Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Në Londër alkooli mund të thithet, në vend se të pihet!

Shko poshtë

23042009

Mesazh 

Në Londër alkooli mund të thithet, në vend se të pihet! Empty Në Londër alkooli mund të thithet, në vend se të pihet!




Në Londër në një bar është bërë traditë mënyra e re e konsumimit të alkoolit. Londinezët tani mund të thithin alkool në vend që ta pinë atë.
Për shtatë dollarë vizitorëve u jepet veshje speciale mbrojtëse me të cilën mund të depërtojnë në retë e formuara nga kokteji i xhinit skocez Hendrick dhe ujit tonik.
“Puna jonë është pikërisht të marrim xhin dhe tonik, ta shndërrojmë në avull duke përdorur teknologjinë industriale dhe kështu formohen retë nga alkooli”, deklaroi Sam Bompas, organizator.
Vizitorëve u lejohet të qëndrojnë në bar për maksimum një orë. Por edhe vet konsumimi i avullit nuk është aq e thjeshte.
“Mund të shijohet në mënyra të ndryshme. Nëse e thith me hundë është më e komplikuar, ndërsa nëse e thith me gojë është përvojë tjetër më praktike”, thanë Nikolla dhe Pipa, vizitorë.
Muzika që e shoqëron këtë ambient është muzikë e viteve të ’80-ta. Organizatorët janë konsultuar me tre mjek për të analizuar se sa alkool mund të thith një person në këtë mënyrë dhe sa mund të zgjasë kjo. E gjithë kjo është bërë me qëllim që të shmangen rreziqet eventuale shëndetësore. Bari do të jetë i hapur deri në ditën e shtunë
avatar
visar
Anetar/e 33 %
Anetar/e 33 %

Numri i postimeve : 98
Registration date : 16/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi