Ora është Sun May 19, 2024 9:29 pm

Sport

 :: News.... :: Sport

  • Temat
  • 30062009
    Sport F.0630100750656_m
    Sulmuesi i Wolfsburgut, Edin Dzeko, i ka dhënë fund mundësisë për të kaluar te Milani duke shprehur besnikërinë e tij për skuadrën aktuale.
    Sulmuesi boshnjak para disa ditësh deklaroi se kampioni gjerman e ka detyruar atë të qëndrojë në skuadër kundër dëshirës së tij, mirëpo tani duket se e ka ndryshuar “melodinë”.

    “Jam mirë këtu dhe jam i lumtur që do të luaj në Ligën e Kampionëve. Jam 100 për qind i sigurt se në vitet e ardhshme unë do të vazhdoj të luaj për Wolfsburgun”,...

    nga citti_barca - Komentet: 0 - Shikime: 423
  • 30062009
    Sport F.0630185500182_m
    Serena dhe Venus Williams janë vetëm një ndeshje larg edhe një përballjeje mes tyre, pasi që të dyja motrat janë kualifikuar për në gjysmëfinale të Wimbledonit.
    Serena tregoi një formë të shkëlqyeshme duke mposhtur kundërshtaren bjelloruse Victoria Azarenka në dy sete (6-2, 6-3), gjatë ndeshjes që zgjati 73 minuta.

    Kampionia në fuqi e US Open dhe Australian Open në gjysmëfinale do të përballet me kampionen olimpike Elena Dementieva, e cila shkatërroi italianen Francesca Schiavone në dy sete (6-2,...

    nga citti_barca - Komentet: 0 - Shikime: 402
  • 30062009
    Sport F.0630182651530_m
    Spekulimet për largimin e mesfushorit të kombëtares shqiptare, Lorik Cana, nga Olimpique Marseille, janë gjithnjë e më të zëshme së fundi.
    France Football më herët kishte shkruar se Hamburg kishte bërë ofertë prej 5 milionë eurosh për kapitenin e Marseillet, edhe pse vështirë se klubi francez mund të heqë dorë nga shqiptari për këtë shumë. Marseille raportohet se nuk do të analizojë asnjë ofertë që është nën 8 milionë euro.

    “Nuk është se ai e ka shprehur dëshirën për t’u larguar, thjesht...

    nga citti_barca - Komentet: 0 - Shikime: 424
  • 30062009
    Sport F.0630153641885_m
    Klubi spanjoll Real Madrid pritet të dërgojë një ofertë të vlefshme 60 milionë funte për tre lojtarë të Liverpoolit.
    Sipas Sport, Reali është në kërkim të dyshes së mesfushës Javier Mascherano dhe Xabi Alonso, së bashku me mbrojtësin Alvaro Arbeloa.

    Sidoqoftë, oferta ende është larg vlerës që kërkon Rafa Benitez, i cili i vlerëson Mascheranon dhe Alonson në kuotën e 35 milionëve dhe Arbeloan me 8 milionë funte.

    Benitez tashmë ka refuzuar një ofertë të veçantë të Realit prej 3 milionë funtesh...

    nga citti_barca - Komentet: 0 - Shikime: 410
  • 30062009
    Sport F.0630154100811_m
    Trajneri i ri i Chelseat, Carlo Ancelotti, thotë se ai dëshironte që ish-kapiteni i Milanit, Paolo Maldini, t’i bashkohet atij në stafin drejtues të bluve.
    Ancelotti iu bashkua klubit londinez në muajin e kaluar dhe shpresonte se edhe Maldini do ta ndiqte atë në Stamford Bridge, pasi vari këpucët në fund të sezonit.

    “I bëra këtë propozim atij. Por ai dëshironte të bënte një kohë pauzë pas aq shumë vitesh lojë, dhe kjo është e kuptueshme. Por nëse do të mund ta merrja ndonjërin në Chelsea,...

    nga citti_barca - Komentet: 0 - Shikime: 329
  • 30062009
    Sport F.0630135927172_m



    Skuadra ukrainase Dynamo Kyivi shpreson ta rikthejë në skuadër sulmuesin e Chelseat, Andriy Shevchenko.

    Mësohet se Kyivi ka kontaktuar me drejtuesit e Chelseat për të bërë ofertë për sulmuesin 32-vjeçar, i cili sezonin e kaluar ishte i huazuar te skuadra e tij e dikurshme, Milan.

    Trajneri i Dynamo Kyivit, Valery Gazzaev, është shprehur i entuziazmuar që mund t’i ofrohet mundësia të punojë me Shevën, ndërsa presidenti i klubit ukrainas, Igor Surkis, ka konfirmuar interesimin...

    nga arti - Komentet: 0 - Shikime: 395
  • 30062009
    Sport F.0630140421841_m




    Sulmuesi i Bayern Munichut, Luca Toni, i ka qetësuar spekulimet se ai mund të kthehet në Itali duke thënë se do të mbetet te skuadra bavareze.

    “Nuk mendoj për ta ndërruar klubin. E konsideroj veten shumë mirë këtu në Munih, ndërsa Bayerni më ofron gjithçka që dëshiroj”.

    “Bayerni ka një perspektivë të mirë për ta fituar Ligën e Kampionëve dhe unë mendoj se mund ta fitojmë me një skuadër kaq të fortë”.

    “Do të stërvitem maksimalisht...

    nga arti - Komentet: 0 - Shikime: 379
  • 30062009
    Sport F.0630141136771_m




    Mesfushori brazilian Felipe Melo u ka dhënë fund spekulimeve për të ardhmen e tij duke u lidhur me Fiorentinën deri në vitin 2013.

    Kontrata e mëparshme e Melos skadonte në vitin 2012, mirëpo Viola ka reaguar për t’ia vazhduar kontratën, pasi që shumë skuadra të mëdha evropiane ishin të interesuara për shërbimet e brazilianit.

    Në faqen zyrtare të Fiorentinas shkruan se Drejtori Pantaleo Corvino është takuar të martën në Milano me agjentin e mesfushorit të Violas me...

    nga arti - Komentet: 0 - Shikime: 398
  • 30062009
    Sport Formula_1




    Uashington, 19 qershor, NOA – Formula 1, një nga kampionatet sportive më të ndjekura në botë është duke përjetuar krizën më të madhe të saj gjatë 60 viteve të fundit.

    Kjo pasi ky kampionat rrezikon të çahet më dysh me tetë nga 10 ekipet që kanë zbuluar planet e krijimit të një kampionati të ri.

    Kanë qenë tetë skuadrat e njohura BMË-Sauber, Braën, Ferrari, McLaren, Red Bull, Renault, Toro Rosso dhe Toyota të cilat kanë bërë tashmë publik vendimin e tyre se nëse FIA nuk pranon...

    nga arti - Komentet: 0 - Shikime: 336
  • 30062009
    Sport Xabi_alonso




    Bardhezinjte e Juventusit kane shenjestruar spanjollin e Liverpulit Xabi Alonso si objektivin e tyre kryesor ne merkaton e kesaj vere.

    Sipas “Tuttosport” pas mbledhjes se bordit drejtues, Juventus ka hequr dore nga blerja e lojtarit te Udinezes D’Agostino per t’u hedhur ne sulm te spanjollit Xabi Alonso.

    Anglezet kerkojne per mesfushorin 25 milion euro por ne tratativat mund te perfshihet edhe mesfushori danez i Juventusit Kristian Polsen dhe 17...

    nga arti - Komentet: 0 - Shikime: 372
  • 30062009
    Sport Ronaldo2



    'Manchester United'' njoftoi sot se kishte pranuar largimin e sulmuesit portugez, Cristiano Ronaldo te skuadra spanjolle e ''Real''-it të Madridit, për shumën 93 milionë euro, rekord absolut në historinë e futbollit.

    Rolando pritet të thyejë rekordin e pagesave për transferat nëse ai bie dakord të shkojë te Real Madridi. Në faqen online të Mancister Junaitid shkruhet se kampionëve anglezë i është dhënë e drejta të flasin me lojtarin më të mirë në botë të vitit.

    Manchester United...

    nga arti - Komentet: 0 - Shikime: 373
  • 30062009
    Sport F.0629162100606_m



    Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka deklaruar se skuadra e tij nuk ka hequr dorë nga interesimi për mesfushorin e Liverpoolit, Javier Mascherano.

    Laporta shpreson që Lionel Messi ta shfrytëzojë ndikimin e tij për ta bindur argjentinasin që të kalojë në Camp Nou.

    “Mascherano është mik i afërt i Leo Messi. Ai është lojtar i cili më pëlqen shumë. Prandaj do të shohim se çfarë do të ndodhë”, është shprehur Laporta.

    nga arti - Komentet: 0 - Shikime: 387
  • 30062009
    Sport F.0629162156478_m




    Chelsea dhe Barcelona janë të interesuara për shërbimet e lojtarit të CSKA Moskës, Yuri Zhirkov, ndërsa sipas informatave të fundit pritet që në mesjavë rusi do të nënshkruajë me Blutë e Londrës.

    E përditshmja “Sport-Express” njofton se të mërkurën 25- vjeçari do të udhëtojë në Londër për të nënshkruar një kontratë katërvjeçare me Chelsean.

    Mbrojtësi i krahut, i cili mund të luajë edhe si mesfushor anësor, do t’i kushtojë Chelseat 20 milionë euro.

    nga arti - Komentet: 0 - Shikime: 383
  • 30062009
    Sport F.0629162347278_m




    Xabi Alonso ka shpjeguar se ekziston mundësia që të largohet nga Liverpooli gjatë këtij afati kalimtar, ndërsa destinacioni i tij i radhës mund të jetë Real Madridi.

    “Nuk ia kam mbyllur derën askujt, prandaj duhet të presim se çfarë do të ndodhë”.

    “Është gjithmonë pozitive kur skuadra të ndryshme të dëshirojnë. Kjo është shumë më mirë sesa kur askush nuk interesohet për ty”.

    “E di se duhet të vazhdoj të luaj mirë dhe pastaj do të...

    nga arti - Komentet: 0 - Shikime: 427
  • 30062009
    Sport F.0629163131746_m




    Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, dëshiron ta shesë Andrea Pirlon pas interesimit serioz të Chelseat.

    “Corriere della Sera” njofton se Berlusconi i ka thënë zëvendësit të tij, Adriano Galliani, që të rihapë bisedimet me Blutë për shitjen e mesfushorit italian.

    Sipas presidentet të Rossonerëve, Pirlo është një lojtar nga i cili mund të nxjerrin para dhe kjo është arsyeja kryesore që ai dëshiron ta shesë.

    Ndërkohë ish-trajneri i Milanit, aktualisht...

    nga arti - Komentet: 0 - Shikime: 387
  • 30062009
    Sport F.0629163736966_m


    Real Madridi e ka shitur Javier Saviolan te Benfica për shumën prej pesë milionë eurosh, ndërsa argjentinasi shpreson që të fitojë një vend në përfaqësuesen e udhëhequr nga Diego Maradona.

    “Ardhja te Benfica është padyshim gjëja më e mirë që mund të ndodhte në karrierën time, sepse është shumë me rëndësi se do të luaj dhe ndjehem i rëndësishëm për klubin”.

    “Do të më pëlqente shumë që kjo sfidë e re të ma siguronte kthimin tim në përfaqësuesen e Argjentinës, ku nuk...

    nga arti - Komentet: 0 - Shikime: 402
  • 30062009
    Sport F.0629203307787_m



    Roger Federer ka shënuar fitore edhe në rundin e katërt të turneut Wimbledon, duke mposhtur suedezin Robin Soderling në tri sete (6-4, 7-6, 7-6), të cilin e fitoi edhe në finalen e French Open disa javë më parë.

    Me fitoren e sotme zvicerani siguron vend për në çerekfinale të turneut britanik. Numri dy i botës do të ndeshet me kroatin Ivo Karlovic i cili fitoi në katër sete ndaj spanjollit të shtatë në botë, Fernando Verdasco (7-6, 6-7, 6-3, 7-6).

    Tenisti i katërt në botë, Novak...

    nga arti - Komentet: 0 - Shikime: 375
  • 30062009
    Sport F.0629205606113_m




    Numri një i botës, Dinara Safina, është kualifikuar për në çerekfinale të Wimbledonit, megjithëse mposhti me ca vështirësi ish-kampionen Amelie Mauresmo.

    Rusja u rikthye nga një set disavantazh, për të fituar dy setet e radhës ndaj francezes (4-6, 6-3, 6-4). Safina do të takohet me gjermanen Sabine Lisicki, që mposhti danezen Caroline Wozniacki (6-4, 6-4).

    Edhe rusja tjetër, kampionia olimpike Elena Dementieva po ashtu ka siguruar vend për në çerekfinale, duke mposhtur...

    nga arti - Komentet: 0 - Shikime: 343
  • 30062009
    Sport F.0629213023789_m




    Kampionia në fuqi Venus Williams ka siguruar vend për në çerekfinale të Wimbledonit pasi rivalja e saj, serbja Ana Ivanovic, u tërhoq në setin e dytë të ndeshjes.

    Venus, që është në kërkim të titullit të tretë radhazi dhe të gjashtit në këtë turne, e shkatërroi serben me rezultat 6-1 në setin e parë, para se Ivanovic të tërhiqet që në fillim të setit të dytë.

    Williams do të luajë kundër tenistes së 11-të Agnieszka Radwanska për një vend në gjysmëfinale, pasi polakja i...

    nga arti - Komentet: 0 - Shikime: 406
  • 30062009
    Sport F.0629235929318_m




    Të rinjtë gjerman kanë shënuar fitore bindëse prej 4-0 ndaj të rinjve të kombëtares Angleze duke fituar titullin e parë të kampionatit evropian për futbollistë deri në moshën 21 vjeçare.

    Gjermanët kaluan në epërsi në që pjesën e parë të ndeshjes me anë të Gonzalo Castro, që erdhi pas 22 minutash lojë. Me fillimin e pjesës së dytë, në minutën e tretë të pjesës së dytë, Mesut Ozil shënoi golin e dytë për gjermanët nga gjuajtja e lirë.

    Duke e parë veten në disavantazh të...

    nga arti - Komentet: 0 - Shikime: 391
  • 29062009
    Sport 2u46cfnAgjenti i sulmuesit të Romës, Mirko Vucinic, ka thënë ekipi italian dëshiron ta mbajë në radhët e veta malaziasin.

    Mediat angleze sot shkruan se Manchester United dhe Tottenham ishin vërtet të interesuar për të transferuar Mirko Vucinic, por agjenti i tij thotë se ende askush nuk ka vënë kontakt me të dhe shton se Roma dëshiron ta mbajë atë.

    “Mirko dëshiron të qëndrojë në Roma. Ai e ka rinovuar marrëveshjen, është i lumtur në klub, klubi është i kënaqur me të dhe për momentin nuk ka arsye pse ai të largohet nga klubi”,...

    nga bujo - Komentet: 0 - Shikime: 357
  • 29062009
    Sport Tirona_05_06




    Klubi bardheblu konfirmon disa nga titullarët e sezonit të kaluar, fillojnë negociatat për blerjet e reja


    Pasi ka kaluar një situatë kaotike, pas fitimit të titullit kampion, ekipi i Tiranës, tashmë që Refik Halili ka marrë frenat e skuadrës në dorë, ka filluar menjëherë nga puna. Ajo që është më kryesorja, ka të bëjë me faktin se edhe pse shumë nga lojtarët kanë pasur oferta nga ekipe të ndryshme të Evropës, apo edhe nga superliga jonë, deri më tani asnjë nuk ka lëvizur. Ndërkohë,...

    nga arti - Komentet: 0 - Shikime: 414
  • 29062009
    Sport CrRonaldo




    Presidenti i FIFA-s: Nuk skandalizohem nga 90 mln eurot, një pikturë e Pikasos është blerë 100 milionë

    Blerja më e shtrenjtë në historinë e futbollit, ajo e Kristiano Ronaldos nga Reali i Madridit është marrë në mbrojtje nga presidenti i FIFA-s, Sep Blater. Duke folur dje në Afrikë të Jugut para fillimit të Kupës së Konfederatave, ai ka larguar frikën se blerja prej 80 milionë stërlinash tregon popullaritetin e lojës së futbollit. "Tregu është shumë i ndjeshëm këto kohë, sepse jemi...

    nga arti - Komentet: 2 - Shikime: 419
  • 29062009
    Sport Shqiperia-490x320




    Pjesa më e madhe e kontigjentit të Josip Kuzhes pret të ndryshojë skuadër gjatë merkatos së verës

    Forca e një kombëtareje futbolli sigurisht matet me elementët që ka në përbërje, nivelin e skuadrave dhe të kampionateve ku aktivizohen. Sa i përket Shqipërisë, Lorik Cana mbetet ikona e kombëtares, pavarësisht se ku do të luajë, në Francë, Gjermani apo Angli.


    Josip Kuzhe, trajneri kroat i kombëtares shqiptare, është shprehur mjaft optimist për të ardhmen e skuadrës...

    nga arti - Komentet: 0 - Shikime: 558
  • 29062009
    Sport 665069_1_c




    Emri i mesfushorit të kombëtares kuqezi është në listën e merkatos së skuadrës turke Bursaspor


    Ervin Skela mund të luajë sezonin që vjen në kampionatin turk. Bursaspori është interesuar për shërbimet e Skelës, megjithatë pret përgjigjen përfundimtare të
    ish-futbollistit të Energji Kotbusit.


    Lajmi është publikuar dje në mediat turke, ku thuhet se drejtori teknik, Ertugrul Saglam, është në bisedime me Skelën. Madje, shtohet se parimisht është rënë dakord për...

    nga arti - Komentet: 0 - Shikime: 328
  • 29062009
    Sport Bushati



    Dje është bërë publike lista e 18 futbollistëve të kombëtares U 20, që do të marrë pjesë në Lojërat Mesdhetare të Peskarës


    Më 23 qershor, kombëtarja shqiptare U 20 do të niset drejt Italisë, pikërisht për në Peskara, ku do të zhvillohen Lojërat Mesdhetare. Skuadrën tonë përfaqësuese të futbollit, që përfshin lojtarë të datëlindjes nga 1 janari 1989 e më vonë, do ta drejtojë trajneri i Shpresës, Artan Bushati, që ka bërë publike listën e 18 të rinjve që do të akomodohen në qytetin bregdetar...

    nga arti - Komentet: 0 - Shikime: 403
  • 29062009
    Sport Duro



    Mesfushroi kuqezi pranon sa ka një lumë ofertash, por akoma nuk ka vendosur për të ardhmen.

    Po kalon muajin e mjaltit në Montekarlo, megjithatë nuk mund t'i shmangë bisedimet për të ardhmen. Klodian Duro, mesfushori i kombëtares shqiptare, aktualisht nën kontratë me Omonian e kampionatit qipriot, është vënë në shënjestrën e shumë klubeve, në Qipro, Greqi. Gjermani, Turqi dhe së fundmi edhe në Rumani, ku e kërkon e saposhpallura kampione, Unirea Urzicerni. Në fakt, AEL-i i ka bërë ofertën konkrete...

    nga arti - Komentet: 0 - Shikime: 413
  • 29062009
    Sport Partizani3



    Partizani vazhdon pushimet pa e vrarë mendjen se kur do t'u kthehet përgatitjeve në terren


    Skuadra e Partizanit vazhdon të presë dhe, sipas asaj që është thënë shpesh, të kuqtë presin disa gjëra që të konkretizohen, siç janë rrogat e prapambetura, vendimi për strukturën e sezonit të ri, si dhe konfigurimin e ekipit për edicionin 2009-2010. Deri tani asnjë nga aspiratat e të kuqve nuk ka marrë rrugën e zgjidhjes dhe të gjithë mbeten me shpresë se ditë më të mira do të vijnë për ekipin e rrugës...

    nga arti - Komentet: 0 - Shikime: 366
  • 29062009
    Sport Longa




    Sipas trajnerit kroat të bardhebluve, Lonçareviç, skuadra ka nevojë për përforcime

    Trajneri kroat i Tiranës, Ilija Lonçareviç, nuk është i kënaqur me kontigjentin që ka në dispozicion, duke pasur parasysh se skuadra ndodhet vetëm pak ditë para sfidës së parë për Champions me Stabaek IF. Ai ka afro një javë që ka marrë drejtimin e skuadrës, ndërsa tashmë është në gjendje që t'i bëjë edhe një analizë grupit aktual.

    Sipas tij, skuadra me mungesat e ditëve të fundit, ku Pezo duket se është larguar,...

    nga arti - Komentet: 0 - Shikime: 382
  • 29062009
    Sport Vllaznia-ne-stervitje



    Kuqeblutë nuk e kanë kontigjentin të plotë dhe stoli për pasojë është i varfër për ndeshjet europiane

    Përgatitjet e skuadrës shkodrane për ndeshjen e parë ndaj skuadrës irlandeze Sligo Rovers po shkojnë drejt fundit. Ka mbetur për t'u zhvilluar edhe miqësorja e sotme me Dinamon, më pas edhe një apo dy seanca të tjera në Shkodër para nisjes për në shtetin britanik. Pesë ditë përpara kësaj sfide të parë të këtij kompeticioni europian, shkodranët duket se kanë jo pak enigma brenda...

    nga arti - Komentet: 0 - Shikime: 377
  • 29062009
    Sport Partizani7



    Në fund të kampionatit të 70-të kombëtar të kategorisë superiore, Partizani arriti të shmangte rënien direkte, por më 29 maj humbet 1-0 ndeshjen e "play-out"-it me Kastriotin dhe përfundimisht del nga kategoria superiore. Dalja është kontestuar ashpër nga të kuqtë, pasi ajo është konsideruar e pameritur, sepse, sipas fakteve të grumbulluara, në të paktën 10 ndeshje të sezonit të shkuar ndihen të ndëshkuar nga gabimet e gjyqtarëve.

    Pra, më 29 maj u vendos që destinacioni i ri i Partizanit...

    nga arti - Komentet: 0 - Shikime: 316
  • 29062009
    Sport Riberyyy
    Arsenal ofron 47 milion euro per ‘rrembimin’ e lojtarit francez te Bayern Munchen Franck Ribery.

    “Arsenal ka bere gati nje superoferte per blerjen e Franck Ribery nga Bayern Munchen dhe eshte ekipi me i favorizuar duke pare qe ofertat e deritanishme drejt Gjermanise per francezin 26 vjecar te Bayern Munchen nga ana e Manchester United, Barcelones dhe Real Madrid nuk i kane kaluar 35 milion eurot”- shkruan gazeta britanike ‘Daily Star’.

    Vec konkurences se Real,...

    nga amir - Komentet: 0 - Shikime: 388
  • 29062009
    Sport Mosley
    Max Mosley nuk duket se ka ndermend te heqe dore nga rikandidimi si president i Federates Nderkombetare te Automobilizmit FIA sipas kerkeses se bere nga FOTA.

    “Skuderite e Formula 1 bene shume gabim qe kercyen perpara kohe mbi varrin tim perpara se une te vdes. Tani e gjithe bota me kerkon rikandidimin. Nuk eshte pozitive qe ekipet e F1 angazhojne agjenci te marrdhenieve me publikun per te dhene qe une kam vdekur dhe varrosur kur jam me i gjalle se kurre. Tani jam ne presion nga gjithe bota qe me kerkon...

    nga amir - Komentet: 0 - Shikime: 374
  • 29062009
    Skuadra kampione e Kosovës në futboll, Prishtina, ka bërë sot në një konferencë me media prezantimin e pesë përforcimeve të saj për edicionin e ri të garave që fillon më 8 gusht. Fanellën bardhekaltër në të ardhmen do ta bartin mbrojtësi i 2 Korrikut, Agon Ramadani, sulmuesi i Ferizajt Astrit Fazliu, mesfushori i Flamurtarit, Fidan Hasani, ai i Dritës, Genc Sermaxhaj dhe mesfushori i Drenicës, Taulant Dajaku.
    Përveç Agon Ramadanit, i cili nënshkroi kontratë dy vjeçare, të gjithë futbollistët e tjerë nënshkruan kontratë trevjeçare. Ndërkohë, klubi kampion ka vazhduar bashkëpunimin edhe për...

    nga citti_barca - Komentet: 0 - Shikime: 393
  • 29062009
    Sport F.0629163131746_m
    Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, dëshiron ta shesë Andrea Pirlon pas interesimit serioz të Chelseat.

    “Corriere della Sera” njofton se Berlusconi i ka thënë zëvendësit të tij, Adriano Galliani, që të rihapë bisedimet me Blutë për shitjen e mesfushorit italian.

    Sipas presidentet të Rossonerëve, Pirlo është një lojtar nga i cili mund të nxjerrin para dhe kjo është arsyeja kryesore që ai dëshiron ta shesë.

    Ndërkohë ish-trajneri i Milanit, aktualisht trajner i Chelseat,...

    nga amir - Komentet: 0 - Shikime: 399
  • 29062009
    Sport Manqini

    Ish-trajneri i Interit, Roberto Mançini është kandidati kryesor për postin e përzgjedhësit të Japonisë. Njëra nga skuadrat më të forta të Azisë, tashmë ka siguruar kualifikimin në Kampionatin botëror 2010, mirëpo është në kërkim të një trajneri me përvojë të madhe, në mënyrë që në Afrikën e Jugut të arrijë rezultate sa më të mira.
    Pas pushimit njëvjeçar, duket se Mançini do të rikthehet në detyrë. Ai ende është në listën e pagave te Interi, me të cilin klub ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2011. Për këtë arsye,...

    nga citti_barca - Komentet: 0 - Shikime: 371
  • 29062009
    Sport F.0629162347278_m
    Xabi Alonso ka shpjeguar se ekziston mundësia që të largohet nga Liverpooli gjatë këtij afati kalimtar, ndërsa destinacioni i tij i radhës mund të jetë Real Madridi.

    “Nuk ia kam mbyllur derën askujt, prandaj duhet të presim se çfarë do të ndodhë”.

    “Është gjithmonë pozitive kur skuadra të ndryshme të dëshirojnë. Kjo është shumë më mirë sesa kur askush nuk interesohet për ty”.

    “E di se duhet të vazhdoj të luaj mirë dhe pastaj do të vendosi se çfarë do të...

    nga amir - Komentet: 0 - Shikime: 399
  • 29062009
    Sport F.0629162156478_m

    Chelsea dhe Barcelona janë të interesuara për shërbimet e lojtarit të CSKA Moskës, Yuri Zhirkov, ndërsa sipas informatave të fundit pritet që në mesjavë rusi do të nënshkruajë me Blutë e Londrës.

    E përditshmja “Sport-Express” njofton se të mërkurën 25- vjeçari do të udhëtojë në Londër për të nënshkruar një kontratë katërvjeçare me Chelsean.

    Mbrojtësi i krahut, i cili mund të luajë edhe si mesfushor anësor, do t’i kushtojë Chelseat 20 milionë euro.

    nga amir - Komentet: 0 - Shikime: 392
  • 29062009
    Sport F.0629162100606_m

    Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka deklaruar se skuadra e tij nuk ka hequr dorë nga interesimi për mesfushorin e Liverpoolit, Javier Mascherano.

    Laporta shpreson që Lionel Messi ta shfrytëzojë ndikimin e tij për ta bindur argjentinasin që të kalojë në Camp Nou.

    “Mascherano është mik i afërt i Leo Messi. Ai është lojtar i cili më pëlqen shumë. Prandaj do të shohim se çfarë do të ndodhë”, është shprehur Laporta.

    nga amir - Komentet: 0 - Shikime: 367
  • 29062009
    Sport F.0629140238372_m
    Mbrojtësi i Interit, Douglas Maicon, thotë se ende nuk di asgjë për të ardhmen e tij, por ka shtuar se dëshiron që edhe sezonin e ardhshëm të luajë në Giuseppe Meazza.

    Mbrojtësi i djathtë së fundi ishte i angazhuar me kombëtaren e Brazilit, me të cilën mbrëmë triumfoi në finalen e Kupës së Konfederatave, duke mposhtur SHBA-në me rezultat 3-2.

    “E ardhmja ime? Nuk di asgjë, ndoshta nesër do të ketë lajme të reja. Unë dua të mbeten në Inter, siç kam thënë disa herë dhe jam i kënaqur që luaj...

    nga amir - Komentet: 0 - Shikime: 394
  • 29062009
    Sport F.0629140124783_m

    Mesfushori i Brazilit dhe përforcimi i ri i Real Madridit, Kaka, ka marrë shpërblimin Topi i Artë në Kupën e Konfederatave, që ndahet për lojtarin më të mirë të kësaj gare.

    Brazili në finalen e mbrëmshme përballë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, arriti të përmbysë rezultatin nga 2-0 në 3-2, për ta fituar për të dytën herë radhazi këtë garë, ndërsa Kaka morri më së shumti vota nga gazetarët në anketën e faqes së FIFA-s.

    Bashkë-lojtari i tij te kombëtarja e Brazilit, Luis Fabiano, fitoi...

    nga amir - Komentet: 0 - Shikime: 637
  • 29062009
    Sport F.0629133834541_m

    Mediat spanjolle përcjellin lajmin se mbrojtësi i Portos, Bruno Alves, mbetet caku kryesor i Barcleonës.

    Gazeta sportive katalanase Sport, ka shkruar se Barcelona së shpejti do të dërgojë edhe ofertë zyrtare në drejtim të Portos dhe do të përpiqet ta shfrytëzojë raportin e mirë me kampionin e Portugalisë, për të transferuar mbrojtësin, i cili është cak edhe i shumë klubeve tjera, përfshirë Chelsean dhe Inter.

    Porto është e gatshme të heqë dorë nga shërbimet e Alves, por vetëm nëse merr...

    nga amir - Komentet: 0 - Shikime: 414
  • 29062009
    Sport F.0629121224786_m

    Mesfushori braziliani Thiago Motta, thotë se ka ndërruar Genoan për Interin me synimin të fitojë trofeun më të prestigjioz në Evropë, Ligën e Kampionëve.

    Pas sezonit të shkëlqyeshëm me Genoan, Thiago Motta, së bashku me shokun tjetër të skuadrës, Diego Milito, do të luajnë për Interin në sezonin e ardhshëm.

    “Është e vërtetë, dua ta fitoj Ligën e Kampionëve përsëri, dhe për këtë arsyeje morra guxim të largohem nga Valencia. Më pëlqeu shumë Genoa, por kam vendosur qëllime të caktuara...

    nga amir - Komentet: 0 - Shikime: 392
  • 29062009
    Sport F.0629120601771_m
    Mesfushori i Barcelonës, Xavi Hernandez, shpreson se në sezonin e ri ata do të jenë të aftë të fitojnë të tre trofetë të cilët i fituan sezonin e fundit.

    “A mund të mendojmë përsëri për tre tituj? Pse të mos ëndërrojmë përsëri për një sukses të tillë? Këtë e kam thënë edhe në vitin e kaluar dhe në fund e arritëm atë. Por të gjithë e dimë se do të jetë shumë vështirë të përsëritet ajo ëndërr. Ajo është realizuar vetëm një herë në Spanjë”, ka thënë Xavi.

    “Për mua futbollisti më...

    nga amir - Komentet: 0 - Shikime: 383
  • 29062009
    Sport F.0629115913640_m
    Mediat italiane përcjellin lajmin se sulmuesi i Real Madridit, Klaas-Jan Huntelaar, është emri i ri në listën e dëshirave të Milanit.

    Rosonerët janë në kërkim të një përforcimi të ri në sulm dhe golashënuesi më i mirë i Bundesligës për sezonin e kaluar, Edin Dzeko, është i pari në listën e dëshirave të klubit italian.

    Por Wolfsburgu nuk dëshiron të heqë dorë nga shërbimet e sulmuesit boshnjak, për të cilin shkak edhe Dzeko pranoi se nuk do të kalojë në Milan.

    Milani pohoi se është...

    nga amir - Komentet: 0 - Shikime: 349
 
 

Përdoruesit që po shfletojnë forumin: Asnjë
Moderatorët

Asnjë

Drejtat e ktij Forumit:

Ju nuk mund të krijoni tema të reja në këtë forum
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Legjenda
  • Mesazhe të reja Mesazhe të reja
  • Mesazhe të reja [ Popular ] Mesazhe të reja [ Popular ]
  • Mesazhe të reja [ Locked ] Mesazhe të reja [ Locked ]
  • Asnjë mesazh i ri Asnjë mesazh i ri
  • Asnjë mesazh i ri [ Popular ] Asnjë mesazh i ri [ Popular ]
  • Asnjë mesazh i ri [ Locked ] Asnjë mesazh i ri [ Locked ]
  • Lajmërim Lajmërim
  • Ngjitës Ngjitës
  • Global announcement Global announcement