Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kuriozitete nga Shkenca dhe Jeta (C)

Faqja 9 e 9 Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9

Shko poshtë

03052009

Mesazh 

Kuriozitete nga Shkenca dhe Jeta (C) - Faqe 9 Empty Kuriozitete nga Shkenca dhe Jeta (C)




Ketu mund te lexoni kuriozitete te ndryshme :


1 Sikur uji i deteve te kthehej ne kripe
Sikur nga te gjithe ujerat e deteve dhe oqeaneve te nxirrej kripa,me te do te mbulohej gjithe siperfaqja e tokes sone me nje shtrese prej rreth 130 metrash.
--------------------------------------------------------------------------------
2 2 Prejardhja e emrit "tenis"
Fjala tenis eshte shkruar ne anglisht dhe anglezet e kane marre nga frengjishtja.Kur fillonte loja dhe njeri gjuante me rrakete para se topi te hidhej i thoshte kundershtarit:"tenez" qe do te thote:"mbaje".Anglezet i dhane fjales formen qe ka sot.
--------------------------------------------------------------------------------
3 3 Lotet e krokodilit
Prej kohesh njerezit kishin vene re se krokodilet,pasi hanin gjahun e kapur ne ujin e detit fillonin e lotonin.Kjo dukuri te linte pershtypjen se kjo kafshe qante prene e ngrene.Prandaj dhe lindi shprehja "lotet e krokodilit" qe personifikon hipokrizine e njerezve te ligj. E verteta eshte se krokodilit nuk i vjen keq per kafshen e ngrene,por eshte gjendra e kripes ajo qe prodhon lotet. Dhe pikerisht pasi krokodili ka kollofitur kafshen se bashku me ujin e kripur,fillon veprimin e saj gjendra e kripes qe ndalon sasine e tepert te kripes,e cila del jashte ne formen e pikave te loteve.
--------------------------------------------------------------------------------
4 4 Popullsia e botes deri sot
Mendohet se qe nga krijimi i shoqerise njerezore ne bote kane jetuar mbi 80 miliard njerez.
--------------------------------------------------------------------------------
5 5 Pse Deti i Zi quhet keshtu?
Perqindja e vogel e kripezimit prej 1.9 perqind i jep Detit te Zi nje ngjyre te erret karakteristike.

6 6 Gjuhet e botes
Ne shoqerine e sotme njerezore fliten 2796 gjuhe te ndryshme.Ato ndahen ne 11 grupe kryesore dhe 50 grupe "gjuhesh te vogla".Njerezit qe flasin keto gjuhe perdorin rreth 8000 dialekte.
--------------------------------------------------------------------------------
7 7 Kanguru
Kur u duken per here te pare ne Australi,europianet vune re nje kafshe te cuditshme:ajo ecte me kembet e prapsme ndersa ne bark kishte nje si qese nga nxirrnin koken te vegjlit.-C'eshte kjo?- i pyesnin ata indigjentet.
-Kan-gu-ru - pergjigjeshin ata.Qe nga ajo kohe kafsha e cuditshme u quajt kanguru.Kur me vone studjuan gjuhen vendase,evropianet mesuan se "kanguru" do te "nuk kuptoj".
--------------------------------------------------------------------------------
8 8 "Insekti i zbutur"
Bleta eshte i vetmi insekt i zbutur nga njeriu.
--------------------------------------------------------------------------------
9 9 Elefanti frikacak
Elefantet i tremben lepujve dhe qenve qofshin keta edhe te vegjel.
--------------------------------------------------------------------------------
10 10 Sa kushton 1 kg mjalte?
Per te prodhuar nje kilogram mjalte,nje blete i duhet te thithe nektarin e 12 milion luleve dhe per kete te pershkoje nje rruge me gjatesi rreth 300.000 kilometra.
--------------------------------------------------------------------------------
11 11 Numri i gjallesave ne det
Ne cdo liter uje te siperfaqes se detit ka mesatarisht rreth 10.000 gjallesa,ne 100 metra ka 3.000 dhe ne 5.000 metra ka mesatarisht 15 gjallesa.
--------------------------------------------------------------------------------
12 12 Thellesia me e madhe e deteve dhe oqeaneve
Thellesia me e madhe e deteve dhe oqeaneve ndodhet ne pjesen perendimore te Oqeanit Perendimor dhe arrin ne 11030 metra.
--------------------------------------------------------------------------------
13 13 Floket dhe njeriu
Zakonisht nje njeri ka ne koke rreth 100.000 qime floku.Tek flokekuqte kjo shifer arrin ne 90.000,te bjondet ne 140.000 dhe tek brunet dicka ne mes te ketyre dy shifrave.Mesatarisht,cdo dite bien nga 50 deri ne 100 fije floku.
--------------------------------------------------------------------------------
14 14 Njerezit me te gjate e me te shkurter
Njeriu me shtatin me te larte ka qene austriaku Frederik Vinkelmeir,qe ka jetuar ne shek.VII.Ai ishte 2.78 m i gjate.Gruaja me e gjate e te gjitha kohrave ka qene gjermania Mariane Wehler me gjatesi 2.55 m.Njeriu me i shkurter ka qene Xhin Vorenburgu me gjatesi 45 cm dhe konkurrentja e tij Halami Aqube Ton Sinai me gjatesi vetem 38 cm.
--------------------------------------------------------------------------------
15 15 Shpikesi i telefonit
Uaston,hajde ketu,me duhesh.---Fjala e pare e transmetuar nepermjet telefonit nga shpikesi i tij,Aleksander Graham Bell qe therriste ndihmesin e tij,Uaston.Ai mori patenten e telefonit me numer 174465 ne vitin 1876.
--------------------------------------------------------------------------------
16 16 Kuriozitete demografike
Cdo dite ne bote lindin 250.000 njerez.Ne cdo 100 vajza te sapolindura korrespondojne 105 djem te sapolindur.Brenda 50 viteve te ardhshem popullsia e botes do te dyfishohet.
--------------------------------------------------------------------------------
17 Shpenzimet ushtarake
Ne vitin 1979 u harxhuan per qellime ushtarake 450 miliard $,ne 1985 850 miliard $ dhe sot kalojne shifren prej 1.000.000.000.000 $.
--------------------------------------------------------------------------------
17 18 Pabarazite sociale
Ne vitin 1960 1/5 me e pasur e botes kishte te ardhura mbi 20 here me te medha sesa 1/5 me e varfer dhe ne vitin 1960 kjo diference u trefishua.
47 vendet me te pazhvilluara te Afrikes e Azise (qe banohen nga 3 miliard njerez) kane te ardhuara vjetore 500 $ kurse vende te Evropes Veriore kane 20.000 $.

--------------------------------------------------------------------------------
69 Fëmijë të një nëne
Feodor Vasilijev nga Shuya (Rusi), nga gjithsejt 27 lindje gjatë viteve 1725-1765 lindi 16 bineqë, 7 treneqë, dhe 4 katërneqë. Vetëm dy fëmijë prej tyre vdiqën si foshnjë.
--------------------------------------------------------------------------------
James Gill, i biri i Brenda dhe James Gill, lindi 128 ditë para kohës së paraparë. Në lindjen e tij më 20 Maj 1987 në Ottawa, Ontario (Kanadë) peshonte 624 gr.
--------------------------------------------------------------------------------
Nëna më e vjetër
Rosanna Dalla Corta nga Viterbo (Itali) sipas të dhënave në korrik të vitit 1994 në moshën 63 vjeçare lindi një djalë.
--------------------------------------------------------------------------------
Operacioni më i gjatë
Një operacion i cili u zhvillua në vitin 1951 në Chicago, Illinois (USA), gjatë të cilit pacientes Gertrude Levandowski iu mënjanua një cistë nga njëra vezore e saj, zgjati prej 4-8 Shkurt d.m.th. 96 orë. Gjatë operacionit pesha e pacientes zbriti nga 280 në 140 kg.
--------------------------------------------------------------------------------
Portier apo sulmues
Portieri Jose Luis Chilavert shenoi 49 gola gjatë ndeshjeve në klubin e tij dhe ekipit kombëtar ndërmjet Korrikut 1992 dhe Marsit 2000.
--------------------------------------------------------------------------------
Substanca më e ëmbël
Thaumatin, një protein, i cili fitohet nga mbështjellësi i farës së një bime të quajtur Thaumatoccocus danielli është 61.500 herë më e ëmbël se sheqeri i zakonshëm. Kjo bimë rritet në disa vende të Afrikës perendimore.
--------------------------------------------------------------------------------
Tranzistori më i vogël
Firma Lucent Technologies në Murray Hill, New Jersey (USA), urdhëroi më 15 Nëntor 1999 zhvillimin e një tranzistori me një gjatësi prej vetëm 50 Nanometrash, d.m.th. 1/2000 pjesë e trashësisë së flokut të njeriut. Kjo pjesë quhet edhe "tranzistori vertikal" pasi që të gjitha pjesët e saj janë të rradhitura në një pllakëz silikoni dhe rryma rrjedh në drejtim vertical
--------------------------------------------------------------------------------
Mjekra më e gjatë
Me rastin e vdekjes së Hans Langseth në vitin 1927 në Kensett (USA) mjekra e tij kishte një gjatësi rekorde prej 5,33 m.
--------------------------------------------------------------------------------
Pop-grupi i njohur suedez ABBA i formuar më 1972 në Stokholm debitoi në vitin 1970 nën emrin Festfolk në një Restaurant në Göteborger. Pas dy vitesh, pra më 1972 mori emrin e ri nga inicialet e anëtarve të grupit: Agnetha Fältskog, Benny Andersson, Björn Ulvaeus dhe Anni-Frid (Frida) Lyngstad.
--------------------------------------------------------------------------------
Helikopteri më i vogël në botë ishte njëulësi Seremet WS-8 i cili u prodhua më 1976 në Danimarkë. Ai kishte një motor me 26 KW dhe peshonte pa ngarkesë 53 kg. Rotori i tij kishte një diametër prej 4,5 m.
--------------------------------------------------------------------------------
Shkencëtarët e "Oak Ridge National Laboratory" në Oak Ridge, Tennessee (USA) në Prill 1996 me ndihmën e një superpërçuesi arritën rrymën më të fortë të të gjitha kohrave : 2 milion Amper/cm². Rryma për nevoja shtëpiake ka një forcë me nën 1000 Amper/cm².
--------------------------------------------------------------------------------
Protesta më e madhe kundër luftës u mbajt më 15.11.1969 në Washington D.C. (USA) ku morën pjesë rreth 600.000 pjesmarrës të cilët protestuan kundër vazhdimit të luftës së amerikanëve në Vietnam.
--------------------------------------------------------------------------------
Arusha e bardhë mund të notoj pandërprerë deri 100 km.
--------------------------------------------------------------------------------
Rekordin botëror në qëndrim në një këmbë e theu Arulanantham Suresh Joachim nga Sri Lanka prej 22.05.1997 deri me 25.05.1997 duke qëndruar 76 orë e 40 minuta.
--------------------------------------------------------------------------------
Me 9.06.1996 Walter Arfeuille (Belgjikë) tërhoqi me dhëmbë 8 vagonë treni mbi hekurudhe, me një peshë gjithsejt 223.880 kg në largësi prej 3,2 m.
--------------------------------------------------------------------------------
Më 17.12.1998 kinezi Li Jian Hua në emisionin televiziv Guinnes World Records: Primetime ngriti me vesh peshën 50 kg (tjegulla ndërtimi të lidhura bashkë dhe të kapur në veshin e tij).
--------------------------------------------------------------------------------
Kenguri më i madh (Macropus rufus) në Australinë qendrore, -jugore dhe atë -lindore, plotësisht i drejtuar është 1,80 m i lartë, dhe gjatësia e përgjithshme (megjithë bisht) është 2,85 m. Pesha e tij rreth 90 kg.
--------------------------------------------------------------------------------
Kilauea në Hawaii (USA) është vullkani më aktiv në botë. Që nga viti 1983 është pandërprerë aktiv dhe vjell 5 m³ llavë në sekondë.
--------------------------------------------------------------------------------
Amerikanja Janice Deveree në vitin 1884 kishte mjekër me gjatësi 36 cm.
--------------------------------------------------------------------------------
Personi më i vjetër i të gjitha kohërave, me datëlindje të vërtetuar, ishte françezja Jeanne Louise Calment. Ajo u lind më 21.02.1875 dhe vdiq më 04.08.1997 në Arles të Francës në moshën 122 vjeçare.
--------------------------------------------------------------------------------
Binjakët më të rëndë në botë ishin Billy Leon dhe Benny Loyd McCrary, alias McGuire, nga Hendersonville (USA) të cilët u lindën më 7.Dhjetor 1946. Deri në moshën 6 vjeçare kishin shtat normal. Në Nëntor 1978 Billy peshonte 337 kg. ndërsa vëllau i tij Benny 328 kg. Billy vdiq në Korrik 1979.
--------------------------------------------------------------------------------
Zbuluesi i parë i phonograph-it (gramophonit të mëvonshëm) ishte amerikani Thomas Alva Edison në vitin 1877, i cili kishte planifikuar të zbuloj një inçizues diktimi për punë në zyre. Phonographi i asaj kohe kishte formë cilindri, deri në vitin 1887 kur zbuluesi gjerman Emile Berliner zbuloi pllakë-phonographin (gramophonin) i cili i zhvillua në një medium artistik.
--------------------------------------------------------------------------------
Gjurmimi më i madh i arit ndodhi në SH B A, ku më 24.01.1848 një pronar i një puntorie të drurit dhe shoku i tij, në Sacramento (sot California) zbuluan ar. Një vit më vonë e vërshuan mbi 80 000 gjurmues të arit të ashtuquajturin forty-niners në këtë regjion. Në vitin 1853 numri i tyre arri mbi 250 000.
--------------------------------------------------------------------------------
Marilyn Monroe, gjegjësisht Norma Jean Mortenson, legjendë e filimit, muzikës dhe bukurisë, e lindur më 01.06.1926, në fëmijërinë e saj ndërroi 12 familje përkujdesëse
--------------------------------------------------------------------------------
Kinezët si Antibiotik natyror më të mirë e përdorin kivi-n? (Kivi e forcon sistemin e imunitetit duke i shumuar qelizat mbrojtëse deri në dymbëdhjetë herë)
--------------------------------------------------------------------------------
Ushtari japonez Teruo Nakamuro 30 vjet mbas përfundimit të luftës (i cili u gjet në pyjet e pashkelura) nuk dinte asgjë për përfundimin e luftës.
--------------------------------------------------------------------------------
Kafepirësit mendojnë më shpejtë dhe veprojnë më logjikisht se ata që nuk e përdorin kafe-në.
--------------------------------------------------------------------------------
Nikotin-i është një helm i fortë nervor (emrimi i saktë: Beta-Pyridyl-N-Methylpyrrolidin)?
--------------------------------------------------------------------------------
Kali vrapues australian "Great Fortune" si ndihmë teknike mori një palë syza.
--------------------------------------------------------------------------------
Gangsteri Al Capone më në fund u burgos për shkak të mospagimit të tatimit?
--------------------------------------------------------------------------------
Sahara është më e madhe se Australia?
--------------------------------------------------------------------------------
Romani "Vuajtjet e të riut Werther" i Goethe-s ishte shkaktar i një serie të vetëvrasjeve?


Edituar për herë të fundit nga floroS në Mon May 04, 2009 9:56 pm, edituar 3 herë gjithsej
floroS
floroS
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 1981
Age : 30
Location : Milkyway
Registration date : 12/03/2009

http://htttp://youtube.com/floros93

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Share this post on: reddit

Kuriozitete nga Shkenca dhe Jeta (C) :: Komentet

floroS

Mesazh Tue Jun 30, 2009 11:50 pm nga floroS

Evropa përgatit anijen e vetë kozmike

Me raketat e tipit Ariane ata mund të transportojnë satelitë në hapësirë. Makine e fundit kozmike për furnizim 'ATV' e cila këtë javë pritet t'i bashkangjitet stacionit kozmik përbën një hap të madh përpara për evropianët. Përmes këtij mjeti transportues astronautët mund të furnizohen me ushqime, ujë të pijshëm si dhe pjesë rezervë për stacionin e tyre. Kthimin e gjërave të ndryshme apo të njerëzve sërish në tokë - evropianët nuk mund ta bëjnë ende. Megjithatë shkencëtarë nga qendra gjermane për fluturime kozmike po punojnë në këtë drejtim. SHEFEX quhet projekti në të cilin po punojnë aktualisht.

Transportuesi kozmik i të ardhmes do të ketë kënde shumë të mprehta. Në një model, hulumtuesit gjermanë po testojnë se sa të larta janë nxehtësia dhe presioni gjatë një fluturimi gjashtë herë më të shpejtë se shpejtësia e zërit. Për këtë modeli është pajisur me senzorë shumë të ndjeshëm dhe do të testohet në një kanal me erë të fuqishme. Kthimi për në tokë është i vështirë për secilën anije kozmike. Gjatë kthimit në atmosferë, pjesa e jashtme arrin një temperaturë deri në 1600 Gradë. Pa një mbrojtëse nxehtësie pjesa e jashtme do të shuhej tërësisht. Këtë përpiqen ta evitojnë shkencëtarët gjermanë. Makina e re kozmike do të ketë një formë me kënde shumë të mprehta. Ndoshta kjo formë nuk është e zakonshme por sipas mendimit të Dr. Klaus Hannemann-it nga Qendra gjermane për fluturime kozmike në Göttingen: 'Përparësia qëndron në atë se nuk ka nevojë të bëhen struktura shumë të ndërlikuara siç ështa rasti tek sistemet e zakonshme. Tani e tëra mund të ndërtohet me pllaka të thjeshta të cilat janë relativisht të thjeshta për tu përgatitur. Ato pastaj prehen në formën e nevojshme'.

Mbrojtësa e nxehtësisë e një anije kozmike amerikane ka 25 mijë pllaka të ndryshme. Kontrollimi dhe në rast nevoje edhe ndërrimi i tyre pas çdo fuluturimi merr shumë kohë. Dhe kjo kushton shumë para. Dizajni gjerman përmes së cilit kursehet si koha ashtu dhe paratë bëhet i mundshëm me përdorimin e materialieve të reja. Qeramika speciale të cilat janë zhvilluar nga shkencëtar gjerman. Ato janë më të forta sesa pllakat mbrojtëse të nxehtësisë të NASA-s amerikane. Dhe ato i përballojnë tempraturave më të larta. Me një model të ri është testuar në praktikë shkalla mbrojtëse e nxehtësisë.

Sidoqoftë do të nevojiten edhe shumë vite apo dekada derisa një anije e tillë kozmike do të niset me njerëz për në kozmos.

Mbrapsht në krye Shko poshtë

floroS

Mesazh Tue Jun 30, 2009 11:51 pm nga floroS

Në qendër të Polit të Veriut, verë pa akull !!

Lajmi që vjen nga "National Geographic" ka rihapur sërish alarmin për shkrirjen e akujve në Polin e Veriut, duke sjellë kështu një tjetër sinjal shqetësues. "Gjithsesi, kjo nuk do të thotë që gjithë kësula arktike të shkrihet tërësisht me stinën e nxehtë të verës", thekson një studiues, i cili ndodhet me mision në Antarktidë. Të dhënat e publikuara javën e shkuar nga "National Snow and Ice Data Center" në Kolorado, tregojnë se situata është nën kontroll. Pas rritjes fillestare të sipërfaqes së akullit në krahasim me vitin 2007, këtë vit zvogëlimi i sipërfaqes po ndjek zhvillimin e vitit të kaluar, duke shënuar një ndryshim të mundshëm në shkrirjen e disa zonave të akullit. Në 2007-ën, në fund të stinës së verës, kësula ishte zvogëluar nga 16 milionë kilometra katrorë në muajin mars, në 4.5 kilometra katrorë në fund të korrikut. Një shkrirje rekord si ajo e vitit 2005. Ja një krahasim i thjeshtë: në 1980-ën shkrirja e akujve në Polin e Veriut arriti në 7.8 milionë kilometra katrorë.

Pra, nga viti në vit shkencëtarët vërenin një progres të vazhdueshëm në shkatërrimin e akujve gjatë stinës së verës.

Veç të tjerash, zvogëlimi i vazhdueshëm i sipërfaqes së akujve i shtynte studiuesit ta imagjinonin Polin e Veriut në vitin 2004 tërësisht të lirë nga akujt brenda 2009-ës. Tendenca më e shpejtë e regjistruar që nga ajo kohë, ka bërë që të ndryshojnë shumë mendime dhe parashikime, duke përshpejtuar datën fatale, ku brenda 2015-2030 nuk do të ketë më akuj.

"Duhet pasur parasysh se kësula arktike u nënshtrohet edhe rrymave, e si pasojë edhe spostimeve. Për shembull, vitin e kaluar brigjet siberiane nuk ishin prekur nga akujt. Ndërsa këtë vit, sipas parashikimeve të anijes kanadeze, mund të ndodhë që një masë e konsiderueshme akulli të spostohet, duke e lënë të lirë Polin e Veriut", thekson studiuesi kanadez.

Pavarësisht parashikimeve të studiuesve, kjo mund të favorizohet edhe nga fakti që duke qenë se copat e akullit janë më të buta në krahasim me të kaluarën, mund të shkrihen më shpejt e më lehtë, duke rritur kështu sipërfaqen e ujit. Në disa pika është matur trashësia e një cope akulli të saposhkëputur nga masa e madhe, e cila ishte rreth një metër, ndërkohë që në të kaluarën sipërfaqja e një cope të tillë mund të ishte edhe 10 herë më e madhe.

Si për ta përforcuar edhe më shumë zhvillimin negativ të kësaj ngjarjeje, janë edhe akujt e Groenlandës, që çdo vit kanë erozione. "Zonat polare janë ato më delikate të planetit. Në fakt, në këto zona ndryshimet klimatike, si dhe mbingrohja, parashikojnë një rritje të temperaturave rreth dy gradë e gjysmë për 50 vitet e ardhshme, ndërkohë që në çdo pjesë tjetër të globit, temperatura do të rritet një gradë më shumë gjatë shekullit të ardhshëm. Jo rastësisht në Alaskë, Kanada, Siberi është vënë re përhapja e terrenet të akullt dhe kjo ka provokuar rritjen e dendësisë së ujërave dhe lumenjve që derdhen në dete", përfundon studiuesi.


Parashikimet

Mes viteve 2015-2030 hapësira nga lindja në perëndim do të jetë tërësisht e lirë nga akujt


Temperaturat

Në zonat polare temperaturat do të rriten 2.5 gradë për 50 vitet e ardhshme



Akujt sot

Me të bardhë është sipërfaqja e akujve në oqeanin Arktik në 2007-ën, një e dhënë e vlefshme edhe për këtë vit


Kufiri me vijë të zezë tregon se cila ishte sipërfaqja e tyre nga 1979, deri në vitin 2000


Shkrirja e madhe


Trashësia në metra

1950

100%

Në 1950-ën akulli mbulonte gjithë sipërfaqen Arktike


2000

-20%

Në vitin 2000 akulli filloi të pakësohej, duke humbur një masë voluminoze prej 25%


2050

-54%

Në vitin 2050 është hedhur hipoteza se sipërfaqja e akujve mund të zvogëlohet deri në 54%


Nxehtësi deri në 15%

Më pak akuj, më pak ushqim për arinjtë polarë, numri i të cilëve është ulur deri në 15%, krahasuar me 20 më parë


Pyjet avancojnë

Ngrohja globale po shkrin akujt, duke favorizuar kështu avancimin e pyjeve

Efekti serrë, balenat në rrezik


E ardhmja e balenave po kërcënohet gjithnjë e më shumë nga mbingrohja globale dhe gjuetia. Alarmi është prezantuar në një konferencë për balenat në Kili. Në këtë konferencë kanë marrë pjesë 71 vende. Sipas një studimi të kohëve të fundit, brenda 40 viteve sipërfaqja e akujve të Arktikut do të zvogëlohet deri në 30%. "Duke qenë se karkalecat varen nga akujt detarë, pakësimi i tyre do të pasqyrohet kudo". Australia dhe Japonia kanë marrë masa të rrepta për të ndaluar gjuetinë e balenave dhe karkalecave.

Mbrapsht në krye Shko poshtë

floroS

Mesazh Tue Jun 30, 2009 11:51 pm nga floroS

Video gati e pabesueshme:

https://www.youtube.com/v/UqI_DLR17PY
__________________

Mbrapsht në krye Shko poshtë

floroS

Mesazh Tue Jun 30, 2009 11:51 pm nga floroS

Indi / 17-vjeçarja që konsumon 1 litër vajguri në ditë

Zakonet e pazakonta të të ngrënit janë kthyer në objekt diskutimesh në gjithë vendin ku jeton. Banita Behera nga fshati Simulia, konsumon vajguri sikur të ishte ujë. Ajo kthen 500 ml vajguri në një vakt dhe një litër në ditë. Është vetëm 17-vjeç dhe pija e preferuar është sapuni i lëngshëm. “Nuk pi vajguri që të bëhem e famshme, por më pëlqen shija e këtyre gjërave. Më pëlqen më shumë që biskotat t’i shoqëroj me vajturi se sa çaj”, thotë Banita, studente në Soro. Prindërit e saj thonë se zhvilloi këtë anomali në të ngrënë 10 vite më parë. “E dalluam që konsumonte vajguri kur llambat dhe fenerët boshatiseshin”, thotë babai. Deri më sot nuk ka asnjë problem në shëndet.

Artikulli më i ri në treg, vezë e zier në kuti

Stili i nxituar i jetës së sotme do të thotë se shumë njerëz nuk kanë kohë as të ziejnë një vezë. Kjo ka bërë që “Noble Foods” të hedh në treg vezë e gatshme të zier. Menaxheri i grupit të marketingut thotë: “Është e përsosur për drekë apo piknikë dhe frymëzon përdorimin e vezëve në sanduiçe, sallata dhe mëngjes, duke qenë se kursen kohën e përgatitjes”. Si fillim, veza gati për t’u ngrënë do të shitet në dyqanet “Sainsbury” për 1.99 paund. Pako ka katër vezë nga pulë të rritura në natyrë.

Mbrapsht në krye Shko poshtë

floroS

Mesazh Tue Jun 30, 2009 11:51 pm nga floroS

Një nënë, dy mitra dhe tre bebe

Një grua më dy mitra sjell në jetë trinjakët. Hannah Kersey është nëna që ka sjellë në jetë Tilly-n, Gracie-n dhe Ruby-n, tani ajo bashkë me femijët e saj është e vetme në botë pa asnjë ndihmë.

Kjo sepse situate e saj është e vecantë pasi ka dy mitrat nga të cilat ka lindur trinjakët.

Një ngjarje e tillë është e para në botë. Tre foshnjat e saj kanë lindur në muajin shtator.

Gruaja është ndihmuar gjatë lindjes nga Simon Grant, një konsulent në spitalin “Southmead” në Bristol. Fëmijët janë mbajtur në spital për tre muaj, pasi ishin nënpeshë.

Doktor Grant thotë se ata nuk kanë qënë në gjendje të dallojnë ku kanë qëne binjakët dhe ku një i vetmi. Trinjakët janë të parët në botë që lindin nga një grua me dy mitra.

Mbrapsht në krye Shko poshtë

floroS

Mesazh Tue Jun 30, 2009 11:51 pm nga floroS

Kinezët prodhojnë karrocën më unike në botë

Kompania kineze Çen De Bao dizajnoi një karrocë e cila është unike në botë. Është kombinim nga karroca klasike dhe pjesa e prapme e makinës Mini Kuper Klamben.
Karroca ka ulëse më komode dhe rripa të sigurimit. Nga kompania Çen De Bao, të cilët kanë licencë për shitjen e makinave të tipit BMV në Kinë, thonë se karroca jo e zakontë para se gjithash është një gjest marketingu.
"Shumë njerëz janë të interesuar, na pyesin se a do të ketë karroca të tilla edhe në Pekin dhe a do të shitet në të ardhmen. Por ky në realitet është një plan i ardhshëm promovues për Mini Kuperin XXL dhe nuk kemi plane për prodhim serik", tha menaxheri i marketingut Liju Çen.
Madje, edhe sikur karroca të shitej, ajo do të ishte shumë e shtrenjtë për numrin më të madh të të interesuarve. Ajo kushton rreth 877 mijë dollarë amerikan, për shkak se në proceset finale të prodhimit, në kabinat e saj, është përdorur argjend i pastër.

Mbrapsht në krye Shko poshtë

floroS

Mesazh Tue Jun 30, 2009 11:52 pm nga floroS

Tajvan, E pazakontë, miu ha gjarprin
Një ngjarje e pazakontë ndodhi në kafazin e një gjarpri. Një mi, i cili duhej të kishte qenë dreka për gjarprin, ka arritur ta vrasë atë. Një zjarrfikës në qytetin Nantou në Taivan, ka parë skenën dhe ka fokusuar në objektiv momentin që e ai e cuan “Të habitshëm” dhe jep të vetmin shpjegim: mbase gjarpri mund të mos kishte pasur helm .

Mbrapsht në krye Shko poshtë

floroS

Mesazh Tue Jun 30, 2009 11:52 pm nga floroS

Shkencetaret zbulojne energjine e erret
Energjia e erret ekziston, madje ajo shkakton efekte te dukshme. Sateliti Chandra i NASA-s eshte perdorur nga disa pedagoge te Universitetit te Harvardit, te cilet kane studiuar 86 galaktika te largeta dhe ne nje prej tyre kane zbuluar pikerisht energjine e erret.

Ne galaktiken Abel 85, rreth 740 milione vite drite larg nesh, eshte vene re prania e energjise se erret, e cila quhet keshtu pasi nuk dihet burimi i saj, por kjo nuk e pengon te mbushe 73 % te universit. Nderkohe, 23 % e universit eshte e perbere nga materie e erret, e cila ka ngelur ende pa u studiuar. 4 % qe ngelen jane yje, galaktika e planete.

Zbulimi i energjise se erret eshte bere 10 vjet me pare kur astronautet thane se ekziston nje force qe vepron ne kundershtim me gravitetin dhe dominon kozmosin. Dicka kishte kuptuar edhe Ajnshtajni, i cili shpiku konstanten kozmike per te llogaritur te dhenat rreth relativitetit te pergjithshem, ne menyre qe te kundershtonte efektet e gravitetit.

Por edhe pse e konceptoi si ide, shkencetari i njohur nuk e pranoi asnjehere ate sit e vertete. Ekzistenca e energjise se erret u zbulua ne vitin 1998 nga Saul Perlmutter i Universitetit te Berklejit, por ai e cilesonte kete energji si te mistershme dhe te cuditshme. Nese kthehemi tek zbulimi me i fundit i bere nga shkencetaret e Harvardit, ata kane vene re se ne galaktiken Abel 85, gjate 7 miliarde viteve te fundit asgje nuk ka ndryshuar, duke i bere te mendojne se dicka nuk po i lejon objektet te rriten.

“Kjo mund te shpjegohet edhe si ndalimi ne zhvillimin e universit”, sakteson Alexey Vikhlinin, sipas te cilit, zbulimi i energjise se erret eshte nje prej zbulimeve me te medha te bere nga shkenca.

Mbrapsht në krye Shko poshtë

floroS

Mesazh Tue Jun 30, 2009 11:53 pm nga floroS

Shkencetaret Japonez, fotografojne mendimet!?
Nese para shume kohesh, nje fotografi ku stampohet buzeqeshja mund te na dukej e cuditshme, tashme nje gje e tille eshte mese normale, por ajo qe mund te na cudise eshte nje tjeter lloj fotografie.

Behet fjale per fotografimin e mendimeve. Nje grup kerkuesish japoneze kane paraqitur grafikisht ne nje ekran imazhe mendimesh. Ky studim eshte publikuar ne revisten shkencore amerikane “Neuron”.

Studiuesit kane perdorur 400 imazhe bardh e zi, te cilat ne njefare menyre mund te perfaqesojne edhe endrrat. Gjate eksperimentit u analizua fluksi i gjakut celebral tek disa vullnetare dhe u dol ne perfundimin se gjithe ky proces nuk mund te kuptohet pa pasqyrimin qe syte bejne ne tru.

Mbrapsht në krye Shko poshtë

floroS

Mesazh Tue Jun 30, 2009 11:53 pm nga floroS

Mrekullia në familjen shqiptare, gruaja me dy sisteme riprodhimi

LONDER- Kur Lindsi Hasaj zbuloi se ishte shtatzënë, ajo dhe bashkëshorti i saj shqiptar ishin të entuziazmuar në kulm. Por, pesë javë më pas, asaj iu dha lajmi i pabesueshëm nga mjekët, se ajo kishte një sistem të dyfishtë ripro-dhues, me dy mitra dhe dy vagina. Vetëm një në një milion gra e kanë një sistem të tillë dhe ishte thjesht fat që ajo kishte mbetur shtatzënë kaq lehtë. Në familjen e re shqiptare tashmë ardhja e bebes konsiderohet si një moment shumë i veçantë. Çifti, që jeton në Finchley, në veri të Londrës, kishte muaj që përpiqej për një foshnjë. Brenda dy muajsh mrekullia ndodhi. "Në momentin kur ia thashë këtë Tonit, ishim të dy shumë të lumtur, ishte e mrekullueshme", - thotë Lindsi. Por, në nëntor, ku bashkëshorti saj ishte në Shqipëri duke vizituar të afërmit e tij, gruaja 30-vjeçare pati dhimbje të forta barku. Ajo shkoi në spitalin "Barnet General" duke menduar se kishte një shtatzëni jashtë mitre, por vendosi të mos ia thoshte bashkëshortit të saj, për shkak të frikës dhe pasigurisë. Teste dhe analiza të tjera u kryen, duke e shqetësuar edhe më shumë zonjën Hasaj. Por, menjëherë pas tyre si dhe një vizite të hollësishme, mjekët i thanë se ajo kishte një sistem riprodhimi të dyfishtë, me dy mitra dhe dy vagina. "Më në fund, mjekët arritën të kuptonin atë që unë nuk e kisha ditur kurrë, ata më thanë se kontrolli im mjekësor ishte njësoj si kontrolli i dy njerëzve të ndryshëm, - tha Lindsi. - Unë ndjeva frikë për fëmijën, por mjekët thanë se çdo gjë ishte në rregull dhe se do të kisha një shtatzëni normale. Pas disa ditësh, ndjeva që bebi po lëvizte dhe po shkelmonte dhe kjo ishte një ndjesi e mrekullueshme". Më pas, ajo i telefonoi bashkëshortit të saj dhe i tregoi gjithçka, edhe faktin se gjendja e saj ishte shumë e veçantë dhe se ajo i ndodhte vetëm një gruaje në një milion. "Ishte një lehtësim shumë i madh të dëgjoja zërin e tij dhe e dija se gjithçka do shkonte mirë", - thotë zonja Hasaj, që kishte qëndruar për tre muaj në gjendje koma për shkak të një aksidenti me motor disa vjet më parë. "Ne mezi po presim deri në korrik, ku fëmija të jetë me ne", - thonë të dy bashkëshortët. Mjekët pohojnë se ishte shumë e habitshme që ajo mbeti shtatzënë kaq shpejt, pasi ovulimi ndodh në njërën prej mitrave çdo muaj. Por, megjithatë, edhe pse gjerat po shkojnë mirë, gjendja e saj është delikate, sepse dy mitra konsiderohen më të dobëta se një e vetme.
__________________

Mbrapsht në krye Shko poshtë

floroS

Mesazh Tue Jun 30, 2009 11:53 pm nga floroS

Toka dhe Aferdita krijuan Marsin dhe Merkurin

Planeti Mars dhe Merkur jane ndare pas lindjes se tyre. Kete e thote shkencetari Brad Hansen gjate takimit te zhvilluar ne Kaliforni nga “American Astronomical Society”.

Gjithcka nis nga nje eksperiment qe verteton edhe radhen e vendosjes qe nga Merkuri, Aferdita e duke vazhduar me Token e me pas Marsin. Te gjithe keto planete vertiten rreth unazes se brendshme te yllit tone, Diellit.

“Simulimi i realizuar tregon se dy planetet me te medhenj te nje unaze te materies me te afert jane krijuar ne ekstreme, dmth ne pjesen e brendshme dhe te jashtme. Keta planete jane Aferdita dhe Toka. Ne mes te tyre ndodhej nje tjeter material, nga i cili mori forme Merkuri dhe Marsi, te dy te spostuar ne pjeset ekstreme nga forcat gravidacionale te trupave me te medhenj dhe tani ata jane aty ku ne i shohim”, shpjegon prof. Hansen.

Sipas tij, karakteristikat e Merkurit dhe Aferdites tregojne gjithashtu se keto dy planete kane qene viktima te perplasjeve te medha. Por nga kjo e keqe ka vuajtur edhe Toka dhe simulimi i Hansen sqaron gjithashtu se per shkak te nje perplasjeje te nje trupi te madh me Token, lindi edhe Hena. Perplasja ka ngritur nje pjese te ma dhe te materies, e cila me pas ka krijuar satelitin e vetem te planetit tone.
__________________

Mbrapsht në krye Shko poshtë

floroS

Mesazh Tue Jun 30, 2009 11:54 pm nga floroS

Zbulohen sy bionik që kthejnë shikimin tek të verbrit

Shkencëtarë në Shtetet e Bashkuara dhe Australi po përdorin pajisje të reja eksperimentale, të quajtura sy bionikë, për të ndihmuar kthimin e shikimit tek të verbrit.

Kjo është një teknologji e ngjashme me pajisjet e vendosura në vesh për të ndihmuar dëgjimin. Të dyja këto pajisje nxisin fijet nervore të lidhura me trurin duke i ndihmuar personat të shikojnë e dëgjojnë.
Linda Kurfut nga Kalifornia është një prej atyre që janë pajisur me sy bionikë. Ajo mban syze me një kamerë të vogël që komunikon me elektrodat e vendosura në sytë e saj të cilat nxisin retinën. Për më shumë se një dekadë ajo ishte plotësisht e verbër si pasojë e një sëmundjeje të trashëguar e quajtur "retinis pigmentosa". Tani ajo shikon si të gjithë njerëzit normalë. Syri bionik i Lindës ka 16 elektroda.
Por pajisjet e reja kanë edhe më shumë. Në Australi, doktor Vivek Çouduri pranë spitalit Princi i Uellsit në Sidney, po zhvillon një pajisje të ngjashme që vendoset në sipërfaqen e syrit. Ai thotë se tani ndodhet pranë përfundimit të punës dhe së shpejti do të fillojë provat duke e implantuar sytë tek disa pacientë. Teknologjia e përdorur për këtë sy bionik është e ngjashme me atë që përdoret për pajisjet e dëgjimit që vendosen në vesh tek personat që nuk dëgjojnë. Shkencëtarët australianë tregohen optimistë kur thonë se presin që nga pajisja e tyre të verbrit mund të përfitojnë shikimin 100 përqind.

Mbrapsht në krye Shko poshtë

floroS

Mesazh Tue Jun 30, 2009 11:54 pm nga floroS

Evrope, lind “kompjuteri njeri”

Nuk ka nevoje qe perpara nesh te kemi nje njeri te gjalle per te komunikuar, pasi kete mund ta beje shume mire edhe kompjuteri.

Quhet “Spoken Language Undertstanding” dhe eshte shpikja me e fundit e disa shkencetareve evropiane. Behet fjale per nje kompiuter i pajisur me nje software qe mund te kuptoje ate cfare thone njerezit dhe te jape zgjidhje per probleme te caktuara.

“Kam probleme me printerin dhe nuk di se cfare te bej?”. Ai mund te pergjigjet menjehere ndaj kesaj pyetjeje dhe shume te tjerave, duke te nxjerre nga telashet me shume informacione te vlefshme.

Kompjuteri eshte pajisur me te gjitha gjuhet e perdorshme ne Evrope, duke bere te mundur nje bashkebisedim te kendshem. Sipas shkencetareve, rruga eshte ende e gjate pasi software duhet te pajiset me shume informacion, ne menyre qe te jete ne gjendje te jape zgjidhje per cdo problem dhe ne cdo gjuhe evropiane.

Kjo shpikje mund te aplikohet ne te ardhmen ne disa sektore kyc si, banka, agjenci turistike dhe ne zyrat ku marredheniet klient-punonjes jane te perditshme.

Mbrapsht në krye Shko poshtë

floroS

Mesazh Tue Jun 30, 2009 11:54 pm nga floroS

Evrope, lind “kompjuteri njeri”

Nuk ka nevoje qe perpara nesh te kemi nje njeri te gjalle per te komunikuar, pasi kete mund ta beje shume mire edhe kompjuteri.

Quhet “Spoken Language Undertstanding” dhe eshte shpikja me e fundit e disa shkencetareve evropiane. Behet fjale per nje kompiuter i pajisur me nje software qe mund te kuptoje ate cfare thone njerezit dhe te jape zgjidhje per probleme te caktuara.

“Kam probleme me printerin dhe nuk di se cfare te bej?”. Ai mund te pergjigjet menjehere ndaj kesaj pyetjeje dhe shume te tjerave, duke te nxjerre nga telashet me shume informacione te vlefshme.

Kompjuteri eshte pajisur me te gjitha gjuhet e perdorshme ne Evrope, duke bere te mundur nje bashkebisedim te kendshem. Sipas shkencetareve, rruga eshte ende e gjate pasi software duhet te pajiset me shume informacion, ne menyre qe te jete ne gjendje te jape zgjidhje per cdo problem dhe ne cdo gjuhe evropiane.

Kjo shpikje mund te aplikohet ne te ardhmen ne disa sektore kyc si, banka, agjenci turistike dhe ne zyrat ku marredheniet klient-punonjes jane te perditshme.

Mbrapsht në krye Shko poshtë

floroS

Mesazh Tue Jun 30, 2009 11:55 pm nga floroS

Detrat Pushtohen Nga Kandilet

Sa me shume kalon koha aq me shume shtohet popullsia e kandilave neper ujrat e kripura te Tokes. Kohet e fundit eshte vene re me shqetesim te madh shtimi i tyre i paprecedente, kjo per shkak te rritjes se temperatures se ujrave ne shkalle globale qe favorizon nje shkalle me te larte te mbarsimit te kandilave te cilet njihen qe jane ne gjendje te pjellin me miliona veze vetem me nje mbarsim. Sado te perpiqesh te eleminosh vezet, ato duke qene te tejdukshme dhe duke u fundosur ne tabanin e detit, e bejne te pamundur kontrollimin e tyre. Ja nje pamje e frikshme e nje kolonie te tille ne Detin e Japonise

Mbrapsht në krye Shko poshtë

floroS

Mesazh Tue Jun 30, 2009 11:55 pm nga floroS

Zhurmat: Misterie apo dinakeri?

Te vuajturit e ketij fenomeni raportojn te kene degjuar nje zukatje(zhurm e lehte) te fekuencave te ulta. Simptomat e tjera perfshijne kokedhembje, ankthe, gjakderdhje te shpeshta nga hundet dhe humbje te quditshme te balances. Mendohet se ekziston pothuajse qdokund, por fenomeni i Taos-it, New Mexico, eshte me i njohuri nga te gjitha. A eshte krijim njerezor, fenomen natyror, apo eshte manifestim i ndonje bote te huaj te panjohur?

Mesiguri qe raportimet me te shpeshta dhe me te njohura te kesaj “zhurme” vijn nga Taos-i, New Mexico. Duke filluar rreth viteve 90’, ky ze eshte nje zukatje me frekuence te dobet, tingulli i te ciles krahasohet me tingullin e mbytyr dhe te dobet te nje motori diesel, apo te nje ventilatori te madh. I paraqitur me frekuenc dikund 33 deri 80 Hz(Herc), ky ze eshte mu ne prag te kufirit te degjimit njerezor, edhe pse jo te gjithe mund ta degjojne ate. Shpesh eshte raportuar te jete me i zeshem apo me i vrejtshem gjate nates, eshte menduar se shkaku i saj rangohet prej nje histerie masive deri tek eksperimentet qe perfshijne armet elektromagnetike te luftes, apo sistemet e propulsionit te cilat testohen ne secret.

Eshte interesante fakti se jo te gjithe mund ta degjojne ate, dhe se mbyllja e veshve me pambuk apo duke perdor kufje veshi, nuk ben ndonje dallim. I ‘vuajturi’ vazhdon ta degjoj zerin, sikur ai te mos e pranonte ate nepermjet vesheve te tij, por permes tere trupit. Kjo do te mund ta shpjegonte besimin se atje mund te kete ndonje force te jashtme qe vepron mbi ta ne formen e radiovaleve me frekuenca te uleta, te cilat do te permbytnin tere zonen me nje menyre jo te fokusuar, e ngjashme me menyren se si nje megafon shperndan zerin ne tere hapsiren pa bere ‘diskriminime’.

Efekte te ngjashme mund te krijohen tek disa njerez kur motoret elektrik prodhojn aksidentalisht zhurma te frekuencave te caktuara varesisht lokacionit te tyre, edhe pse ky nuk duket te jete rasti i Taos-it, New Mexico. Hulumtuesit dhe kerkuesit e ndryshem kan tentuar te lokalizojn burimin e ketij tingulli, por nuk ja kan arritur. Tingulli duke levizur neper ajer apo toke, i humb me shpejt frekuencat e larta sesa ato te uleta, dhe per kete, jan frekuencat e uleta ato qe udhetojn me se largu, dhe eshte e tera qe mbetet per tu degjuar. Kjo e bent e veshtire per tu identifikuar, sepse nuk tingellon me si burimi origjinal. Nje tingull me frekuence te ulet kur takon nje objekt solid sikurse nje ndertese, ai duket se rikumbon dhe zgjerohet tek te gjithe brenda, qe mund te jete edhe shpjegimi pse shumica deklarojn se zeri eshte me i larte ne ambiente te mbyllura ne krahasim me ato te hapura. Kjo gjithashtu kontribon ne vuajtjen ende me te madhe te atyre qe e degjojn zukatjen teksa interferon me gjumin e tyre, si rezultat i mbylljes. Kjo mund te jete edhe shkaktare e marramendjes dhe turbullimit qe shpesh thuhet te jete pasoj e ‘zhurmes misterioze’, nderprerjes dhe interferimit ne gjumin e rregullt te shkaktuara ne kohera te gjata. Ketu qendron diqka nga baza e besimit se kjo eshte nje arme e mbrojtjes qe po testohet, per te testuar efektet afatgjata qe kjo mund te kete mbi forcat e armikut.

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 9 e 9 Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi