Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ferguson i kënaqur me Porton

 :: News.... :: Sport

Shko poshtë

21032009

Mesazh 

Ferguson i kënaqur me Porton Empty Ferguson i kënaqur me Porton




Menaxheri i kampionëve në fuqi të Ligës së Kampionëve, Sir Alex Ferguson, është ndarë i kënaqur me hedhjen e shortit të premten, pasi që Manchester United do ta ketë të lehtë ta sigurojë gjysmëfinalen këtë sezon.

“Ky është një short i mirë për ne. Nganjëherë është vështirë të mendosh nëse është më mirë ta luash ndeshjen e parë në shtëpi, apo si mysafir, mirëpo e rëndësishmja është që të mos pësosh gol në terren vendas”.

“Jemi takuar me Porton edhe në të kaluarën dhe kemi respekt për skuadrat portugeze. Në skuadrën tonë kemi pasur ndikim të madh të futbollit portugez, në fillim me Carlos Quieroz, ndërsa tani me Cristianon dhe Nanin. Prandaj, dua të them se e kuptojmë futbollin portugez”.

“Jemi të lumtur me përzgjedhjen dhe po mendojmë për fillimin e përgatitjeve për ndeshjet kundër Portos”, ka thënë skocezi për ManUtd.com.
donbeco
donbeco
Admin
Admin

Numri i postimeve : 588
Age : 30
Location : alone in my world
Registration date : 14/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Share this post on: reddit
- Similar topics

 :: News.... :: Sport

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi