e thatë.
donbeco
donbeco
Admin
Admin

Numri i postimeve : 588
Age : 30
Location : alone in my world
Registration date : 14/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi